Galeria e Arteve Digjitale, rijetëzimi i artit në hapësirë moderne e inovative
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i Festivalit të Kukullave “Xinxifilo”. Për të 18-tin vit radhazi, ky festival po zhvillohet në qytetin liqenor, si një nga aktivitetet më të preferuara të fëmijëve. Ky festival kukullash ka në qendër pikërisht fëmijët, me një sërë shfaqjesh të cilat në përmbajtjen e tyre kanë vlera edukative. Aktivitete të tilla shihen si një mundësi për të larguar pak orë fëmijët nga teknologjia, e cila dita-ditës kërcënon fëmijërinë e tyre.
Drejtori i Festivalit, Eritan Kamolli, tregon se në këtë edicion do të marrin pjesë 8 trupa, të cilat do të përcjellin mesazhe për edukimin e fëmijëve dhe jetën e përditshme.
“Është festivali i kukullave i pagëzuar me emrin “Xinxifilo”, edicioni i 18-të dhe këtë vit do të marrin pjesë 8 trupa, do të jenë trupat nga qytetet Elbasani, Vlora, Shkodra, Tetova, Korça, Tirana dhe Prishtina. Përveç pjesës argëtuese sigurisht që ka edhe mesazhe për edukimin e tyre dhe jetën e përditshme.”

Regjisori nga qyteti i Vlorës, Eduard Selimi, shprehet se fëmijët janë larguar nga shfaqjet për shkak të ndikimit të teknologjisë, ndërsa thekson se interesi në Vlorë për të parë shfaqjet ka qenë i madh.
“Prezantohemi me shfaqjen “Princi Bretkë”, e kemi përshtatur dhe modernizuar pak shfaqjen, kemi hequr shumicën e dekorit. Mendoj se fëmijët janë larguar pasi teknologjia ndikon deri diku, por teatri klasik mbetet, ne kemi 1 javë që kemi filluar shfaqjet në Vlorë dhe interesi ka qenë i madh. Ka pasur shumë kërkesa. Pogradeci ka një publik fantastik pasi në çdo shfaqje salla është plot, saqë ulen edhe në shesh pasi nuk ka vende.”

Pjesë e këtij festivali janë trupa nga gjithë Shqipëria, si Tirana, Shkodra, Korça, Elbasani, Vlora por edhe Prishtina e Tetova. Për trupat pjesëmarrëse është kënaqësi e veçantë të kthehen për herë të disatë në Pogradec, ku secili prej tyre, sjell një mesazh ndryshe për fëmijët.
Merita Smaja nga Shkodra: “Është kënaqësi që jemi në Pogradec për të disatën herë, kënaqësia më e madhe është që ne këtë herë vijmë me një shfaqje jo thjeshtë me kukulla, por edhe me aktorë “Mbretëresha e Borës”. Në Shkodër është pëlqyer shumë dhe shpresojmë që edhe këtu të pritet mirë”.
Hysen Mullajonuzi nga Elbasani: “Elbasani ka qenë një trupë që ka marrë pjesë rregullisht në Xinxifilo duke hequr atë pjesën që pati një shkëputje prej pak kohësh. Jemi permanentë në Pogradec me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Ne vijmë me një shfaqje pema dhe mbreti, është mesazhi mbi natyrën dhe ekologjinë si të mirëmbajmë pemët, sistemin, natyrën dhe është një pjesë që veç mesazheve ka dhe argëtimin dhe lojën brenda me fëmijët.”

Muhamed Hjadari nga Tetova: “Është hera e 5-të që marrim pjesë në Xinxifilo, kemi marrë pjesë rregullisht, por për shkak të ndërprerjes edhe ne nuk erdhëm. Kemi shfaqjen “Shkolla e çuditshme”.
Festivali i cili ka marrë emrin nga personazhi i kukullave të Mitrush Kutelit, do të mbahet për 4 ditë me radhë në qytetin liqenor. Fëmijët do të kenë mundësi të shohin shfaqje të bukura nga trupat pjesëmarrëse, si edhe do marrin mesazhe të veçanta për jetën./ CNA TV
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...