web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale

15 Korrik 2026, 14:54, Politikë CNA

"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat

Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Edhe mbledhja e sotme nuk kaloi pa debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa thelbi i toneve të larta ishte afati i përfundimit të punës për këtë reformë, për të cilën është deklaruar më herët se mund t’i kalonte Kuvendit në seancën e fundit plenare të korrikut.

Në fjalën e tij, bashkëdrejtuesi i Komisionit, Arbjan Mazniku, u shpreh se koha e dhënë në dispozicion dhe puna e bërë nga grupet e ekspertëve janë të mjaftueshme që pas diskutimeve, përgatitja e deritanishme të kalojë javën e ardhshmë në Kuvend.

“Afatet janë dhe Kuvendi i Shqipërisë ka thënë se kemi 9 muaj kohë për të bërë këtë punë. Ekspertët janë marrë dhe u është bërë kontrata. Kërkesa ime sistematike ka qenë që sot të dëgjojmë ekspertët. Grupet e tyre kanë propozuar raporte. Bazuar te debati me njëri-tjetrin, të shohim nëse do të shkojmë më datë 23 në seancë plenare me kërkesë. Fillimisht duhet debat mbi thelbin dhe nëse biem dakord”,-u shpreh Mazniku.

Nga ana tjetër, bashkëdrejtuesi tjetër i Komisionit, Luçiano Boçi, kërkoi që afati të shihet si një element formal, pasi, siç theksoi, ana përbajtësore e reformës ka peshë më të madhe.

“Nuk mund të marësh mikrofonin me të drejtën e të qenit bashkëkryetar. Dhe meqë do kundërpërgjigje, një reformë ka edhe përmbajtjen edhe afatat. Afati është elementi formal i përmbajtjes. Nuk mund të ketë produkt anën formale. Nuk mund të përfundojë se mbaron koha. Kemi shumë raste, që afatet i menaxhon komisioni. Mund të ndryshojnë prej kushteve politike. Nuk po e vë peshën te ju ose te ne. Këtë debat e kemi bërë që në fillim”,-tha Boçi./CNA





Lajmet e fundit nga