Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinari, një traditë e trashëguar brez pas brezi, si një nga asetet më të vyera të korçarëve.
Gatimet tradicionale zënë një vend mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit korçar, por rëndësi të veçantë kanë edhe ëmbëlsirat që shoqërojnë tryezat në përfundim të vaktit.
Reportazhi i radhës në CNA TV i dedikohet njërit nga bizneset më të njohura në qytetin e Korçës, një pastiçeri e krijuar prej më tepër se 30 vitesh, por është e vetmja në llojin e saj.
Pastiçeri "Tasho" është vendi i duhur ku mund të gjeni tortat me krem gjalpi, e shumë asortimente të tjera, si receta të trashëguara brez pas brezi dhe me një shije ndryshe nga ëmbëlsirat që gatuhen ditët e sotme. Pikërisht përmbajtja e recetave tradicionale është ajo që e bën të veçantë këtë pastiçeri, me produktet bio, me pak përbërës, e me sheqerin që është pak më i shtuar në ëmbëlsirat e përgatitura.
Doloreza Tasho, nusja e familjes, por njëkohësisht edhe një nga njerëzit që trashëgoi profesionin nga vjehrri i saj, na tregon fillesat e këtij biznesi dhe dëshirën e saj për të mësuar e për t'u bërë mjeshtre në prodhimin e ëmbëlsirave të ndryshme.
Ka qenë vjehrri i saj, Sokrat Tasho, një mjeshtër i ëmbëlsirave, i cili nga dëshira dhe dashuria e madhe për këtë profesion, bëri të mundur krijimin e biznesit familjar që është ndër më të preferuarit e korçarëve edhe në ditët e sotme.
"Me ardhjen e demokracisë, vjehrri im Sokrat Tasho ka qenë një mjeshtër i prodhimeve tradicionale, i turshive, i ëmbëlsirave, dhe ai kishte shumë dëshirë të ngrinte biznesin e tij. Ne ndërtuam pastiçerinë me iniciativën dhe dëshirën e tij, por e ndiqnin mbrapa fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë, Maqoja, Angjelina dhe Tatjana. Ata ishin shumë të përkushtuar dhe kishin gatuar edhe më parë në shtëpi, e kështu e kishin të lehtë të ngrinin një biznes. Atyre iu bashkova dhe unë me një dëshirë shumë të madhe, në prodhimin e këtyre ëmbëlsirave. Kemi punuar për shumë vjet, mbi 20 vjet me Angjelinën dhe besoj se njerëzit kanë qenë të kënaqur. Kjo është një traditë e trashëguar, kemi 30 vite që e ushtrojmë këtë zanat. Jo se nuk kemi dëshirë të futim receta të reja, por kërkesa për të pasur asortimente tradicionale është shumë e lartë, sidomos nga emigrantët."
Të gjithë korçarët e njohin pastiçeri "Tashon", por njohin më mirë akoma ëmbëlsirat e veçanta që gatuhen atje. Doloreza thotë se të gjitha asortimentet që përdorin janë bio, ndërsa ëmbëlsirat gatuhen me sheqer, miell e vezë. Ndryshe nga pastiçeritë e tjera në qytet, pastiçeri "Tasho" nuk fut përbërës të tjerë që nuk i përmban receta.
"Këto janë shumë të shëndetshme, janë bio. Gatuhen me sheqer, miell, vezë, si produkte më të besueshme për klientin. Kremi i gjalpit përbëhet nga sheqeri pluhur dhe nga gjalpi, përpunohet në makineri dhe është shumë i shijshëm. Ndryshon nga pastiçeritë e tjera sepse ata përdorin përbërës të tjerë, si kremrat e ftohtëa apo qumshti, ndërsa ne nuk i fusim këto se nuk i përmban receta. Pastiçeria është recetë, gjithçka është me peshë dhe duhet t'i nënshtrohesh recetës."
Në këtë pastiçeri, klienti mund të gjejë një shumëllojshmëri ëmbëlsirash, duke nisur nga gurabia, amaretat, tortën me krem gjalpi, e deri te bonbonet, trigonat, e shumë të tjera.
Doloreza tregon se pastiçeria është një pafundësi produktesh, të cilat bëhen me shumë dashuri për klientin. Ato kërkojnë kohën e tyre në përgatitje, ndërsa është shumë e rëndësishme që të gatuhen me profesionalizëm duke iu përmbajtur recetës dhe masës së caktuar.
Doloreza thotë se nuk realizohen dot saktë të gjitha recetat nëse nuk shikon dikë me eksperiencë që të ta tregojë mënyrën e gatimit.
"Ne përdorim recetat e trashëguara prej vitesh. Kemi lugatinën, bonbonen, kulaçkën, hallvën, kokën, rolenë, piramidën, gurabien, amaretat e ndryshme, bakllavanë, kompekain, trigonat, samsat... Domethënë është pafundësi. Vetëm dëshira dhe dashuria të jep prodhimin e ëmbëlsirave. Duan kohë, pasi krem marenga kërkon një kohëzgjatje më të madhe, buka e lugatinës do shumë profesionalizëm, unë e jap recetën pa frikë, por nuk realizohet nga kushdo sepse duhet praktikë. Duhet ta zesh me dorë atë kremin, të më shohësh si e bëj unë sepse dhe unë jam mësuar nga mjeshtra. Të gjitha recetat jepen por nuk realizohen dot, duhet dhe dashuria, dhe përkushtimi, dhe eksperienca të gjitha së bashku. Recetat i kemi të vjetra ndërsa asortimentet janë sheqeri, vaji, gjalpi, dhe ruhet shija e vjetër."
Në momentet kur mbërritëm në ambientet e pastiçerisë, Doloreza ishte duke përgatitur zupa, një nga më të preferuarat e klientëve. Ajo tregon hapat e ndjekur për përgatitjen e këtij produkti, si edhe vlerat ushqyese që kjo ëmbëlsirë ka.
"Këto janë zupat, një nga asortimentet që ne trashëgojmë si traditë. Ky ndryshon nga zupat e tjera pasi është me qumësht, me niseshte, sheqer, vanilje. Kjo është pjesa e kakaos, vaniljen e kemi hedhur gjysmën atje dhe taskat i kemi mbushur me pandispanjë, me krem vanilje, ndërsa tani do t'i hedhim kremin e kakaos. Zupi është vërtet i ushqyeshëm, është shumë i mirë dhe ndryshon nga kremrat e tjerë që tregtohen në pastiçeritë e sotme. Ky është krem karamel i trashëguar nga e kaluara, nuk ka lidhje me zupat e sotëm. Tani ne do t'i lëmë të ftohen dhe sipër do t'u shtojmë kremin zbukurues, mund ta zbukurojmë edhe me arra."
Klientët që vizitojnë pastiçerinë "Tasho" janë të shumtë, duke nisur që nga turistët të cilët i provojnë e kënaqen me ëmbëlsirat e ndryshme, por më të shumtë janë emigrantët shqiptarë, të cilët marrin në sasi të mëdha. Doloreza shpreh dëshirën për t'ua trashëguar zanatin fëmijëve të saj, por duke qenë se vajzat janë larg familjes në drejtime të ndryshme, pret që nusja e djalit ta mësojë sa më mirë profesionin dhe recetat e vjetra të ëmbëlsirave.
"Ka shumë turistë që vijnë e i provojnë, kënaqen, por i marrin në sasi të vogla, pasi përbërja e sheqerit është më e madhe se në pastiçeritë e tjera. Shqiptarët emigrantë janë absolutisht të përmalluar dhe nuk pyesin, sa të kenë, konsumojnë. I pëlqejnë jashtë mase të gjitha pa përjashtim. Kam shumë dëshirë t'i trashëgoj te fëmijët. Vajzat nuk i kam pranë megjithëse ato dinë t'i gatuajnë, por kam pranë djalin dhe nusen, mundohem që atyre t'ua mësoj. E shoh që ajo është një vajzë e vëmendshme, artiste në dorë dhe kur i bën pastet, i bën më mirë se unë. Kam shumë besim se do trashëgohet. Kjo ishte dhe dëshira e vjehrrit tim, zanati trashëgohet dhe s'ka më mirë sesa ta ushtrosh në vendin tënd. Pavarësisht gjithçkaje, do punojmë këtu ku jemi, me aq mundësi sa kemi, do luftojmë që të arrijmë diçka të bukur."
Pastiçeri "Tasho" është shembulli më i mirë i një pune shumëvjeçare, i trashëgimit të një tradite të vjetër të qytetit, që mban gjallë vlerat e kulinarisë korçare. Me një histori mbi 30-vjeçare, edhe sot e kësaj dite, kjo pastiçeri ngelet më e preferuara e klientëve korçarë dhe e turistëve, të cilët sa herë vizitojnë qytetin, kthehen edhe për të konsumuar një ëmbëlsirë./ CNA
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...