web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vila "Dante" në Tushemisht, bujtina e parë që mban ende gjallë tradicionalen

24 Gusht 2024, 12:03, Qyteti im CNA

Vila "Dante" në Tushemisht, bujtina e parë që mban ende

Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec, me një natyrë të qetë, e me atë që e zgjedh gjithë Shqipëria për ta vizituar, "teto Ollgën", bustin e ngritur në nder të kësaj figure pikërisht në qendër të fshatit ku janë bërë xhirimet e filmit shqiptar "Zonja nga qyteti".

Një fshati turistik domosdoshmërisht që i duhen edhe atraksione të bukura dhe vendqëndrime për vizitorët, si bujtinat apo shtëpitë pritëse. E para bujtinë e krijuar në këtë fshat është Vila Dante, e cila më parë ka qenë shtëpi banimi e më vonë u projektua për tu kthyer në një shtëpi pritëse për turistët. Ilirjan Tasellari, i njohur tashmë në Pogradec për bizneset e tij në fushën e hoteleri turizmit, prej vitesh jetoi në Itali me familjen e tij, ndërsa me tu kthyer në qytetin e tij Pogradecin mendoi të investonte këtu e mos të largohej më prej qytetit.

Për Ilirjanin, bujtina sot është një biznes por në fakt ngelet shtëpia ku ka lindur e që s'mund ta harrojë kurrë, kudo qoftë nëpër botë.

"Kjo bujtinë sot është një biznes, por me origjinë është shtëpia ku unë kam lindur dhe si çdo njeri, shtëpinë ku ka lindur nuk e harron kurrë. Ashtu si nuk e harrova edhe unë, për shumë vite që jetova në Itali, gjithë kohën mendoja si do ta transformona atë. E sot gjendet e transformuar, edhe në aspektin e turizmit si një bujtinë."

Shtëpia është karakteristike për zonën, e ndërtuar rreth viteve 1960, ndërsa përmban 6 dhoma akomodimi mjaft të veçanta e të arreduara aq me detaje për të rruajtur tradicionalitetin dhe për ta ndërthurrur me modernen.

Vila "Dante" në Tushemisht, bujtina e parë që mban ende

"Struktura përmban 6 dhoma akomodimi, niveli i parë i saj është shërbim me mëngjesin që shërbehet këtu ku jemi tani. Është një shtëpi karakteristike e ndërtuar rreth viteve 1960, me gur dhe kjo u ruajt e gjitha. Me modesti e them që arredimin e të gjitha i kemi bërë vetë, por gjithmonë duke u inspiruar nga ajo që është tradicionale dhe nga ajo çfarë i duhet një bujtine për të qenë në nivelin e duhur e në lartësinë e shërbimit për turizëm. Ndërthurren dy elementë, ai tradicional me një motiv të kohës për të qenë edhe më komode."

Ilirjani thotë se fshati Tushemisht ka traditë në turizëm ashtu sikundër në mikpritje dhe kulinari. Këto dy elementet e fundit e bëjnë shumë të preferuar për vizitorët, por gatimet tradicionale të zonës janë ato që pëlqehen më së shumti. Në Vilën Dante vizitorët kanë mundësi të konsumojnë vetëm mëngjesin, ndërsa në rast të kërkesave për drekën dhe darkën, Ilirjani ka menduar të hapë edhe Restorant Dante në mbështetje të kësaj bujtine dhe kërkesave të klientëve. Tava e koranit është gatimi kyç i kësaj zone, e ashtuquajtur si mbreti i ushqimeve tradicionale. Vend të veçantë në kulinarinë pogradecare zenë edhe lakrori, petullat, zahiretë e dimrit, petkat e shumë të tjera.

Vila "Dante" në Tushemisht, bujtina e parë që mban ende

"Tushemishti është një vend që ka traditë në turizëm, sikurse në mikpritje dhe në kulinari. Kulinaria është një nga zërat më të fuqishëm të shërbimeve tona, megjithëse ne këtu bëjmë vetëm mëngjeset por klientët kur duan diçka të shtuar, e mbështesim me restorantin me të njëjtin emër "Restorant Dante". Në atë që ofrojmë ne, kemi një përzjerje të tradicionales me internacionalen për të gjithë gamën e gjerë të klientëve që na frekuentojnë. Në tradicionalet vendin kryesor e ze tava e koranit që është mbreti i ushqimeve tradicionale. Tek mëngjesi kemi petullat që i kërkojnë klientët, lakrorin që në gjithë zonën tonë është i kërkuar dhe zahiretë e dimrit me trahana, petka etj."

Turistët janë klientët besnikë të Vilës Dante të cilët prej 6 vitesh e frekuentojnë këtë vilë, duke treguar edhe kënaqësinë që marrin gjatë qëndrimit në këtë bujtinë. Ilirjani tregon se vizitori i parë ka qenë nga Izraeli, e si duket për të ka qenë këmbëmbarë pasi të shumtë janë turistët e huaj që zgjedhin për tu akomoduar në këtë bujtinë. Nuk ngelen pas as vizitorët shqiptarë, kryesisht nga Tirana, të cilët kanë dhënë përshtypjet e tyre në booking, duke bërë që Vila Dante të jetë e para në listën e prenotimeve.

"Vila ka hyrë në funksion 6 vite më parë, duke qenë nga të parat që është ndërtuar, ka patur një kërkese. Në këto momente jemi në punim e sipër tek i gjithë fshati. Në fillimet tona, vizitori i parë ka qenë nga Izraeli, më pas ka patur nga Franca, nga Italia, por më shumë janë vendas, Tirana e ka mjaft të preferuar Tushemishtin. Përshtypjet e klientëve kanë qenë maksimale, është kënaqësi ta konstatojmë këtë gjë, duke u përkushtuar me profesionalizmin tonë në këtë fushë, pas një eksperience të gjatë në perëndim. Për një kohë të gjatë mbajmë vlerësimin maksimal në booking, aty ku prenotojnë pushimet e tyre për këtë vit."

Tushemishti është fshati ku mund të gjesh qetësinë shpirtërore, ku mund të njohesh banorët mikpritës, mund të njihesh me atraksionet e shumta që ka. Tushemishti është fshati ku gjenden elementët tradicionalë që e bëjnë kaq të bukur e të preferuar nga të gjithë.

"Tushemishti ka një traditë në turizëm që në atë kohë ku këtu nuk kishte turista në rregjimin e shkuar, por ishin vetë shqiptarët që e krijonin turizmin e këtij vendi. Ka traditë në mikpritje, në akomodim, por gjejmë shumë elementë si tradicionalë ashtu edhe modernë me shërbimin e turizmit në Tushemisht, duke filluar që nga shtëpitë karakteristike që janë kryesoret, e deri tek strukturat e hotelerisë që po ndërtohen rishtazi."

Vera ende nuk është larguar, pushimet ende vijojnë. Nëpërmjet këtij reportazhi, Cna ju bën sugjerimin për tu akomoduar tek Vila Dante. Për rezervime, mund të kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 62 51 075./ CNA





Lajmet e fundit nga