"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullore dhe Riteve vjen për herë të dytë në Bashkinë e Devollit, duke bërë bashkë 8 grupe performuese nga e gjithë Shqipëria. Për të dytin edicion radhazi, u përzgjodh pikërisht zona e Devollit për të zhvilluar këtë event mjaft të veçantë që ka për qëllim promovimin e traditave dhe kulturës, jo vetëm të kësaj zone, por edhe të zonave të Shqipërisë.
8 grupe pjesëmarrëse nga disa prej bashkive të vendit tonë kanë performuar në natën e parë të eventit me valle tradicionale dhe lojëra e rite popullore duke treguar rëndësinë e madhe të tyre për çdo zonë. Risia e këtij viti është pikërisht pjesëmarrja e lartë e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët po ndjekin traditën e bukur të trashëguar brez pas brezi, duke shfaqur performanca të ndryshme dhe aq të bukura për publikun.

Sonila Bushi është një nga vajzat më të vogla të grupit përfaqësues të Bashkisë së Lezhës, e cila merr pjesë për herë të parë në këtë festival. Me shumë emocione ajo tregon se kanë për qëllim të transmetojnë te publiku traditën e qytetit, ku nëpërmjet syve të të vegjëlve, tregojnë edhe trashëgiminë kulturore e folklorike nga më të rriturit.
"Për ne është hera e parë që vijmë në qytetin e Bilishtit, vijmë nga rrethi i Lezhës. Është hera e parë që vijmë në këtë festival dhe po na pëlqen shumë. Ne kemi përgatitur disa lojëra tradicionale dhe nëpërmjet tyre duam të transmetojmë te publiku traditën e qytetit tonë. Ndihemi të emocionuar dhe besoj se do të kënaqemi shumë. Ne mund të jemi të vegjël, por nëpërmjet syve tanë ne transmetojmë gjithçka që transmetojnë edhe të rriturit. Do të ishte shumë mirë që të rinjtë të merrnin pjesë në këto lloj aktivitetesh sepse i zhvillon shumë dhe i përgatit për të ardhmen."

Devolli është ndër trevat që pikas për mikpritjen, bujarinë, fisnikërinë dhe njëkohësisht njihet për kryevlerën e valles devolliçe. Këtë e tregon Monika Muzikanti, punonjëse e Qendrës Kulturore në Devoll, e veshur me një kostum tradicional të kësaj zone. Ajo thotë se njerëzit e Devollit nuk harrojnë atë që kanë trashëguar brez pas brezi.
"Karakteristikat kryesore të kësaj krahine janë mikpritja, bujaria, fisnikëria dhe njëkohësisht kyevlerën e vlerave ‘Vallen Devolliçe’. Rëndësia më e madhe është që ne të shpalosin ndër breza kulturën e mbartur sepse kultura është ajo që di të flasë me gjuhën më të bukur të trupit, të veshjeve, është etnografia jonë. Ajo që është dëshmi që jemi një popull i lashtë, një popull që nuk harrojmë atë që na kanë trashëguar brez pas brezi, është pikërisht veshja që në shumë fshatra të Devollit mbahet jo vetëm si relikë e bukur, por edhe në përditshmëri. Për të mos lënë më pas tekstet e bukura të këngëve që janë perlat e Shqipërisë."

Niko Kotherja, drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, thekson faktin se këtë vit ka një numër të jashtëzakonshëm të rinjsh dhe fëmijësh që do të interpretojnë lojëra popullore dhe rite. ky do të jetë një edicion me shumë ngjyra, larmishmëri dhe grupe interpretuese, të cilët do ta bëjnë më të vështirë punën e jurisë për dhënien e çmimeve në përfundim të festivalit.
"Është interesante që këtë vit kemi një numër të jashtëzakonshëm të rinjsh dhe fëmijësh që do të interpretojnë lojëra popullore dhe rite, të cilat vijnë nga zonat që ata përfaqësojnë. Besoj që do të vijë një edicion që do të sjellë shumë ngjyra, larmi, grupe interpretuese. Besoj se do të jetë punë e vështirë e jurisë për të dhënë çmimet në fund të natës së dytë, por është një nismë shumë e mirë e cila tregon pjesëmarrjen e të rinjve, që na jep shpresë e besim për të kuptuar se në të ardhmen jo vetëm që nuk do të harrohen lojërat popullore shqiptare, por do të ketë një bazë të fortë trashëgimie."

Koreografi i Qendrës Kulturore në Devoll, Sokol Çeka, tregon se kjo zonë është mjaft e pasur në folklor, veçanërisht në kërcimet popullore tradicionale. Ai shprehet se Devolli është mikpritës për këngët dhe vallet, duke thënë se ky festival është gjithëpërfshirës dhe i harmonizuar për të gjitha grupmoshat.
"Devolli është një trevë shumë e pasur në folklor, sidomos në kërcimet popullore folklorike. Kemi ditë që punojmë sepse tashmë ky festival është hipotekuar në Devoll. Devolli është mikpritës për këngët dhe vallet. Kemi sjellë lojëra të trevës sonë të cilat janë të harmonizuar me të tria grupmoshat sepse ky festival është gjithëpërfshirës. Të gjithë e dinë që devolliu nuk punon vetëm tokën, por edhe artin me të cilin ai çlodhet."

Bashkia Devoll u kujdes deri në detaje për organizimin mjaft të bukur të këtij edicioni. Kryetari i bashkisë, Eduard Duro, tregon fokusin kryesor të këtij festivali me qëllim promovimin e kulturës dhe riteve, pasi kryefjala e çdo bashkie është trashëgimia brez pas brezi e kulturës tradicionale të zonës.
"Është një veprimtari që ne duam ta kthejmë në traditë në Bashkinë Devoll dhe shpresoj të gjitha grupet pjesëmarrëse të mbeten të kënaqura dhe ne të promovojmë kulturën, ritet dhe pse jo zonën tonë të mrekullueshme të Devollit. Turizmi është kryefjala e çdo bashkie, por kjo shërben më tepër që ne të japim kuptimin e riteve tradicionale të zonave të ndryshme të vendit tonë dhe ato të jenë të trashëgueshme brez pas brezi në të gjithë popullsinë."

Në natën e parë të festivalit, publiku ka shijuar performancat fantastike të 4 grupeve nga Lezha, Elbasani, Gjirokastra dhe Dimali, ndërsa në natën e dytë do të performojnë grupet e Devollit, Gramshit, Pukës, Fierit e Lushnjës. Ky festival është një nga më të rëndësishmit që zhvillohet në Devoll, pasi bën bashkë grupe të ndryshme nga i gjithë vendi për të shpalosur vlerat dhe të veçantat e zonave./ CNA TV
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...