Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlindjen e tij të 72-të. Ai sot nuk është më, por ka lënë pas një trashëgimi të madhe në letërsinë shqiptare me poezitë e mrekullueshme që ka krijuar ndër vite. Skënder Rusi i ka kushtuar vargje jetës, dashurisë, dhimbjes, qytetit të tij të zemrës, Korçës. Poetët meritojnë të kenë vetëm ditëlindje, e për këtë arsye, në këtë ditë të shënuar, u zhvillua një mbrëmje poetike në ambjentet e Galerisë së Arteve Digjitale. Pjesë e kësaj mbrëmje ishin familjarë, miq e kolegë të lirikut korçar, i cili ndërroi jetë në 31 Maj të këtij viti.
Eris Rusi, djali i Skënderit, përkthyes e shkrimtar, në këtë përvjetor të ditëlindjes së babait të tij, është shprehur se mungon njeriu por jo shpirti i tij. Me plot emocione të forta në këtë mbrëmje, ai rikthen në kujtesë zërin e babait të tij nëpërmjet poezive që ai ka lënë pas, gjë që i sjell edhe më tepër forcë për të ecur përpara e për të nderuar kujtimin e të madhit Skënder Rusi.

"Sot në këtë ditëlindje të poetit mungon njeriu por jo shpirti i tij dhe poet, krijues dhe dashamirës të fjalës poetike ishin të pranishëm në një takim i cili përcolli atë që fryma e poetit gjallon më librat e tij dhe e tillë do te mbetet duke kaluar nga lexuesi në lexues. Personalisht e jetova me një emocion të pazakontë edhe praninë e familjarëve, të cilët erdhën jo vetem për njeriun e afërt të tyre por sidomos për poetin dhe përcollën atë dashuri intime të tyre duke e interpretuar ne vargjet e tij. Ndoshta ky është fati i krijuesve, ata dinë të jenë të pranishëm, dinë të buzëqeshin nga lart edhe në momentin kur jeta e tyre fizike përfundon ndërkohë që jeta shpirtërore është përjetësi. Në momentin që lexohet një poezi dhe poetin ti e ke prind të kujtohet edhe çasti kur ka nisur te shkruhet ajo poezi. Dhe shpirti i njeriut gjithmonë përjeton edhe atë që është dhimbja e ikjes, kur ikja është përfundimtare. Një nga gjërat më të ëmbla të babait tim është jo vetëm poezia e tij por edhe zëri i tij dhe kur ka poezi të Skënderit që interpretohen sjell brenda vetes edhe zerin e tij. Kjo më bën të ndihem më i fortë, ndjej emocion por t’i shijoj deri në fund krijimet e poetit."
Gjithashtu Erisi dha lajmin e veçantë se dorëshkrimet dhe poezitë e krijuara e të pabotuara nga poeti, pritet të sillen së shpejti për të gjithë artëdashësit, ndër të tjera edhe përfshirja e tyre në tekstet shkollore për të përcjellë vlerat për nxënësit e studentët e apasionuar pas letërsisë.

"Ka pafund dorëshkrime të cilat presin që të merren në dorë nga ana e familjes, nga ana e profesionistëve që do të kujdesen për botimin e asaj që eshtë krijimtaria e asaj që është e pabotuar e poetit Skënder Rusi. Unë besoj që edhe për studiuesit e letërsisë kjo do të jetë një mundësi që krijimtaria letrare e lirikut Skënder Rusi të jetë një krijimtari që të përfshihet jo vetem në studimet por edhe tekste shkollore si një krijimtari që di të përcjellë vlerat të mirëfillta për nxenesit, për studentët, për lexuesit letërsisë së mirë në vendin tonë."
Për dekanen e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Korçës, Jonela Spaho, mungesa e Skënder Rusit ndihet së tepërmi në të gjithë rrethin familjar, shoqëror, akademik, e po ashtu në të gjithë qytetin. Spaho ka patur një njohje thuajse 30 vjeçare me lirikun korçar, ku gjatë këtyre viteve është mrekulluar e frymëzuar nga vargjet e tij të bukura. Me shumë nostalgji ajo tregon disa nga kujtimet e saj më të veçanta me poetin lirik, duke thënë se është në çdo varg e e çdo tingull kënge për qytetin.

"I mungon shumë dhe është një mungesë, është një boshllëk, flas për mungesën fizike sepse ajo lë një boshllëk te dukshëm qoftë ne zemrar e familjarëve qoftë të miqve dhe gjithë artdashësve të poezise. Por nga ana tjetër mendoj se ai është ketu mes nesh, në cdo varg në çdo tingull në çdo muzikë që rrjedh në vargjet e tij dhe që është aq e dashur për shpirtin. Kam pasur njohje të gjatë rreth 30-vjeçare me Skënderin që kur kam qënë adoleshente dhe kam hasur se pari poezine e tij dhe jam mrekulluar, e kam mesuar përmendësh, jam frymëzuar prej saj. E kam pasur mik të ngushtë por në mendjen dhe në kujtesën time ka ngelur ashtu siç e njoha për herë te parë, i ndjeshëm, i dashur, njeri me një botësens i cili dinte t’i gjykonte gjërat vetëm me principin e së mirës. Këtë mundohej që ta perçonte në çdo varg të tij. Ndaj them që një nga vlerat kryesore të Skënderit përveç lirizmit që është unik dhe i papërsëritshëm është humanizmi. Nuk ka varg të Skënderit që mos burojë një humnaziem të bukur, të veçantë që të depërton në çdo qelizë të shpirtit edhe të jep dëshirën të bëhesh më i mirë, të duash më shumë njerëzit, të duash më shumë qytetin ku ke lindur, madje dhe zogjtë që fluturojnë edhe pemët që çelin, edhe lulet dhe blirët, këngët, serenatat, pra gjithë Korçën sepse te ajo Korçë që ai ka përshkruar është gjithë Shqipëria."
Një nga miqtë e poetit, profesor Ilir Shyta, duke përmendur vargjet e Mikele Hernandes, tha se poetët nuk vdesin kurrë. Për të, Skënder Rusi mbetet një personalitet për lirikën bashkëkohore shqiptare duke i dhënë një dimension shumë interesant.

"Në fakt është një mbrëmje emocionale të festosh ditelindjen e një njeriu që tashmë është në parajsë është gje e bukur. Ditëlindjet festohen edhe në parajsë kështu ndodh edhe me rastin e Skënder Rusit, siç do ndodhë edhe me rastin e Kadaresë, tashmë ata i përkasin parajsës. Skënder Rusi mbetet një personalitet do ta quaj ne letrat shqipe të paktën sa i përket lirikës bashkëkohore shqiptare pasi i dha një dimension shumë interesant, si të thuash popullore ebte kontaktueshme me njerëzit. Skënder Rusi mbetet lirik nga fillimi deri në fund të shkrimit të poezisë së tij. Unë në fjalën time përmenda vargjet e nje poeti spanjoll Migel Hernandez i cili thotë: - Edhe po të jem nën tokë që vdiqa ti mos thuaj, më shkruaj edhe në tokë sepse do të shkruaj, çka do nënkuptonte çdo moment me poetët të cilët nuk vdesin, me shkrimtarët, me artistët që fitojnë pavdektësinë e tyre të përhershme."
Në 72 vjetorin e lindjes së të madhit Skënder Rusi, mbrëmja poetike në nder të tij, ka sjellë emocione të mëdha tek familjarët, miqtë e të apasionuarit e letërsisë. Gjatë kësaj mbrëmje, nuk kanë munguar as lotët dhe ndjesia e mungesës fizike të lirikut, i cili do të mbetet i gjallë në veprat që ai ka lënë pas. Lajmi më i mirë mbetet ai i djalit të tij, Erisit, që së shpejti do të sjellë ato vargje dhe dorëshkrime që Skënder Rusi i ka lënë të pabotuara./ CNA
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...