Jeta "në penel" e piktorit/ Pasioni 40-vjeçar i artistit pogradecar, Qemal Guri
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...

Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë të parë në qytetin e Maliqit, një organizim i iniciuar nga Brizida Gjikondi, pjesë e Qendrës Tamara, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së bashku me bashkinë e Maliqit. Kjo ekspozitë sot ka sjellë në vëmendje vlerat e shumta arkeologjike që ka zona e Maliqit, ndonëse me sipërfaqe të vogël, por me shumë më shumë objekte e site arkeologjike krahasuar me vende të tjera të vendit tonë. Dhjetra fakte, fotografi, të dhëna janë ekspozuar në sheshin e Rozafa City në këtë qytet, ndërsa pjesëmarrës të shumtë kanë ardhur për të parë anën arkeologjike të qytetit dhe fshatrave që ky qytet përmban.
Organizatorja Brizida Gjikondi në një intervistë për CNA TV, ka treguar se si lindi ideja e ndërmarrjes së kësaj nisme, për të nxjerrë në pah e promovuar vlerat e origjinës së saj. Ajo tregon se nëna e saj është nga Maliqi ndërsa ka një lidhje të ngushtë shpirtërore me këtë vend. Mungesa e promovimit të vlerave historike e kulturore që ka zona, bëri që ta realizonte këtë ekspozitë për të njohur banorët e Maliqit si edhe vizitorët vendas e të huaj me këtë trashëgimi të paccmueshme.
"Unë kam nënën nga Maliqi dhe kam lidhje shpirtërore të mëdha me këtë vend, jetën time e ndaj mes Maliqit dhe Tiranës por më shumë e ndaj me Maliqin, në Tiranë nuk shkoj nga kënaqësia. Mendoj që Maliqit i ka munguar promovimi i vlerave historike dhe kulturore që ka, nuk i kam bërë asnjë nder, thjesht i kam dhënë hakun. Është nje nga vendet që ka objekte dhe site arkeologjike të kategorisë së parë, shumë më shume se vendet e tjera që kanë sipërfaqe më të madhe se Maliqi. Jo vetëm për palafitet që është i njohur në të gjithë historinë, por edhe kalaja e Kakaccit, kalaja e Symizit, e Hijes së Korbit, e Zvezdës, e Pogdories që të gjitha i vijnë si unazë rrotull Maliqit, ccka tregon edhe menccurinë e brezave të hershëm. Kjo duhet të promovohet patjetër dhe kjo ishte iniciativa dhe ideja e Qendrës Tamara që u mbështet edhe nga ministria për të realizuar këtë ekspozitë, për ta bërë të njohur jo vetëm për të huajt por edhe për shqiptarët."
Për Brizidën nuk ka qenë aspak e vështirë mbledhja dhe organizimi i të gjitha të dhënave historike të trashëgimisë së Maliqit. Qëllimi i saj kryesor mbetet promovimi i këtyre vlerave dhe mbajtja gjallë e kësaj historie, më konkretisht nga banorët e këtij qyteti.
"Kur bën një gjë me shpirt nuk është e vështirë sepse kur e bën një gjë me pasion dhe të nxit dashuria e jo interesi, asgjë nuk është e lodhshme dhe e pamundur. Unë dua shumë të ngacmoj banorët e Maliqit, që të dinë në ccfarë toke e bëjnë jetën e tyre të përditshme dhe që nuk mund ta shkëpusin vijimësinë e vlerave. Ky është qëllimi im që të jenë krenarë dhe të investojnë realisht. Bota nuk i ka dhe i shpik këto gjëra, ne i kemi dhe nuk i promovojmë."
Për arkeologun, Florenc Cenolli, elementët e parë arkeologjikë kanë dalë në pah që në vitin 1961 me tharjen e kënetës së Maliqit. Ai jep më shumë detaje për të gjithë këtë fazë arkeologjike që i përket periudhave të ndryshme historike.
"Në vitet 1961 me tharjen e kënetës së Maliqit, dolën elementët e parë arkeologjikë në të cilët u ndërmorrën dhe faza arkeologjike në të. Këto faza ishin gati 10 vjeccare, në një zonë mjaft interesante dhe që arrinin në 4000 metër katrorë, ku dolën me mijëra pilota. Nga ana arkeologjike daton qysh në neolitin e vonë, më pas kemi vlerat e periudhës eneolitike, periudhës së bronxit dhe periudhës së hekurit. Kemi një vazhdimësi jete në këtë vendbanim ndaj dhe është më interesanti në rajonin e Maliqit. Janë të gjitha gërmimet e botuara në shqip dhe anglisht, i ka botuar i ndjeri Frano Prendi por edhe pasardhësi i tij, profesori i nderuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, Adem Bunguri, i cili u mor edhe me vendbanimin e Maliqit në kohët e mëvonshme."
Për kryetarin e bashkisë se Maliqit, arkeologjia është pika kulmore e këtij qytetit, e cila mbart materiale pa fund por nuk ka marrë peshën e duhur. Gëzim Topcciu thekson se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së bashku me Institutin e Arkeologjisë, duhet të jenë baza për të bërë diccka që ti rezistojë kohës dhe po ashtu, bashkia do të jetë bashkëfinancues i këtij projekti.
"Në fakt arkeologjia është pika kulmore e Maliqit edhe pse e vonuar në kohë prej nesh, prej institucioneve qëndrore. Jo se nuk është punuar, jo se nuk ka materiale por në fund të fundit nuk ka marrë peshën e duhur të asaj ccfarë përfaqëson Maliqi që nga monumentet e natyrës dhe të kulturës. Ka rreth 16 monumente të kategorisë së parë, 3 monumente natyre dhe parqe në zona të mbrojtura në gjithë territorin e saj. E në fund të fundit një histori e hershme e cila duhet promovuar, prej nesh patjetër por Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Instituti i Arkeologjisë besoj duhet të jenë bazë për të bërë diccka që ti rezistojë kohës dhe ne do të jemi bashkëfinancues i këtij projekti shumë të rëndësishëm."
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për tre ditë rradhazi, në orët e paradites dhe pasdites për të pritur të apasionuarit pas historisë, kulturës dhe arkeologjisë. Një nismë mjaft kuptimplotë dhe e rëndësishme që pritet të vazhdojë edhe në projekte të tjera, jo vetëm për Maliqin por edhe për zona të tjera që kanë vlera të shumta arkeologjike. Rajoni i Maliqi është ndër më të rëndësishmit në këtë fushë, ku potencial i madh mbeten kalatë, tumat, urat antike, gjetjet e rastit të cilat të gjitha së bashku përbëjnë një komponent mjaft të rëndësishëm në fushën e trashëgimisë arkeologjike./CNA
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...