Festa e lakrorit/ Ushqimi tradicional i Korçës vjen nga amviset e Polenës
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV, si një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas çdo lloj forme të artit. Shirli Treska është një vajzë korçare, e cila prej moshës 5-vjeçare ka shfaqur talentin e saj në pikturë e tashmë prej 15 vitesh është e lidhur ngushtë me këtë art.
Ajo ka nisur studimet e saj në shkollën e mesme artistike "Tefta Tashko Koço" në qytetin e Korçës, e më pas jeta e saj mori një tjetër drejtim në studimet universitare në degën e Histori-Gjeografisë. Dy pasione të Shirlit, të cilat janë pjesë e pandarë e jetës së saj, duke qëndruar krah njerëzve që duan të kenë në shtëpitë e tyre portrete e peizazhe, por edhe turistëve e vizitorëve që vijnë në qytetin e bukur juglindor për t'u njohur me historinë dhe vlerat e mëdha të tij.
E nisëm bisedën me artisten korçare duke e pyetur për fillesat e saj në rrugën e artit e më konkretisht të pikturës, ndërsa Shirli zgjedh të kujtojë një nga shprehjet e Picaso-s, i cili thotë se "Fëmijët e shfaqin pasionin për të pikturuar, por jo të gjithë bëhen piktorë". Mesa duket, korçarja me shumë këmbëngulje ia ka dalë të bëhet një piktore mjaft e mirë në qytetin e saj.
"Pasioni për pikturën ka nisur shumë herët, rreth moshës 4-5 vjeç, kur kam marrë fletën dhe lapsin, por si gjithë fëmijët e tjerë që e shfaqin pasionin e tyre për të pikturuar dhe jo të gjithë bëhen piktorë, kështu ka thënë dhe Picaso. Unë me shumë këmbëngulje dhe me kokëfortësinë time arrita t'ia dilja, edhe pse prindërit e mi si fillim nuk e diktuan talentin tim. Kur fillova të fitoja çmime të dyta, të treta në konkurset që zhvilloheshin në shkollat e qytetit të Korçës, atëherë ata arritën të më besonin dhe më regjistruan në shkollën artistike 'Tefta Tashko Koço'", u shpreh ajo.
Të gjithë piktorët në momentet kur hedhin në telajo një portret apo peizazh, janë të përfshirë totalisht në një botë tjetër, larg rutinës së përditshme, duke harruar gjithçka e duke u përqendruar vetëm tek ai laps e letër që kanë përballë tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me Shirlin, e cila tregon se piktura i fal shumë emocione, duke e konsideruar si një ritual prej 15 vitesh.
"Është e vërtetë, kur pikturoj jam në një botë tjetër dhe shkëputem nga realiteti apo përditshmëria. Është njëfarë rituali ose meditimi dhe ndihem shumë mirë kur pikturoj. Më fal shumë emocione. Kam rreth 15 vjet që pikturoj, duke llogaritur edhe vitet në Shkollën e Mesme Artistike sepse aty mora bazat e para profesionale, ku arritën të pjekuroheshin edhe aftësitë e mia në pikturë. Tani vazhdoj të bëj porosi më shumë, duke qenë se jam midis dy pasioneve/profesioneve dhe në kohën time të lirë mundohem të mos e lë pas dore edhe pikturën", tha ajo.
Specialiteti i piktores korçare mbetet portreti, të cilin e bën me aq mjeshtëri duke u kujdesur deri në detaje. Nëpërmjet portreteve, ajo tregon individualitetin e saj, po ashtu aftësinë e veçantë për t'u dhënë emocione personazheve që ajo pikturon. Shirli thotë se mund t'i bëjë të gjitha teknikat e pikturës, në të gjitha format e saj, por dashuria më e madhe mbetet për portretet që kërkohen aq shumë edhe nga qytetarët korçarë e më gjerë.
"Unë vazhdoj dhe eksperimentoj. Kam nisur më herët të eksperimentoj dhe vazhdoj akoma me stile të ndryshme. Jam e fokusuar më shumë te stili realist, aq sa kam dashur të kaloj në hiperrealizëm, por mendova se piktori duhet të jetë i lirshëm kur pikturon dhe të shfaqë atë individualitetin e vet. Kështu që qëndrova te stili realist dhe herë pas here bëj edhe një miksim teknikash. Njerëzit zakonisht porosisin portrete dhe unë jam më e prirur drejt tyre, është specialiteti im sepse kam realizuar shumë në kohë. Janë kryesisht me laps, por gjithashtu edhe me ngjyra të teknikave të ndryshme, në bojë vaji, akrelik. Porosisin edhe peizazhe, natyra të qeta, por më tepër vazhdojnë të porosisin portrete. Ndihem më mirë te portretet sepse aty kam më shumë vetëbesim", u shpreh ajo.
Por, sa e vështirë është të realizosh një portret dhe sa e rëndësishme është që të përfshish shumë detaje të asaj çka përcjell personazhi? Artistja kërkon të hedhë në telajo mimikën e personit, shprehinë e tij, për të kënaqur klientët të cilët porositin një portret të familjarëve apo miqve.
"Nuk janë të thjeshta, portreti është shumë i vështirë sepse t'i duhet të kapësh karakterin e personit. Jam më e lirshme kur e kam personin përballë sepse mund të kap një emocion të momentit, mimikën e personit, shprehinë e tij, mënyrën ekspresive që më ndihmon në krijimin e karakterit të tij. Sigurisht ia kam dalë edhe me fotografi, mundohem të kënaq klientët e mi, të arrij pritshmëritë e tyre, por fotografia është e ngrirë e nuk shfaq shumë emocione. Megjithatë unë jam munduar të shfaq dhe karakterin e personit", tha ajo.
Pasioni tjetër i piktores korçare është krejt i ndryshëm, duke kaluar nga arti në histori. Si një vajzë që ka qenë kurioze për të kaluarën, e dhënë pas fakteve historike të vjetra, Shirli vendosi që të studionte në degën e Histori-Gjeografisë, ndërsa sot punon në pozicionin e guidës pranë Muzeut të Arsimit, ose Mësonjëtores së Parë Shqipe siç njihet në vendin tonë. Ndonëse me një profesion ndryshe, ajo sërish nuk largohet nga piktura, duke qëndruar pranë klientëve për çdo kërkesë që ata bëjnë kur e kontaktojë në "Instagram" dhe rrjete sociale.
Padyshim që nga ana e artistes korçare nuk mund të mungojë edhe apeli për ata të rinj të cilët kanë një pasion. Për të, pasioni të jep frymë, të bën të shfaqësh kreativitetin e shpirtit, duke të inspiruar çdo ditë e më shumë.
"Unë mendoj se çdo njeri ka një pasion dhe duhet që ta ndjekë atë. Pasioni të jep frymë, është një lloj rituali apo meditimi që të bën ty të reflektosh dhe të shfaqësh kreativitetin e shpirtit tënd. Ne pa art ose jeta pa art, është e pajetë. Unë e shoh artin të lidhur me jetën, është diçka që të frymëzon e të inspiron. Kështu që unë u bëj një thirrje të rinjve që të ndjekin pasionet e tyre", tha ajo.
Shirli Treska është një nga shembujt më të veçantë të të rinjve korçarë që ka zgjedhur të jetojë në qytetin e saj e të kontribuojë për qytetarët korçarë. Me një çiltërsi të madhe e një karakter mjaft të fortë, ajo nuk ndahet nga pasioni për pikturën, duke u kthyer tashmë në një artiste profesioniste. Të rinj si artistja korçare janë një vlerë e shtuar për qytetin e bukur juglindor, të cilët i japin artit një tjetër imazh dhe nxjerrin në pah rëndësinë që duhet t'i jepet çdo lloj pasioni.
Për të gjithë të interesuarit, CNA ju vendos në dispozicion numrin e kontaktit të artistes korçare: +355 69 945 6926. Punimet fantastike të saj mund t'i shihni edhe në adresën e "Instagram"-it./CNA
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...