Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karnavalet e Korçës” me një kast të artistëve korçarë që kanë sjellë shumë kënaqësi për publikun. Nën regjinë e Erion Isait, dhe interpretimet e shkëlqyera të artistëve shfaqja teatrore që ka në qendër përpjekjet e një çifti aristokratësh korçarë për të martuar vajzën e tyre ka arritur të marrë edhe çmimin shfaqja më e mirë e festivalit.
Prej fillimit të shfaqjes, artistët të veshur me kostumet e tyre të karnavaleve u bënë një me publikun duke kënduar së bashku për të vijuar më tej interpretimin në skenë ku mes shumë personazheve strumbullari i gjithçkaje janë tregtari Nikollaq Jorganxhi, bashkëshortja e rij Olimbia dhe vajza e tyre Afroviti me pretendimet e larta për të gjetur një dhëndër dinjitoz.
Për regjisorin Erion Isai, puna për rikthimin e kësaj shfaqjeje ishte një përgjegjësi e madhe po aq sa kënaqësi.

“Është dyfish përgjegjësi sepse ‘Karnavalet e Korçës’ u rikthyen në shtëpinë e tyre, kjo është skena e tyre, gjuha që artistët flasin. Si duket kjo skenë është mjalti i mjeshtërisë së aktorëve pasi prej vitesh, qysh prej kasteve të filmave shqiptarë, Korça ka pasur gjithmonë një numër më të madh të artistëve në talent dhe në shkëlqim. Uroj që publiku ta vlerësojë me pjesëmarrje në netët e mëpasshme sepse kulmimi i festivalit për ta mbyllur me këtë shfaqje ka qenë një privilegj i mjaftueshëm”.
Surprizë në këtë shfaqje ishte aktori aq i dashur korçar, Arben Dervishi, i cili u rikthye në skenë pas 12 vitesh mungesë. Në rolin e tregtarit Nikollaq Jorganxhi krah Zamira Kitës në rolin e Olimbisë, dhe aktores së re Paola Kodra në rolin e Afrovitit, artistët tregojnë se emocionet për ta kanë qenë të shumta.

“Një rikthim 24 karat, në variantin tim, variantin e komedisë që unë e kam pasur shumë qejf. Është një komedi e mrekullueshme e Spiro Çomorës që është luajtur në shumë variante nga shumë aktorë, ndaj ishte edhe emocioni im aq i madh që ndoshta dhe ju e ndiet dhe mbas 12 vitesh rikthehem në skenën e teatrit të Korçës. Ishte një punë e bukur e palodhshme me regjisorin Erion Isai dhe më kryesorja sepse luajta me shoqen time që kam luajtur prej 18 vitesh, Zamira Kita. Ishte ftesa e regjisorit që më solli këtu. Kisha shumë punë, por unë s’mund të lija këtë punë", tha Arben Dervishi.

“Kokofesti shkoi mirë, ne kërkesat i kemi edhe për më mirë. Kishim shfaqje shumë të mira, publiku i priti me shumë entuziazëm, publiku u kënaq. Juria mendoj dha çmime të merituara. Shfaqja më e mirë u shpall ‘Karnavalet e Korçës’, ndërkohë që jemi krenarë sepse morëm edhe disa çmime me shfaqjen ‘Vasha Zheleznova’ me regjinë e Enke Fezollarit.
Rikthimi i Arben Dervishit ka qenë shumë emocionues, ne kemi punuar fort dhe ai është ndier i sigurt”, deklaroi Zamira Kita.

Për 8 net trupa teatrore nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Korça dhe Kosova e Greqia janë ngjitur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” për 8 mbrëmje radhazi duke përcjellë emocione dhe humor për publikun.
Juria e përbërë nga personalitete të teatrit dhe kinematografisë shqiptare vlerësuan si shfaqjen më të mirë “Karnavalet e Korçës”, ndërsa çmimin për regjinë më të mirë e mori Fatos Berisha me shfaqjen “Club Albania”. Çmimi i karrierës shkoi për Leka Bungon, ndërsa çmimet për artistët e rinj më të mirë u morën nga Urim Aliaj dhe Ilda Pepi, aktorët joprotagonistë më të mirë Ard Islami dhe Paola Kodra. Sakaq trofeun si aktorët protagonistë më të mirë të këtij KokoFesti e morën aktorët Firmond Morina dhe Zamira Kita./ CNA TV

Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...