Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...

Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës është zhvilluar një aktivitet mjaft i rëndësishëm ku ndërthuren gjinitë e arteve pamore, muzikore, të cilat realizohen edhe me artet digjitale. Korça si ndër qytetet, që e do kulturën e artin sigurisht nuk mund të bëjë diferencë në përqafimin ndaj kulturës së vendeve të tjera.
Sipas ambasadorit holandez në Shqipëri, Reinout Vos, ai ndihet i lumtur që është në Korçë duke nisur javën kulturore holandeze.
Sipas tij Parisi ishte qyteti që e bëri të njohur punën e artistit të njohur Van Gogh duke e paralelizuar me Korçën, Parisin e vogël.
Ndër të tjera, sipas Vos, do të vizitohen edhe qytete të tjera të Shqipërisë, të cilat janë po aq të rëndësishme.
Vos thotë se Korça është ndryshe nga Tirana pasi ky qytet është më i avancuar duke falënderuar edhe artistët, të cilët kanë realizuar këtë ekspozitë.
"Është kënaqësi të jem sot në Korçë për të filluar javën kulturore holandeze. Ne festojmë punën e artistit të njohur Van Gogh, i cili është bërë i famshëm në Paris dhe ne kemi dëshirë të bëjmë një paralelizëm me Parisin e vogël që është Korça dhe Parisi që e bëri në dy vitet që jetoi atje këtë artist kaq të famshëm.
Me anë të javës sonë kulturore ne duam të tregojmë që nuk jemi vetëm në Tiranë të pozicionuar, por vizitojmë dhe qytete të tjera që janë thesare të Shqipërisë.
Nga Korça do të vijojmë në Tiranë dhe nga Tirana në Shkodër. Kemi marrë shumë komente nga njerëzit që na pyesin se pse kjo eksperiencë nuk është e mundur në Tiranë.
Ky është momenti për të theksuar që Korça është shumë e avancuar në këtë kuadër dhe jemi shumë falënderues për artistët që e kanë ndërtuar këtë ekspozitë. Vlerë e shtuar e saj është bashkëpunimi që kanë dy DJ”.
Për drejtorin e GAD, Arbri Malile, organizimi në formën e një feste është risi për qytetin, ndërsa thekson se ekspozita e Van Gogh-ut është vizituar nga të gjitha trevat e Shqipërisë e më gjerë.
"Sot është java e kulturës holandeze në kuadër të hapjes së javëve ndërkombëtare kulturore. Bashkëpunimi i parë ka qenë ekspozita imersive e Van Gogh-ut e sjellë për herë të parë në Shqipëri në GAD që ka konsistuar në sjelljen e veprave të tij nga Amsterdami në Shqipëri dhe përveç kësaj kjo ekspozitë është vizituar nga gjithë trevat e Shqipërisë dhe më tej Shkupi, Kosova, dhe vendet fqinje. Ne sot kemi organizuar, le të themi, një festë ku ndërthurim të gjitha gjinitë e arteve pamore, muzikore, të performuara dhe arteve digjitale. Është risi në llojin e vet."
Përshtypjet për këtë aktivitet i ka dhënë edhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, i cili shprehet se teknologjia ka bërë të mundur realizimin e miksimit të saj me artin e kulturën tradicionale.
"Është një aktivitet i veçantë. Korça njihet si qyteti i artit dhe kulturës në Shqipëri, por njihet edhe si një qytet që pranon edhe kulturën dhe artin që vjen nga vende të tjera. Është një aktivitet i veçantë sepse silent edhe disco janë dy fjalë që në kuptimin tradicional nuk janë pranë njëra-tjetrës, por teknologjia e bën të mundur realizimin e një aktiviteti të tillë. Më vjen mirë që kemi një mix të artit dhe kulturës tradicionale me teknologjinë."
Ky aktivitet i ka sjellë një tjetër pamje artit dhe më konkretisht Korçës duke dhuruar emocione të veçanta për artdashësit korçarë dhe për ata që duan çdo formë të artit, përfshirë këtu muzikën. Galeria e Arteve Digjitale që prej krijimit të saj po sjell aktivitete e ekspozita të shumta, risi jo vetëm për Korçën, por edhe për Shqipërinë./ CNA
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Kështu është quajtur ekspozita e organizuar për herë t...
Arti i pikturës është arti i shpirtit, i ndjenjave të tij,...
Zona e Prespës në vendin tonë është një nga më të bukurat ...
1 Korriku përkon me festën e shenjtë të besimtarëve orthod...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...