Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, me një sukses të madh në këtë edicion të 11-të të organizimit të tij. Festivali më i madh i filmave të shkurtër, bëri bashkë 45 rregjisorë të cilët sollën për publikun po 45 filma, të krijuar aq bukur, me tematika të ndryshme që përfshinin situata të jetës aktuale, probleme të shoqërisë, me qëllimin e dhënies së mesazheve të ndryshme bazuar në këto situata. Për pesë ditë radhazi, publiku korçar, por edhe vizitorë, patën mundësinë të shijonin filmat me metrazh të shkurtër që u shfaqën në kinemanë e qytetit. Pas një gare shumë të fortë, gjashtë ishin çmimet e planifikuara në këtë edicion, çmime për të cilat u përzgjodhën filmat më të mirë të ndara në disa kategori.
"Filmi më i mirë kombëtar" shkoi për filmin "Dielli", "Best Short Film" për filmin "Naked Eye", "Best Student Short" për filmin "Hubble's Law", "Çmimi i publikut" për filmin "Si Afërdita", "Best Documentary Short" për filmin "Sister of mine", dhe "Best International Short" për filmin "Land of mountains".
Për jurinë ka qenë mjaft e vështirë të zgjidhte mes 45 filmave, 6 më të mirët, ashtu si tregon edhe anëtari i jurisë Renis Hyka.
Hyka tregon më tepër detaje për çmimin që i përket filmit më të mirë të këtij edicioni, film nga Polonia, i cili përmbante një miksim të groteskut dhe dramës me një gjuhë shumë të veçantë.
"Çmimi më i mirë i festivalit i shkon filmit 'Naked Eye', një film nga Polonia, i cili kishte elementë fantastikë filmikë, prej të cilëve ne si juri e vlerësuam si filmi më i mirë i këtij festivali. Ne të gjithë ishim në një mendje që ky film e meriton, edhe pse festivali kishte edhe filma të tjerë shumë të mirë, por sipas nesh ky film bënte diferencën. Filmi ishte një miksim interesant i groteskut dhe i dramës, gjithashtu kishte një gjuhë shumë të veçantë. Disa nga kompeticionet ishte realisht një debat i madh për të vendosur fituesit sepse siç dihet arti është shije individuale, por në fund duhet të biem dakord për një film dhe secilin çmim, besoj që kemi bërë më të mirën."
Pjesë e jurisë të festivalit ishte edhe fotografi gjerman Stefan Peters, i cili me shumë kënaqësi pranoi ftesën për të qenë pjesë e festivalit. Peters ka treguar detaje për dy nga filmat që u vlerësuan me çmim nga juria, duke theksuar se prekin probleme të shoqërisë sonë, problemet e punësimit, përballjes me të panjohurën, emigrimin dhe vështirësitë që hasin ata që duan të largohen nga vendi i tyre drejt një shteti tjetër.
"Çmimi për filmin më të mirë të studentëve në Festivalin e Filmit në Korçë i shkon një regjisori të ri nga Lituania. Është vetëm 23 vjeç dhe ka prodhuar një film të mrekullueshëm. Është një situatë si në një teatër dramatik, ku përshkruan historinë e pesë punonjësve ndërtimi. Përmes kësaj, ai tregon shumë për problemet që ka shoqëria jonë, veçanërisht për mënyrën se si të përballemi me të panjohurën".
Çmimi ndërkombëtar i shkon një zonjushe austriake, e cila ka trajtuar po ashtu probleme të shoqërisë aktuale, emigrimin, me temën e një babai dhe vajzës së tij që duan të emigrojnë në Austri dhe për ta është problem shumë i madh. Filmi është bërë me mënyrën tradicionale austriake, me sarkazëm që ju të qeshni. Mes kësaj tragjedie, ju arrini të qeshni dhe kjo është ajo që e bën të veçantë.
Për fotografin gjerman, ky festival ishte me të vërtetë një sukses, për më tepër që pati fatin të shihte filma të shkurtër shqiptarë si diçka e re për të, por shumë me vlerë.
Kanë bërë një punë fantastike, e pashë edicionin e kaluar dhe më kontaktuan që të jem anëtar i jurisë. U jap përgëzimet më të mira organizatorëve që e sollën në Korçë festivalin. Është shumë e rëndësishme dhe madje ka kualitetin e vendeve të tjera të botës. Për mua ishte mjaft bukur që të shihja filma shqiptarë sepse ishte diçka e re për mua dhe shumë interesante."
Për drejtorin e festivalit, Gledis Bica, ky edicion ishte surprizues për shkak të rritjes së audiencës, ku në filmat shqiptarë salla ka qenë plot dhe publiku ka shijuar punën e madhe të regjisorëve shqiptarë. Sipas tij, filmat shqiptarë ishin krijuar në nivelin e filmave të huaj, e kjo mbetet shumë pozitive duke parë se cilësia është rritur ndjeshëm nga viti në vit.
"Ky edicion për ne ishte i suksesshëm këtë vit, u shfaqën gjithë filmat, u realizua dhe programi i fëmijëve. Ajo që ishte surprizuese për ne ishte rritja e audiencës nga viti i kaluar, sidomos te gara kombëtare ku ishin filmat shqiptarë. Salla ishte pothuajse plot, njerëzit i pëlqyen filmat pasi nga reagimet e tyre pamë që filmat u shijuan. Jam shumë i kënaqur, shpresoj dhe besoj që vitin e ardhshëm të kemi dyfishin e filmave. Filmat shqiptarë nga viti në vit vijnë duke u rritur nga ana e cilësisë, por në përgjithësi filmat që ne kishim, ishin në një kategori me ndërkombëtaret, sidomos te filmi fitues i garës kombëtare, por edhe një dokumentar që fitoi çmimin e audiencës (publikut). Sigurisht që bota ka industri të madhe dhe ndonjëherë buxhetet janë më të mëdha, por gjithsesi edhe ne falë mbështetjes së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, nga ana teknike nuk do të kemi më diferenca të mëdha."
"Korça Short Film Festival" është një nga organizimet që tashmë është bërë traditë për qytetin juglindor. Festivali mbylli edicionin e tij të 11-të, ndërsa organizatorët premtojnë se vitin e ardhshëm do të sjellin më shumë filma, jo vetëm të huaj, por edhe shqiptarë. Korçës si qytet i artit dhe kulturës i ka hije që të ketë sukses edhe në kinematografi./ CNA
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...