“Travel and Tour World”: Zbuloni bukurinë e fshatrave të Korçës
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta në “Facebook”, të hidhja dhe një foto me personin që i dedikohet ky shkrim, por jo thjesht për të krijuar një titull.
Qëllimi im është për të treguar se përtej politikës, përtej ndasive, përtej sherrnajës së ditës, thashethemeve, përtej hajdutërive, konflikteve, përçarjeve, korrupsionit, skandaleve që bëhen nga njerëzit edhe në qytetin tim lindjes në Korçë si kudo, ka dhe njerëz që bëjnë diferencën.
Këto rreshta po i shkruaj për 70-vjetorin e një “komunisti” që unë shpesh i them shoku Muharrem Meko.

Ah, mund të jetë komunist në bindje, por në fakt është një socialist i vërtetë dhe një nga ata njerëz për të cilët duhet të jesh krenar që e ke mik.
Ka qenë zyrtar, drejtues i PS-së.
Sot mbush 70-vjetorin, ka dalë në pension, por për njerëz si ai pensioni nuk ekziston.
Ka drejtuar televizionin e Korçës, korrespondent i “Zërit të Popullit”, drejtues politik, i majtë i thekur, dikur ushtarak.
Kurrsesi deri më sot, askush nuk ka ngritur gishtin ndaj tij ta akuzojë, edhe pse ka mbajtur poste publike. Qoftë për korrupsion, qoftë për ndonjë aferë, apo për një kafe të vetme.

Muharremi ka mbetur ai që ka qenë. Me miq dhe shokë nëpër tavolina dhe ajo që kërkon është të ndihmojë apo punësojë të rekomandojë apo dhe të mbrojë publikisht sa më shumë djem të rinj, djem me kontribute, njerëz të ndershëm, këtë e bën gjithmonë, nuk ka rëndësi shumë ndasia politike për të.
Tashmë mosha dhe fisnikëria të bën të mendosh ndryshe nga dje.
Ka qenë një penë e ashpër, e hidhur, e tmerrshme. Vitet kalojnë, pena jo vetëm që nuk i është zbutur, por i është bërë edhe më e bukur, më e drejtë, më dinjitoze, më e fortë dhe më e qartë.
Kur jep një mesazh të thjeshtë dhe të përsëritur duhen të rinj në politikë, na duhen djem vizionarë, duhet të hapet politika, duhet qytetaria, duhet kultura, duhet respektuar kontributi, duhen njerëz të ndershëm.

Këtë nuk e thotë gjatë kohës që partia e tij është në opozitë, por e thotë gjatë kohës që PS është në pushtet.
Ai ka drejtuar këtë forcë politike në Korçë për disa vite.
Unë këto rreshta i shkrova edhe si mik, edhe si bashkëpunëtor, edhe si një dashamirës, jo vetëm person i imi, por dhe i CNA-së, një media e hapur nga unë, por që sot, në kaq vite, kanë kaluar dhjetëra gazetarë, drejtorë dhe menaxhohet nga njerëz me eksperiencë dhe profesionistë, por që Muharrem Meko i vlerëson, i falënderon për çdo shkrim që i publikohet. Ndërhyn me këshilla për TV ka ngelur klasik do gazetat ne mëngjes. Lexon portale e tjer politikë. Në fakt tani si usta.
Mund t’i bëja dhe ndonjë letër dhe t’ia nisja, por më mirë një shkrim më i plotë, me pak fjalë, që të ngelet në kujtesë, jo thjesht 70-vjetorin e Muharrem Mekos, por për të përçuar një mesazh, atë që e thotë shpesh Muharremi.

Të rinj shumë duhen në politikë, por duhet të ecin me mençurinë e të vjetërve e atyre me më shumë eksperiencë.
T’i dëgjojnë për t’u korrigjuar, të jenë më të hapur, të jenë më me vlera, më familjarë, më qytetarë. Të mos ngushtësohen dhe të shohin vetëm xhepin e tyre. Por të shohin përtej xhamit, përtej fasadës, përtej kolltukut.
Ndaj dhe këto rreshta ia dedikova Muharrem Mekos për qytetarinë e tij si një kolonjar i mirë, për vlerat e tij politike që sot i ka më të mëdha se kurrë, edhe kur bashkë kemi qenë kundërshtarë dhe jemi përplasur, ku me të drejtë ku pa të drejtë, pa asnjë diskutim, të gjitha fajet po i marr unë. Jo si me i vogël, por si reflektim.
Për t’i uruar publikisht Muharrem Mekos edhe në audiencën e CNA-së: Edhe 100 vite të tjera zoti Meko, tashmë gjysh! Të kesh shëndet dhe mbarësi dhe unë besoj që urimit tim i bashkohet edhe stafi i CNA-së dhe shumë kolegë gazetarë. Në mënyrë të veçantë nuk do të harroj të përmend këtu “maloku” tënd Tonin Frrokun, mikun tonë të përbashkët, dhe të urojmë gjithë të mirat.

Mos e ndal penën, mos e ndal mirësinë dhe në përfundim mos ndal as debatet me rilindasit dhe me 99-çat që ti më të vërtetë në politikë i shikon si një problem dhe një shqetësim për vendin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Mos e ndal penën tënde edhe në këtë datëlindje për të vërtetat që i thua, për mënyrën si i thua, duke treguar qytetarinë, kulturën, vlerat e traditës dhe origjinës tënde, por në mënyrë të veçantë se si duhet ta kemi një mik, një shok, një qytetar, një gazetar dhe një politikan që ndoshta si ti në moshën 70-vjeçare mirë do të ishte të kishim shumicën e këtyre të rinjve në politikë apo në media.
Edhe njëherë urime, jetë të gjatë mes miqsh, shokësh, me nipër, me mbesa, me djemtë e tu, me familjen tënde të shtrenjtë dhe miqësisht unë personalisht jam krenar që jam miku yt, që bashkë diskutojmë, debatojmë dhe besoj dhe stafi i CNA-së dhe shumë gazetarë, kolegë në Korçë, bashkëpunëtorët e tu ndër vite janë me kokën lart që janë miqtë e tu dhe unë e them me krenari: “Po, unë jam miku i Muharrem Mekos! Edhe 100 miku im!”
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Vetëm pak kilometra larg qendrës së Durrësit ndodhet n...
Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Lojërave Popullo...
Skënder Rusi, poeti i madh korçar, do të festonte ditëlind...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...