Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...

Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeologjik në qytetin e Korçës, ku për herë të parë vjen si një nga eventet më madhështore e më të rëndësishëme kulturore. Një traditë e hershme e shumë qytetarëve korçarë të cilët këndonin duke luajtur në kitara, e që sot e rikthejnë këtë traditë të këngëve të vjetra korçare.
Prej dy orësh, këngëtarët korçarë kanë performuar pranë muzeut duke i dhënë emocione të papërshkrueshme të gjithë pjesëmarrësve të cilët kanë kënduar bashkë me ta dhe kanë duartrokitur në shenjë respekti e mirënjohje për ruajtjen e vlerave që ka serenata e vjetër.
Jorgjeta Lalazi është një nga artistet e njohura korçare e cila që në fëmijëri ka kënduar serenatën e sot ruan po atë autenticitet të këngëve duke ua risjellë ashtu si ato janë kënduar dikur. Mes shumë emocionesh, Lalazi tregon se sot ajo ndihet krenare që e vazhdon këtë traditë të hershme ndërsa sjell në vëmendje serenatistët që sot nuk jetojnë më, por kanë lënë pas gjurmë dhe histori.
"Në skenë kam kënduar shumë e vogël që në belbëzimet e para tek familja Skëndi që më shoqëronte, nëna Pipina me pianon e saj. Vazhdojmë ende, ndihem shumë krenare, më mungojnë vërtet serenatistët, ata që kanë shumë pak kohë që kanë ikur, nga Gjergji Peleshi, Vaso Qirinxhiu, Vangjush Saro, Suljotin patjetër. Këndoj serenatën e virgjër korçare dhe sot jam paraqitur me këngë të vjetra korçare që nuk i ka dëgjuar njeri dhe i kam ruajtur gjithmonë."
Një nga artistët që ju bashkua bandës muzikore të mbrëmjes në muzeun arkeologjik është korçari Tomorr Selimi, i njohur në të gjithë qytetin. Ai thotë se serenata është një muzikë që nuk mund të përsëritet dhe duhet të ruhet në origjinalitetin e saj. Selimi kujton bashkëpunimin me këngëtaren Spanja Pipa dhe profesorin Josif Minga, ndërsa është shprehur se do mundohen ta sjellin serenatën në të dyja format.
"Është vërtet një eveniment i bukur i serenatave. Uroj që të vazhdojë edhe më tej, në brezat e rinj sepse serenata është një muzikë që nuk mund të përsëritet. Unë e kam vazhduar serenatën edhe autentike, edhe origjinale. Këmi shumë vite që në e kemi evoluar serenatën bio siç i themi ne, edhe të përpunuar. Serenata e parë është më e bukur, me këngëtarë si Spanja Pipa, profesor Josif Minga, një gjë shumë e bukur. Megjithatë ne do mundohemi ta sjellim në të dyja mënyrat."
Serenatës të vjetër, të ndërthurrur edhe me një risi për ta sjellë më moderne për brezin e rinj, i është bashkuar korçarja Gloria Nure, e cila është e para nga familja që zgjedh këtë rrymë artistike. Bure thekson se për të është përgjegjësi dhe kënaqësi njëkohësisht për të vazhduar këtë traditë që karakterizon Korçën. Ndër të tjera, artistja korçare shpreson që ky festival të vazhdohet çdo vit, për të afruar turistë e vizitorë të ndryshëm, si edhe për ti përqafuar të rinjtë me serenatën.
"Në fakt unë besoj se flas në emër të brezit të ri, të të gjithë qytetit të Korçës jo vetëm si artiste e re por edhe si qytetare. Është përgjegjësi dhe kënaqësi në të njëjtën kohë që të vazhdojmë këtë traditë kaq të rëndësishme që na karakterizon dhe na bën të quhemi korçare. Kemi përpara nesh emra dhe figura shumë të shquara që kanë kontribuar në këtë fushë dhe është detyrë e jona ta vazhdojmë me shumë dashuri dhe respekt këtë festival. Unë jam e para në familjen time por besoj se s'ka korçar që nuk këndon serenatë. I urojmë këtij festivali shumë suksese dhe risi vit pas viti e ti tërheqë Korçës sa më shumë turistë. Ne jemi midis të dyjave, sepse e kemi kënaqësi të vazhdojmë serenatën klasike siç ajo ka lindur por nga ana tjetër është që ti fusim risi dhe ta bëjmë moderne e të përshtatet e për brezat e rinj."
Qyteti i Korçës është i pari që starton evenimentin më të rëndësishëm, mes 4 bashkive të përzgjedhura për këtë event. Blerta Belliu tregon detaje lidhur me organizimin e veçantë që po bëhet me këtë festival, duke treguar se kanë zgjedhur serenatistët më të mirë që do ta sjellin serenatën tradicionale por edhe atë të ndërthurrur me modernen. Ky festival do të jetë një nga eventet që do të afrojë turistë duke shpresuar që edhe këto dy ditë bujtinat do të jenë plotësisht të rezervuara.
"Festivali i Serenatave vjen në kuadër të Tourism For Albania, janë fonde që vijnë për zhvillimin e turizmit nga fondet e BE. Janë zgjedhur 4 bashki nga gjithë Shqipëria, Korça e ka nisur e para turizmin nëpërmjet eventeve kulturore e duke biseduar me gjithë artistët korçarë, ne ramë në një emërues të përbashkët pasi i vlen Korçës kthimi i serenatës vit për vit. Kemi zgjedhur dy netë, natën e parë zgjodhëm oborrin e muzeut arkeologjik sepse i rri shumë bukur serenatës për shkak të pamjes që ka. Zgjodhëm serenatistët që këndojnë serenatën bio të paprekur dhe kemi bërë eksperiment se si këndohet në lokale dhe forma të ndryshme. Nesër do të jemi në sheshin e pazarit ku ka punuar profesor Minga bashkë me një band nga Tirana, e kemi sjellë në dy mënyra. Do të jenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si Eli Fara, Ermira Babaliu, Aurel Thëllimi, Bledi Polena, Kamela Islamaj, vëllezërit korçarë e shumë të tjerë. Profesor Josifi sjell serenatën siç ka qenë në traditë ndërsa banda tjetër e ka rinovuar pa i hequr identitetin e saj. Do të kemi Korin Lira, një monument i serenatës korçare. Besoj që ky festival të kthehet në një turizëm të eventit dhe kulturor në Korçë. Shpresojmë që të gjitha bujtinat të jenë prenotuar dhe Korça të jetë akoma e para në turizmin kulturor."
Serenata ndër vite ka vijuar të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi. Mbrëmja e sotme ka bërë bashkë artistët më të mirë korçarë, të cilët do të performojnë edhe ditën e nesërme se bashku me emra të njohur në të gjithë Shqipërinë. Pas organizimit tek muzeu arkeologjik, festivali do zhvendoset në pazarin e vjetër të Korçës ku vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti do të performojnë për publikun korçar dhe vizitorët./ CNA
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Kjo është pamja e një dite normale në zonën e Pustecit. CN...
Një personazh mjaft i veçantë vjen për shikuesit e CNA TV,...
Lakrori i pjekur në saç, një prej gatimeve tradicionale më...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...