Ekskluzivisht dhe live në CNA TV, nata e dytë e serenatave korçare
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë mbrëmje në natën e dytë të Festivalit të Serenatave. Mijëra qytetarë e vizitorë janë bërë bashkë duke u kënaqur me performancat fantastike të artistëve të vjetër korçarë të cilët kanë sjellë këngët origjinale, por edhe ato paksa të modernizuara për publikun.
Një atmosferë plot gjallëri, me tingujt e kitarave, me zërat e mrekullueshëm të këngëtarëve, e sigurisht me duartrokitjet e pafundme të publikut që ka mbushur të gjithë zonën e pazarit.
Ky edicion, si i pari i organizuar nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Bashkimin Europian, ka pasur të ftuar special shefin e bashkëpunimit të këtij delegacioni, i cili me shumë kënaqësi ka treguar se për herë të parë po i dëgjon serenatat të luajtura drejtpërdrejt.
Hubert Perr shprehet se si Bashkim Europian janë krenarë që e sjellin këtë edicion në Korçë, pasi serenatat janë pjesë shumë e fortë e traditës korçare. Pas rrugëtimit dyditor së bashku me gazetarë të ndryshëm nga Shqipëria, ndër qytetet që vizituan, Perr thotë se Korça është qershia mbi tortë.

"Më lejoni që së pari të them që ndihem në mënyrë fantastike që kam ardhur këtu në Korçë dhe që për herë të parë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke qënë këtu kam pasur mundësinë të dëgjoj serenatat korçare. Ne si BE jemi shumë krenarë që jemi ne ata që e sjellim këtë edicion të parë të këtij festivali në Korçë. Kjo për arsye se e kemi kuptuar se serenatat janë një pjesë shumë e fortë e traditës korçare dhe për këtë arsye kemi kënaqësi dhe krenari që jemi pjesë. Kjo është pjesë e punës që po bëjmë ne në Shqipëri. Gjatë këtyre dy ditëve të fundit kemi pasur mundësinë që me një grup gazetarësh në një rrugëtim që kemi bërë, t'u tregojmë çfarë mbështetje po jep BE për artin dhe kulturën. Pra kemi pasur kënaqësinë që të ishim në Berat, Bylis, Përmet, Leskovik, dhe sigurisht qershia mbi tortë është pikërisht ky vend ku jemi që së bashku me Bashkinë Korçë organizuam Festivalin e Serenatave. Tani më duhet ta lë me kaq se dua të dëgjoj serenatat."
Pjesë e Korit Lira është artisti 92-vjeçar Llazi Balashi, i cili prej një jete ka kënduar serenatat origjinale, ndërsa në këtë mbrëmje së bashku me pjesëtarët e tjerë të korit do të çelin festivalin duke kënduar disa nga këngët më të bukura korçare.

"Aktiviteti im ka filluar që në 1970-ën pranë korit të Pallatit të Kulturës. Sot do të këndojmë disa këngë karakteristike të qytetit të Korçës, 'Një ditë shkova nga Drenova', 'Të rashë pas' etj. Unë ndihem shumë i lehtë, kënga më ka ndjekur në çdo rrugicë të qytetit tim, ato rrugica që kërkonin diell dhe i këndonim asaj në ballkon."
I gjithë qyteti i Korçës e njeh artistin Tomi Kondakçi, një ndër artistët më të veçantë, i cili e ka ruajtur traditën, edhe pse thotë se koha po evoluon. Serenatën ai e quan perëndi, ndërsa shprehet se kërkon ta luajë në mënyrën e tij, por edhe pak të zhvilluar duke ruajtur patjetër karakterin e serenatës në vetvete.

"Serenata vërtet këndohej dhe është shumë e bukur, që ne po ruajmë traditën është gjë e mirë. Koha po evoluon, dikur këndohej serenatë dhe s'kishe frikë se vinte një makinë e të shtypte. Sot edhe të shtyp. Ndërsa kjo mbledhje që i bëmë serenatës është ajo që duhet të ruajmë. Në fund të fundit kjo është perëndia jonë. Krijimet e reja janë tjetër gjë dhe ne do luajmë. Serenatën e preferoj në mënyrën time. Dua të shoh e pak më tutje, të vijë si këngë e lehtë, por me karakterin e serenatës."
Edhe këngëtari i mirënjohur korçar, Mihallaq Andrea, vjen në këtë mbrëmje për të kënduar disa nga këngët e krijuara prej tij, por edhe për të dëgjuar artistët e tjerë me interpretimet e tyre. Emocione të mëdha për Mihallaqin pasi për të ky event është përqafuar që kur diskutohej disa muaj më parë e që sot u bë realitet.

"Mua më shijon shumë, që kur u bisedua kjo punë kohë para. Sot po vij me kënaqësi edhe të dëgjoj, por edhe të këndoj disa nga këngët e mia. Është bukur, ju lumtë atyre që e iniciuan. Unë jam strikt, nuk më vjen mirë që këngët e mia t'i degjenerojnë, por ndonjëherë më vjen mirë dhe them le t'i këndojnë si të duan. Disa nga këngët e mia janë bërë shumë ritmike. Serenatat e dritareve në ballkon më shijojnë, ndonjëherë pimë raki më shumë seç duhet me ato."
Ermira Kola, korçarja që prej vitesh jeton në Amerikë, është pjesë e këtij eventi madhështor në pazarin e Korçës. Për të është një privilegj që ndodhet mes artistëve e këngëtarëve të vjetër të cilët kanë ruajtur traditën e serenatave bio.

"Shumë e lumtur, është një natë shumë e bukur ku të gjithë këngëtarët e vjetër, artistët të cilët e kanë kënduar serenatën ndër vite sot janë të gjithë këtu dhe ndihem e privilegjuar të jem mes tyre. Muzika evoluon, unë jam në pjesën e të trajtuarit ndryshe të këngës, por të shohim si do ta presë populli korçar sepse nuk e pëlqejnë dot këtë trazimin e muzikës."
Për nënkryetaren e Bashkisë së Korçës, ky festival iu shtua kalendarit vjetor të eventeve në qytet, ndërsa është e bindur se do të jetë festivali më i rëndësishëm për shkak të traditës korçare të ruajtur ndër breza. Benila Themeli shprehet se Korça këtë mbrëmje është e rezervuar plotësisht dhe një numër i lartë turistësh i janë bashkuar festivalit. Ndër të tjera, ajo thekson se ky festival është unik në Shqipëri dhe do të jetë një magnet vizitorësh e një motiv gëzimi në vjeshtë për të gjithë korçarët.

"Për ne është kënaqësi e madhe që kalendarit vjetor të eventeve në Korçë i shtohet festivali i Serenatës. Ka qenë e ideuar dhe projektuar nga Bashkia Korçë e me ndihmën e financimit të BE dhe FSHZH, ne i sjellim Korçës për herë të parë këtë vit edicionin e festivalit të serenatës që jam e bindur se do të jetë festivali më i rëndësishëm e më interesant i kalendarit tonë vjetor. Në shumë evente që organizojmë, qytete të tjera na kanë kopjuar e na vjen mirë që kemi shërbyer si model me turizmin e ndërtuar në këtë dekadë por ky festival do të jetë unik sepse edhe të duan ta kopjojnë bashkitë e tjera, askush në Shqipëri nuk ka serenatën siç e kemi ne. Jam shumë e lumtur që sot është zv/ambasadori i delegacionit të BE, drejtori i FSHZH. Nga të dhënat e zyrës së turizmit, Korça sot është e rezervuar, çka do të thotë që ky festival në edicionin e parë të tij është një gur i çmuar në paketën turistike, një magnet vizitorësh e një motiv gëzimi në vjeshtë për të gjithë korçarët."
Nata e dytë e festivalit të serenatave në Korçë i solli qytetit një atmosferë fantastike, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve dhe vizitorëve të cilët nuk kanë ndalur duartrokitjet dhe kanë kënduar së bashku me artistët korçarë. Festivali i Serenatave është tashmë eventi më i bukur e më i rëndësishëm i kalendarit vjetor të eventeve./ CNA
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Për të parin vit është zhvilluar festa e “Koranit” në Pogr...
Në kuadër të javës kulturore holandeze në qytetin e Korçës...
Nata finale e “Kokofest” ka sjellë në skenë shfaqjen “Karn...
Qyteti i Korçës njihet për traditën e bukur në kulinar...
Shqetësim qytetar: Ka javë të tëra që rruga Korçë-Tira...
Tushemishti është fshati turistik më i njohur në Pogradec,...
Ka shumë studime që tregojnë se sa e rëndësishme është që ...
“Goat Gin” është pija më unike që i shtohet Kolonjës. Ësht...
Mokra n’Fest është një festë popullore që mbledh bashkë mo...
Banorët e Ziçishtit në Devoll, besimtarët orthodhoksë por ...
“Çifligu Resort” ëshë vendi ku mund të arratiseni nga zhur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...