Mbledh të rinjtë e apasionuar pas shkencës/ Hackathoni më i madh i NASA-S, në Korçë
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50-vjetorin e krijimit! Me një koncert gala në teatrin "Andon Zako Çajupi", në skenë u ngjitën artistë korçarë, të cilët kanë performuar ndër vite në këtë ansambël. Ansambli artistik "Skënderbeu" u krijua në vitin 1974 si ansambël profesionist, ku fillimisht njihej si "24 tetori" që përkonte me ditën e çlirimit e më pas u emërtua ansambli "Skënderbeu". Gjysëm shekulli histori e traditë, me artistët që janë rritur e formuar pranë këtij ansambli, nën drejtimin e figurave më të njohura të qytetit të Korçës. Ky ansambël ka funksionuar gjatë këtyre viteve për të prezantuar traditën e pasur folklorike, me lloje e zhanret e saj instrumentale, po ashtu edhe koreografitë e ndryshme, veshjet, zakonet dhe ritualet e qarkut të Korçës.
Mbrëmja e 50-vjetorit të krijimit të këtij ansambli ishte një spektakël madhështor, me performancat e artistëve më në zë, me pjesëmarrjen e muzikantëve dhe instrumentistëve si edhe valltarëve të Korçës.

Kompozitori i mirënjohur, njëkohësisht edhe drejtues i këtij ansambli, Josif Minga, me një kontribut mjaft të madh e të rëndësishëm ndër vite, ka treguar emocionet e mëdha që përjeton në këtë 50-vjetor. Profesor Minga thotë se emblema e qytetit është pikërisht ky ansambël që e rriti dhe formoi një numër të madh muzikantësh, valltarësh, këngëtarësh dhe instrumentistësh të cilët kanë bërë emër në Shqipëri e më gjerë. Ndër të tjera, ai kujton me keqardhje dhe me ndjenjën e mallit, artistët që sot nuk jetojnë më, por me talentin e tyre i kanë dhënë shumë Korçës.
"Ne sot kemi një përvjetor të rëndësishëm, 50-vjetorin e Ansamblit 'Skënderbeu'. Ashtu si çdo qytet që ka emblemat e veta, ne kemi pasur këtë ansambël ku unë u rrita dhe na rriti, u formuan një masë e madhe muzikantësh, valltarësh, këngëtarësh, instrumentistësh të cilët bënë emër. Ansambli ka qenë emblema e këtij qyteti jo vetëm në nivel lokal e kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar atje ku historia është e tillë që i ka prekur të pesta kontinentet dhe unë jam krenar për këtë sepse më mjaftonte që të thoshin është Korça e Shqipërisë. Emocionet sigurisht janë të mëdha sepse kemi pasur muzikantë shumë të mirë, që ndoshta keqardhjen më të madhe e ndiejmë për ata që nuk janë më, të cilët unë po them që është prodhimi im, por është produkt i talentit të tyre."
Për Josif Mingën, ky ansambël ka shumë kulminacione, por ai kujton një nga ngjarjet më të bukura që i ka dhënë emocione të forta në Finlandë.
"Ka shumë kulminacione, por unë po ju përmend vetëm një. Kemi qenë për herë të parë në Finlandë ku shqipfolësit ishin shumë të rrallë. Atje pas koncertit erdhi ish-deputeti Papulias dhe më kërkoi që të luanin valle, unë s'ua prisha dhe porosita të bëhej një pogon, i cili filloi në 9:20 e mbaroi në 11:50. Këta që ne i merrnim si kryetarë filluan të pyesnin se nga jepeshin urdhrat dhe i thashë që do t'ua shpjegoja në fund. Më pas u thashë 'Unë jam agjent kulturor, nuk më pyeti njeri kush është më i mirë Enver Hoxha apo Karamalisi, mua po më thanë luaj e këndo, ky është misioni im!'".
Mjeshtri i klarinetës, Zhani Struga, është një nga figurat më të dashura të qytetit të Korçës. Prej 35 vitesh ai performon në festivale të ndryshme brenda e jashtë vendit, si klarinetist i tabanit popullor. Struga shprehet se momentet më të bukura i sjellin shumë emocione kur i kujton, ndërsa veçon festivalin folklorik të Gjirokastrës si një nga evenimentet ku edhe u vlerësua me shumë çmime.

"Unë kam 35 vjet që kontribuoj nëpër festivale, ansamble, kudo edhe jashtë shtetit. Kam qenë në çdo vend të botës, si klarinetist i tabanit popullor, kam luajtur kaba, këngë të Eli Farës, e shumë të tjera. Momentet e bukura për mua janë Gjirokastra me festivalin folklorik që kam marrë shumë çmime. Kam marrë një çmim dhe kupën për "klarinetistin më të mirë të festivalit të Gjirokastrës". Mos them që kam shumë çmime dhe s'mund t'i mbaj mend të gjitha."
Artistja korçare me zërin e mrekullueshëm, Eli Fara, ishte pjesë e spektaklit në teatrin e qytetit, duke performuar këngë të cilat e rikthyen pas në kohë. Eli ishte vetëm 16 vjeç kur u bë pjesë e këtij ansambli e sot, pas 50 vitesh, e kujton edhe njëherë kohën kur u ngjit në skenë duke patur nostalgji. Pas një jete me karrierë të gjatë artistike, Eli Fara synon të realizojë koncertin e saj duke e nisur nga Korça e më pas në të gjithë Shqipërinë.

"Me thënë të vërtetën jemi larguar shumë nga këto lloj koncertesh, më ktheu pas në kohë kur isha 16 vjeç. U futa në zemrën e ansamblit Skënderbeu me muzikantët mjeshtra, ndër më të mirët, profesorët Pavllo Sholla dhe Josif Minga. Filluam me dy këngë e më pas repertori u zgjerua jashtëzakonisht shumë. Ishte nostalgji kjo natë, m'u duk vetja edhe njëherë 16 vjeç kur dilja në këtë skenë. Këngët që janë krijuar në atë kohë janë të vërteta, mënyra se si i ka sjellë profesor Minga me një formacion kaq të bukur, e bëjnë të veçantë. Do ishte një mrekulli që unë të kisha koncertin tim, fillim mbarim në këtë skenë, ta filloja nga Korça. Shpresoj të realizohet, profesori është këtu, po ashtu edhe muzikantët, kështu që këtë kam në plan dhe shpresoj ta realizoj."
Artan Bakia vjen nga Gjakova, si i ftuar në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të Ansamblit "Skënderbeu". Bakia tregon se Gjakova dhe Korça janë në një distancë të largët fizike, por janë aq të afërta artistikisht sa për të është e pashpjegueshme kjo ngjashmëri mes tyre. Emocionet për artistin kosovar janë të mëdha ndërsa shprehet se ndihet i nderuar që ishte pjesë e këtij spektakli unik në Korçë.
"Nuk vij thjesht nga Kosova, vij nga Gjakova që në fakt është një lidhje shumë interesante organike me Korçën. Është e pashpjegueshme distanca e largët fizike mirëpo artistikisht janë dy qytete goxha të njëjta. Ishte një nder e respekt të jem mysafir në këtë jubile, që është gjysëm shekulli dhe jam rritur me muzikën e këtij ansambli, me këta mjeshtra të mëdhenj, me këtë krijimtari që dëgjuam sonte. Thjesht jam me plot emocione dhe i nderuar që isha pjesë e këtij manifestimi që është diçka e rrallë. Uroj shumë e shumë vite të tjera për ansamblin 'Skënderbeu' dhe për gjithë artistët korçarë që janë unikë në mbarë Shqiptarinë."
Ansambli 'Skënderbeu' është vërtet emblema e qytetit të Korçës. Është vetë muzika, kënga, klarineta e kitara, vallja popullore, e shumë e shumë elementë që bëjnë bashkë artistët korçarë që kanë kontribuar e vazhdojnë të kontribojnë në mbajtjen gjallë të traditës folklorike. Publiku mes duartrokitjesh ka treguar se mbrëmja gala u pëlqye dhe u fali atyre kënaqësi që mbase nuk e kanë përjetuar në mbrëmje të tjera por pikërisht në këtë 50-vjetor të krijimit të ansamblit emblemë të Korçës./ CNA
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Nuk do të ishte aspak e vështirë t’i hidhja këto rreshta n...
Bukuria natyrore e Shqipërisë vijon të tërheqë vëmendjen e...
Ka startuar këtë të martë edicioni i 11-të i Korça Short F...
"Pogradeci '24'", Kolonia Ndërkombëtare e Artit Viziv, ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...