Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” fillon në qytetin e Korçës
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi i 15 piktorëve nga Shqipëria në Koloninë e Maliqit. Në këtë edicion të katërt, artistët pjesëmarrës kanë vizituar disa nga zonat më të veçanta që ka Maliqi, të cilat u përzgjodhën nga organizatorët jo vetëm për natyrën e bukur dhe peizazhin fantastik, por edhe për promovimin e tyre. Duke filluar nga Pylli i Fazanëve, më pas drejt fshatit Podgorie dhe fshatrave të zonës së Lozhanit e duke përfunduar me qytetin e Maliqit, piktorët kanë hedhur në telajo ngjyrat e bukura të vjeshtës, stinës që qta adhurojnë.
Enxhel Gegprifti është një nga piktorët më të veçantë të Pogradecit i cili mori pjesë për herë të dytë në këte koloni piktorësh. Për piktorin pogradecar vjeshta të jep shumë emocione ndërda ka hedhur në telajo 6 peizazhe ku 3 prej tyre janë shfaqur në ekspozitën finale në ambientin e jashtëm të Bashkisë Maliq.

"Si fillim e nisa me Lumin e Devolllit, më pas isha në fshatin Podgorie ku ishte edhe Mali i Thatë, një pjese e këtij mali, interesante ishte Maja e Pusit, shtrirja që ka fshati, më pas në këto fshatrat afër Lozhanit. Emocioni i parë që përfiton normalisht është vjeshta, ana koloristike, i kam përzier pak, kam përdorur ujin, fushat, kodrat e secila ka atë emocionin e vet që është gjithmonë i papërshkrueshëm doja të theksoja që këtë vit më bëri më shumë përshtypje pjesa e Luginës së Lumit Devoll e cila ishte fatastike", u shpreh Gegprifti.
Krahasuar me edicionin e kaluar, ky edicion i katërt ka synuar që të përkushtohej më shumë në anën profesionale pasi ngjyrat tensione të ndryshme nga njëra - tjetra. Enxheli ka 16 vite që pikturon peizazhin në të gjitha stinët ndërsa thotë që ky zhaner është ai që e çlodh më tepër.

"Është hera e dytë dhe sigurisht ka ndryshim sepse kemi kapur pjesë të ndryshme nga vjet dhe terrerni ka qenë jo më i vështirë, por duhej të përkushtoheshe më shumë nga ana profesionale, vizatimet, koloret kishin tensione të ndryshme nga një situatë në tjetrën dhe kjo ishte e përgjithshmja por si çdo vit ndryshon. Peizazhin e punoj prej 16 vitesh në mënyrë sistematike, në të gjitha stinët, vendet e ndryshme. Punoj dhe zhanre të ndryshme të pictures, por peizazhi është ajo pjesa që me çlodh më tepër", thekson ai.
Për drejtorin e kulturës në Bashkinë Maliq ky edicion ka qënë shumë i suksesshëm. Festim Tomorri tregon organizimin e këtij edicioni duke treguar terrenin me të cilën u njohën piktorët në zonën e Maliqit.
"Edicioni i katërt ka kaluar në mënyrë të shkëlqyer sepse edhe piktorët kanë qenë shumë të mirë. Kanë pasur kohën e domosdoshme për të punuar, kemi katër ditë që punojmë në terren, kemi qenë në Pyllin e Fazanëve, Luginën e Lumit Devoll, kemi qënë në Njësinë Administrative të Podgories dhe gjitha fshatrat që e rrethojnë, kemi parë Fushën e Maliqit nga krahu i kundërt dhe sot ka qenë brenda në qytet. Piktorët kanë lëvizur në kodrat e qytetit dhe në qytetin e Maliqit, ka disa piktura që janë realizuar sot në rrugët e qytetit", deklaron ai.

Ndër të tjera, sipas Tomorrit mikpritja është ajo që i ka surprizuar dhe kënaqur artistët, të cilët gjatë punës së tyre janë shoqëruar edhe nga banorët e Maliqit. E mira e organizimit të kësaj kolonie është se të gjithë piktorët janë miq me njëri - tjetrin e bëhen bashkë jo vetëm për të punuar por edhe për të shijuar këtë miqësi.
"Rreth 15 piktorë kanë marrë pjesë në këtë koloni, si çdo vit pak dhe saktë. Sivjet kanë gjetur një vjeshtë të mrekullueshme. Normalisht kudo që kanë qenë kanë mbetur piktorë me syrin e tyre, ne i shohim çdo ditë por ata janë mrekulluar nga kjo që ofron Bashkia e Maliqit me natyrën e saj e sigurisht edhe mikpritja e qytetarëve dhe banorëve të kësaj zone duke qëndruar pranë tyre. Ata janë ndjerë si në shtëpinë e tyre pavarsisht se vijnë nga qytete të tjera. Një piktor nga Durrësi i cili jeton në Zvicër ka ardhur enkas në 2 evenimente i ftuar nga miqtë, kemi nga Shkodra, Tirana, Pogradeci. Normlisht Pogradeci ka piktorë shumë të mirë të natyrës e peizazhit. Të tërë janë miq, disa prej piktorëve e kanë herën e katërt që vijnë në Maliq, vijnë sepse mbeten të kënaqur", vijoi ai.

Duke parë suksesin që ka korrur ky aktivitet në edicionin e pestë do të ketë një organizim edhe më të gjerë që do të përfshijë një numër më të madh piktorësh. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve fokusi i jepet zhvillimit të turizmit që përfshin bukuritë dhe atraksionet natyrore, por edhe kulinarinë e zonës me gatime tradiciinale që preferohen nga vizitorët vendas e të huaj.
"Ekspozita do të jetë e hapur ditën e sotme, pikturat janë të reja, ende të pathara. Bashkia do të mbajë disa prej tyre, ashtu si në kontratat e bëra me piktorët. Ekspozimi i tyre mund të jetë edhe në ambientet e brendshme të bashkisë. Në edicionin e pestë mendojmë të kemi pikturat e përzgjedhura në këto pesë vite duke bërë një ekspozitë më të gjerë e më të mirë. Kjo koloni piktorësh shërben edhe për promovimin e turizmit sepse të gjitha këto piktura të realizuara janë pjesë e bukurisë natyrore të Bashkisë së Maliqit. Piktorët flasin për bukuritë edhe duke pikturuar, edhe duke çuar piktura atje ku jetojnë. Ndër të tjera, piktorët kanë provuar edhe kulinarinë e zones, duke provuar gatime të Lozhanit, Podgories, Maliqit. Kjo i shërben të gjithëve duke shkëmbyer edhe eksperienca gjatë kohës të qëndrimit këtu, duke provuar ushqime dhe duke diskutuar për pikturat dhe peizazhin e zonës së Maliqit", theksoi Tomorri.
Kolonia e piktorëve në Maliq është një nga evenimentet më të veçanta që organizohet nga Bashkia e Maliqit prej katër vitesh. Edhe këtë edicion 15 artistët pjesmarrës në këtë koloni kanë shpalosur vjeshtën me aq mjeshtëri në zonat në të bukura të Maliqit./ CNA
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...