Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të pensionistëve në Korçë, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për qeverinë përmes intervistave në CNA TV.
Në muajin shtator, qeveria vendosi rritjen me 4.1% të pensioneve, të cilat konvertuar në lekë arrijnë nga 4 mijë deri në 8 mijë lekë të vjetër. Një rritje qesharake kjo, e cila nuk ndihmon aspak pensionistët, të cilët janë shtresa që përballen me më shumë vështirësi, nisur nga fakti se duhet të paguajnë ilaçet, ushqimet dhe gjëra të tjera të nevojshme në përditshmëri. Me pensionet e ulëta, ata s'mund të sigurojnë një jetesë me kushte normale, ndërsa sipas tyre, qeveria vijon të tallet në mënyrë të shëmtuar.
Këtë rritje të ulët pensionistët nuk e konsiderojnë aspak, duke marrë parasysh që nga ana tjetër janë rritur çmimet e ushqimeve dhe janë hequr rimbursimet në ilaçet që ata duhet të blejnë 1 herë në dy muaj.
"Shumë pak është, çfarë të bësh me 4-7 mijë lekë që marrim? 220 është pensioni im, ende nuk e kam marrë se e marr në datën 20. Çfarë të marrësh më parë? Ilaçet, drutë, të hash? Me pikatore! Për pensionistët qeveria duhet ta ngrejë paranë, të hamë edhe ne një frut, sepse e shikojmë dhe nuk e marrim dot", u shpreh pensionisti.
"4% për pensionet e ulëta është një tallje se me 200 mijë lekë nuk mbyllet muaji. Kush ka një mbështetje më ndryshe, kush s'ka... I shikojmë njerëzit në Korçë që po luftojnë për bukën e gojës", deklaroi një tjetër.
"Unë në fakt pensionin e kam të mirë se kam qenë ushtarak, por rritja është e pakët sepse pensionistët janë shtresa më e varfër. Kështu që ishalla qeveria dhe shteti mendon për ta. Jo, nuk ia dalim dot, ne kemi njerëzit tanë që kanë pensione të ulëta dhe s'ia dalin dot.", theksoi pensionisti.
Pranë lulishtes "Shën Mëria" në qytet çdo mëngjes pensionistët ulen me njëri-tjetrin për të kaluar disa orë së bashku, duke luajtur domino e duke folur e diskutuar në lidhje me problemet që ata hasin çdo ditë. Diskutimi për pensionet e ulëta është tema kryesore e çdo dite për këta pensionistë, të cilët e konsiderojnë rritjen me 4.1% si tallje nga qeveria. Ata bëjnë krahasimin e dhimbshëm me Afrikën, që njihet si vend i varfër, por sipas tyre Shqipëria është më e varfra në botë.
"Kot sa t’i thuash emrin pension. Ai është për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky popull ka punuar më shumë se popujt e tjerë dhe ky vend është më i pasur se vendet e tjera, por ne jemi më të varfrit e botës. As në Afrikë nuk gjen në këtë gjendje. Edi Rama kërkon të na vdesë. Prandaj, nëse nuk bëhet një ndryshim, atëherë ky popull ka mbaruar. Nuk bëhet më", tha qytetari.
"Rritja 4% nuk është rritje për mendimin tim. Po të shikosh faturën e ujit, taksa e ujit është rritur, unë paguaja 17-18 mijë lekë të vjetër ujë, tani paguaj 27 mijë lekë të vjetër. Si i bie kjo rritje? Gjoja u rrit pensioni, por çmimet në pazar janë rritur", u shpreh një tjetër.
"35 mijë lekë merrja unë, 70 mijë e kam pensionin tani. Mua 100 mijë më duhen për ilaçe se vuaj nga zemra. Çfarë të them? Është turp i botës, ta dëgjojnë të gjithë", deklaroi pensionisti.
Pensionistët hedhin akuza drejt kryeministrit Rama, duke thënë se ai mendon vetëm për veten dhe aspak për pensionistët. Ka edhe pensionistë të fshatrave, të cilët marrin më pak lekë krahasuar me qytetin dhe janë akoma më shumë në vështirësi.
"Hiç fare, s'është gjë. Zëre se mora 4 mijë lekë në muaj, çfarë të marr unë me këto lekë? Ilaçet nuk i blej dot. Kam edhe plakën pensioniste, nga 4 mijë, marrim 8 mijë lekë të vjetër. Ç’të flas kot. Për Edi Ramën të flas? Ai për vete mendon, s'mendon për mua", theksoi pensionisti.
"E mendoj aq bukur dhe ëmbël sa mund të pi 4-5 kafe. Qeveria me kokë poshtë. Si e përballojmë? Çfarë të përballojmë? Unë jam me pension fshati, s’e përballoj dot. Hajde një pjesë që marrin pak më mirë. Ne na ngritën edhe ilaçet, i kishim me rimbursim, por i hoqën. Lëre pastaj për ushqimet", nënvizoi një tjetër.
Rritja e pensioneve me 4.1% vjen pas rritjes që ka pësuar tarifa e çmimit të ujit në qytetin e Korçës, po ashtu edhe ushqimet. Ndër të tjera, pensionistëve u është reduktuar rimbursimi i disa ilaçeve duke sjellë akoma më tepër vështirësi në përballimin e kostove mujore./ CNA TV
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...