Lagjja "muze" e Pogradecit/ Projekti, që do të rivitalizojë zonën
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë përmes guidave turistike të ndryshme. Edhe qyteti i Korçës mbetet një nga destinacionet e preferuara që të huajt duan ta shohin nga afër, për të parë atraksionet turistike që ai ofron. Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm veror, me aktivitete të shumta kulturore, në muajin tetor vihet re një rritje e numrit të turistëve të huaj që mbërrijnë në Korçë për të qëndruar 1 apo 2 net, e më pas për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë.
E diela sjell gjithmonë turistë në qendër të qytetit, të cilët vizitojnë kryesisht Katedralen, e më pas zonën e pedonales e pazarit të vjetër të Korçës për të provuar edhe gatimet tradicionale.

Dy grupe me turistë të huaj, nga shtete të ndryshme të Europës, kanë vizituar sot Korçën pas Durrësit, Sarandës e Butrintit, ndërsa kanë ndarë me CNA TV edhe përshtypjet e tyre lidhur me qytetin.
Për dy turistë italianë, Korça ka lënë mbresa me bukuritë natyrore dhe arkitekturën e saj, në këtë herë të parë që ata e vizitojnë.
“Po, është hera ime e parë në Korçë, shumë qytet i bukur. Kam parë Katedralen e monumentin e “Ushtarit të panjohur”. Në Shqipëri do të qëndrojmë për 10 ditë. I kam provuar gatimet tradicionale, por nuk e di se si quhen”, tha turisti.

“Po, hera e parë në Korçë. Më pëlqen shumë qyteti. Shumë i bukur. Nuk i kemi parë ende të gjitha, kemi parë vetëm këtë pjesë të qytetit me guidën turistike”, u shpreh italiania.

Për një turiste nga Gjermania, Korça duket qytet i vogël, por shumë i këndshëm, ndërsa thotë se do të qëndrojnë për 9 ditë në Shqipëri.
“Po, hera e parë për mua që jam në Korçë. Vij nga Gjermania. Qyteti është i vogël dhe i këndshëm. Ne në fakt kemi shkuar në Sarandë, Durrës dhe në disa qytete të tjera. Do të qëndrojmë për 9 ditë në Shqipëri”, deklaroi shtetasja gjermane.

Edhe për një turiste austriake, përshtypjet për qytetin juglindor janë ndër më të mirat. Ajo tregon se e nisën udhëtimin nga Durrësi, duke u ndalur në Sarandë, ndërsa këtë të diel do të shëtisin nëpër Korçë.
“Unë vij nga Austria, konkretisht nga Vjena. Është po ashtu një qytet i vogël, por më pëlqen po ashtu edhe Shqipëria sepse është ndryshe. Ka vende shumë të bukura. E nisëm udhëtimin në Durrës, më pas në Sarandë e Butrint, dhe ky i fundit më pëlqeu më shumë. Në Korçë mbërritëm dje dhe jam e sigurt që është një qytet i këndshëm. Tani do të shkoj të shoh Katedralen ortodokse”, deklaroi turistja.

Korça mbetet destinacion i preferuar jo vetëm gjatë sezonit të festave ku bujtinat e hotelet rezervohen plotësisht, por edhe në fundjava ku pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijnë me guida turistike. Të shumtë janë edhe turistët vendas të cilët zgjedhin të relaksohen qoftë dhe për një ditë në qytetin e bukur të serenatave./ CNA TV
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Korça ka çelur siparin e festivalit të serenatave këtë të ...
Festivali i Serenatave ka mbushur oborrin e Muzeut Arkeolo...
Për të 17-tin vit radhazi, Maliqi ka organizuar "Panairin ...
“Korça Short Film Festival" ka përfunduar këtë të shtunë, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...