Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer prej vitesh në një nga festat më të veçanta të stinës së vjeshtës. Kjo festë është tashmë një traditë për këtë fshat, i cili mbetet një nga fshatrat që për herë të parë në vitin 1956 hodhi rrënjën e parë të këtij produkti. Atmosfera e ngrohtë e plot gjallëri, edhe këtë vit ka mbledhur banorë e vizitorë të ndryshëm të cilët kanë parë panairin me varietete të mollës nga fermerët e fshatit, si edhe janë argëtuar nën shoqërinë e miqve e familjarëve.
"Festa e mollës" është menduar nga bashkia si një mundësi promovimi për fermerët të cilët prej vitesh kultivojnë e tregtojnë këtë produkt, por gjithashtu edhe me synimin për të zhvilluar turizmin.
Serian Bregu është një fermer i kësaj zone, i cili kultivon mollën që prej vitit 2006 dhe ka trashëguar disa varietete duke nisur nga molla golden, starkinge, fuxhi, dhe varietete të cilat hyjnë çdo vit në treg. Për Serianin, kjo festë ka rëndësi për vetë faktin se Dvorani njihet si fshati i mollës, ku kjo kulturë bujqësore është kthyer në një traditë ndër breza.
"Ferma jonë ka një prejardhje prej vitit 2006, kur filluam me kultivimin e mollës. Varietetet kryesore që kemi autoktone, të trashëguara nga fermat tona është gold, kemi starkingun, varietetet e reja si fuxhi dhe të tjera që hyjnë çdo vit në treg. Në zonën tonë nuk ka nevojë që të bësh shumë reklamë sepse është traditë prej shumë vitesh që në vitin 1956 kur është vënë rrënja e parë e mollës. Thjesht të jetë një festë që të kujtojë mollën, të krenohemi që ne si Dvoran e kemi këtë festë, siç ka Polena festën e lakrorit. Është një festë që i mbledh të gjithë bashkë në një ditë."
"Festa e mollës" organizohet çdo vit në kohën kur është bërë vjelja e mollëve. Fermeri tregon problematikën që i ka shoqëruar viteve të fundit, duke thënë se çmimi me të cilin e shesin është i ulët. Sipas tij, kostot janë rritur, përfshirë këtu dhe krahun e punës, ndërsa ka rënë edhe vrulli i mëparshëm që të gjithë mezi e prisnin momentin e grumbullimit dhe shitjes së produktit.
"Këtë vit, në disa bahçe kemi problemin me breshërin, ndërsa në parcelat e tjera kemi produkte shumë cilësore pavarësisht çmimit që është pak i ulët. Vetëm kjo na godet. Sot për sot, nga dhomat frigoriferike nuk kanë dalë akoma mollët, thjesht janë grumbulluar. Kurse varietetet e pastra si goldi janë shitur me 400 lekë (të vjetër), ka dhe varietete të tjera me numra të ndryshëm që bën të ndryshojë dhe çmimi i mollës. Kostot janë rritur shumë, sidomos krahu i punës, dhe nuk është më ai vrulli i mëparshëm që kemi pasur atë dëshirën për të vazhduar."
Një tjeter fermer i fshatit Dvoran që u bë pjesë e festës me stendën ku promovoi disa lloje të mollës, është Arjan Baki, i cili prej 10 vitesh merret me këtë kulturë bujqësore. Ai nxjerr në pah problematikën e prodhimit duke thënë se nuk ka qenë i bollshëm krahasuar me vjet, ndërsa shitja s'ka qenë në çmimin e duhur duke pësuar përgjysmim të saj.
"Unë merrem prej të paktën 10 vitesh me kultivimin e mollës, sepse isha emigrant në Greqi dhe jam kthyer. Varietetet kryesore janë gold, starking dhe grannysmith. Prodhimi nuk ka qenë i bollshëm, vjet kishte më shumë, por shitja s'ka qenë me çmimet e duhura. Vjet u shit pak më mirë. Vjet ishte te 600 lekë (të vjetër), këtë vit u shit me 350 lekë (të vjetër) nëpër frigoriferë. Pak a shumë kostoja doli, por kënaqësia ishte ta shisnim pak më shumë. 'Festa e mollës' në vetvete është një reklamë e mirë që i bëhet fshatit tonë dhe mollës."
Pjesë e festës këtë edicion kanë qenë edhe nxënësit dhe stafi mësimor i Shkollës Profesionale të Shërbimeve të cilët në stendën e tyre kanë promovuar disa nga gatimet ku produkti kryesor është molla. Përfaqësuesja e Departamentit të Bujqësisë në këtë shkollë, Eranda Tërpini, ka treguar se molla është mbreti i frutave në zonën e Korçës, dhe me këtë produkt, nxënësit kanë sjellë gatime si ëmbëlsira e mollë sheqeri, por edhe nënprodukte të saj si lëngu e vera e mollës.
"Molla mund të quhet mbreti i frutave në zonën e Korçës, si vend bujqësor e me tradita të hershme kontemporane, ka eksperiencë e vazhdimësi sa i përket prodhimit të mollës. Unë jam nga Shkolla Profesionale e Shërbimeve, përfaqësoj departamentin e bujqësisë dhe këtu kemi sjellë varietete të mollëve që kultivohen në bazën e shkollës sonë. Gatimet janë mollë sheqeri dhe ëmbëlsira, prodhime si lëng molle, verë molle, të cilat ne i prodhojmë dhe ua ofrojmë pjesëmarrësve në panaire."
Eranda tregon edhe vlerat e mëdha që ka ky frut për shëndetin tonë, ndërsa shprehet se mund të përdoret edhe në industrinë farmaceutike.
"Mollët që kultivohen në rrethin e Korçës janë molla starkinge, golden dhe molla hajdare që kultivohet prej vitesh në shkollën tonë. Janë mollë që kanë vlerë ushqimore të lartë, vitamina dhe bëjnë mirë për shëndetin. Molla ka dhe një aromë shumë të mirë që mund të përdoret në industrinë farmaceutike dhe shërben për përditshmërinë e individit, i cili duhet ta ketë mollën në tavolinë."
"Festa e mollës" është një nga festat më të veçanta të Korçës, e cila zhvillohet në fshatin Dvoran, aty ku kultivimi i këtij fruti është një traditë shumëvjeçare. Ndonëse fermerët vitet e fundit kanë hasur vështirësi në tregtimin e kulturave bujqësore, ky aktivitet është menduar për t'i dhënë rëndësinë e duhur dhe për të promovuar këtë produkt, ndërsa synim mbetet zhvillimi i turizmit./ CNA
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Magjia ka përfshirë Korçën. Festivali i Serenatave ka sjel...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...