Mbahet “Festa e mollës” në Dvoran/ Mes vështirësive dhe shqetësimeve të fermerëve
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, pjesë e 100 fshatrave turistikë, që ofron një mikpritje e peizash fantastik për ata që e vizitojnë. Me një natyrë mahnitëse, në të cilën ndërthurret bukuria e liqenit të Ohrit me trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore.
Oferta e pasur turistike e kësaj zone të Pogradecit po tërheq vit pas viti jo vetëm një numër të madh vizitorësh, por po rrit edhe interesin e banorëve vendas për të investuar në fushën e turizmit.
Rozeta Bicja me bashkëshortin e saj Rolandin, prej vitesh kanë jetuar në Greqi por vendosën të kthehen në fshatin e lindjes për të kthyer shtëpinë e tyre në një shtëpi pritëse.

Përmes intervistës në CNA TV, Rozeta tregon se si lindi ideja për të kthyer shtëpinë në një bujtinë, ku fillimisht kishin dy dhoma e tani kanë shtuar numrin e tyre për të plotësuar kërkesën e lartë të klientëve që zgjedhin bujtinën Rosa's BB (Bread and Breakfast). Fillimi ka qenë i vështirë, thotë Roza, pasi më parë nuk ka patur fluks turistësh të cilët çdo vit e më tepër janë në rritje.
"Para shumë vitesh, unë dhe bashkëshorti im Rolandi kemi jetuar në Greqi. Atje ne pamë që kishte shtëpi pritëse dhe kështu na lindi ideja. 13 vite më parë, shtëpinë e bashkëshortit e kthyem në bujtinë. Në fillim kishim dy dhoma, e më pas pak nga pak shtuam të tjera duke i bërë 6 dhoma. Në fillim ka qenë e vështirë sepse s'ka patur kaq shumë turistë sa ka tani dhe kjo ishte e vetmja mënyrë jetese për ne."

Roza tregon se kanë ruajtur strukturën origjinale të ndërtesës me gur, për ta bërë më komode për klientët e për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. E gjithë ndërtesa është e vjetër por me një arredim mjaft të veçantë që përfshin mobiljet e drurit, qilimat që i japin një hije ndryshe ambjentit, me oborrin e ngushtë që të nxjerr në breg të liqenit ku mund të shijosh një mëngjes të këndshëm.
"Ne e kemi ruajtur strukturën e shtëpisë, arkitekturën tradicionale siç ka qenë. Shtëpia është me gurë dhe të gjithë e pëlqejnë. Më thonë mbaje kështu siç është. Njerëzit që e vizitojnë bujtinën tonë ngelen të kënaqur. Na vizitojnë përsëri."

Bujtinat në përgjithësi ofrojnë vetëm mëngjesin për klientët, por në bujtinën e Rozës mund të konsumosh edhe drekën. Gatimet tradicionale janë ato që zënë vendin kryesor në menu, me petullat, gjalpin, reçelin të cilat i përgatit vetë Roza, ndërsa tava e koranit është më e preferuara për vaktin e drekës.
"Ne për mëngjes ju bëjmë gatimet tradicionale, petulla, gjalpë, djathë, reçelin që e përgatisim vetë, si edhe bukën e shtëpisë. I gatuaj unë, edhe bashkëshorti më ndihmon në kuzhinë, mbesat gjithashtu. Për drekë këtu është tipik korani, e bëjmë tavë ose të pjekur. Ju përgatisim edhe sallatë fshati, speca të pjekur, këto turshitë që i bëjmë ne të zonës."

Bujtina Rose's BB është bujtinë që pret klientët e turistët në sezonin veror, duke u përkushtuar maksimalisht në shërbimin cilësor e mikpritjen e ngrohtë. Vizitorët vendas në këtë bujtinë janë të paktë krahasuar me turistët e huaj të cilët kanë mbushur çdo ditë të kësaj vere, të shoqëruar nga familjet e tyre dhe miqtë.
"Sezoni ka qenë shumë i mirë. Ne kemi filluar në Prill e tani në fund të Tetorit e mbyllim. Turistët kanë qenë të shumtë, nga shumë vende të ndryshme të botës por kryesisht janë austriakë, zvicerianë, hollandezë, francezë ka patur këtë vit goxha. Turistët shqiptarë mund të them shumë pak. Shtëpinë tonë kryesisht e preferojnë të huajt. Të gjithë më thonë mbaje kështu siç është, sepse njerëzve tani u pëlqen ambjenti i shtëpisë."
Për Rozën, kthimi i shtëpisë në një bujtinë është gjëja më e mirë që ka vendosur të bëjë me bashkëshortin e saj Rolandin. Ajo tregon se kjo është një punë që e bën me dashuri e kënaqësi, ndërsa njihet me shumë të huaj që kanë kultura të ndryshme. Përshtypjet e klientëve janë ndër më të mirat, gjë që e tregon vlerësimi i lartë në booking.

"Kur vijnë më thonë "Roza, you live in little paradise". Për syrin e atyre është e tillë, por me thënë të drejtën është një punë e lodhshme. Është edhe punë shumë e bukur se njihesh me njerëz, me kultura të ndryshme dhe e bëjmë me kënaqësi. Një punë nëse e bën me dashuri dhe mendon si e si ta bësh akoma më mirë, deri tani ja kemi dalë mbanë. Numërojmë më shumë se 600 revieë në booking, me vlerësim 9.4. Them që është një gjë e mirë për mua dhe për familjen time. Tani për tani them se jemi mirë kështu si jemi. Më vonë nuk e di. Lini është një nga fshatrat më të vjetër në Europë. Kemi bazilikën, koranin, liqenin e shumë gjëra të tjera."
Fshati Lin në Pogradec është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve të huaj, të cilët kënaqën jo vetëm me arkitekturën dhe gatimet tradicionale, por edhe me atraksionet kulturore si Bazilika e Linit, dhe me ato natyrore si liqeni i Ohrit që i jep freski fshatit në verë. Për mikpritjen dhe shërbimin cilësor kujdeset Roza në bujtinën familjare të ndërtuar 13 vite më parë, që sot është një ndër bizneset më të vizituara nga turistët./ CNA
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka hapur dyert e s...
30 vite në shërbim të klientit, synojnë tregun gjerman Në...
Për dy ditë me radhë në Berlin zhvillohet “Global Albanian...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
Në Berlin të Gjermanisë zhvillohet “Global Albanian Gastro...
18 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar në...
Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur plot e përplot këtë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...