Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën turistike të Pogradecit, me një histori që lidhet ngushtë me figurën e Enver Hoxhës. Kjo ndërtesë është krijuar posaçërisht për diktatorin Hoxha, i cili në vitet 1970 zgjidhte pikërisht Drilonin dhe këtë vilë për të kaluar një pjesë të ditës së tij në muajt e verës.
Në arkitekturën e saj, të projektuar nga profesionistët më të mirë të asaj kohe, u bë e mundur që banesa të funksiononte për një person, ku sipas historisë, ruhej nga garda me siguri maksimale në kohën që Enver Hoxha rrinte atje. Sot, ky ndërtim ka marrë emrin "Vila Art" ndërsa mbart një histori të veçantë ku të gjithë vizitorët joshen për ta njohur.
Kjo vilë ndodhet mes gjelbërimit të parkut të Drilonit, me një natyrë e peizazh fantastik, me një bukuri të jashtëzakonshme ku mund të bësh shëtitje me varkë, mund të shijosh ajrin e pastër e të freskët mes cicërimave të zogjve si edhe të kapësh momente të bukura nëpërmjet fotove të aparateve celularë.
Administratori i vilës, Enton Qirici, tregon për CNA TV fillesat e kësaj ndërtese e cila edhe sot e kësaj dite mbart po të njëjtat vlera dhe arkitekturë si në vitet kur Enver Hoxha jetonte në sezonin e verës. Qirici thekson se fshati Drilon është krijuar posaçërisht për këtë figurë, ku edhe në ditët e sotme interesi i vizitorëve mbetet mjaft i lartë për të parë ambientin e për të mësuar më shumë për Enver Hoxhën.
"Historia e vilës është interesante, për arsye se në ato vende që Enver Hoxha kishte zgjedhur për të ndenjur, një nga vendet që ai kalonte pjesën më të madhe të pushimeve të verës, ka qenë Pogradeci dhe në veçanti vila që sot është Vila Art. Në vilë ai kalonte pjesën e verës, të korrikut dhe gushtit, ku dhe vetë vila është ndërtuar posaçërisht vetëm për një person.
Duke parë mënyrën si është ndërtuar, pjesën e hyrjes dhe të daljes, është zgjedhur në Drilon si pjesa më e bukur dhe më e ruajtur nga garda ku kishte sigurinë maksimale, dhe ku kalonte momentet e qetësisë. Vetë Driloni është bërë posaçërisht për Enverin, për arsye se fillimisht u ndërtua vetëm kjo vilë e vogël, më pas u ndërtuan dhe dy restorante e lokale por baza ishte vila.
Kjo ka qenë vilë e projektuar nga arkitektët më të mirë të kohës dhe pjesa që kemi ruajtur është 90% siç ka qenë në vitet 1970, dru dhe gur, e thjeshtë nga mënyra e ndërtimit por e dashur nga brenda, me histori ku një pjesë e madhe e klientëve, e dinë mënyrën si ka funksionuar por vitet e fundit është rritur interesi nga të huajt."
Dy janë arsyet që "Vila Art" mori këtë emër. Së pari, ART është bashkimi i inicialeve të tre ortakëve të cilët risollën në "jetë" këtë ndërtesë të mrekullueshme duke e kthyer në një restorant ku ndërthuret tradicionalja dhe me modernen.
Arsyeja tjetër është dëshira e tre ortakëve të cilët donin që në këtë vilë të shpaloseshin edhe punët e ndryshme të piktorëve dhe fotografëve pogradecarë, për të promovuar vlerat e këtyre artistëve.
Entoni tregon se në vilë janë zhvilluar një sërë ekspozitash që kanë ngjallur interes të lartë jo vetëm të pogradecarëve por edhe të vizitorëve të cilët gjejnë në Drilon një atraksion turistik ndryshe nga fshatrat e tjerë.
""Vila Art" është bashkim i tre shkronjave të para të emrave të ortakëve të mi, menduam se ishte zgjedhja më e mirë pasi nuk donim të ishte si këta emrat komercialë por donim të kishte shumë gjëra brenda.
Edhe këtë pjesën e artit që në kuptimin e mirë të fjalës, të ketë një bashkëngjitje jo vetëm si emra por të jetë një shtëpi e vogël për të gjithë artistët e Pogradecit që kemi ne, që në shkrime, piktura, të kenë një vend ku t'i reklamojnë punët e tyre.
Deri tani ia kemi arritur. Ne kemi bërë shumë ekspozita me piktorët e Pogradecit, jo vetëm ata me emër si Anastas Kostandini, apo fotograf Ardian Fezollari, por kemi filluar edhe me piktorët që nuk janë shumë të dëgjuar që t'u japim mundësi të shpalosin punët e tyre, të kenë një vend ku të ndihen si në shtëpinë e tyre. Mendoj që pak a shumë ja kemi arritur."
Nëpërmjet këtij reportazhi, shikuesit mund të gjejnë një sugjerim mjaft të veçantë për të kaluar disa ditë me familjen e miqtë e tyre.
"Vila Art" është mundësia më e mirë ku mund të shijoni qetësinë e parkut që për Qiricin është unikale dhe s'mund ta gjesh në asnjë vend tjetër. Më tej, në periudhën e verës ku në qytet temperaturat janë të larta, në Drilon mund të gjesh klimën fantastike e të përshtatshme për të shijuar paraditen dhe pasditen.
Ndër të tjera, një arsye e fortë dhe pikë referimi për vizitorët që zgjedhin "Vila Art" është pikërisht një "muze i vogël", i përshtatur në një kënd të njërës prej dhomave ku mund të shijosh një kafe apo të konsumosh drekën e darkën, me librat e vepra për diktatorin Enver Hoxha ku të apasionuarit pas historisë dhe kësaj figure mund të marrin më tepër informacion mbi jetën e tij.
"Në Vila njerëzit në radhë të parë gjejnë qetësinë e parkut që është unikale dhe smund ta gjesh apo shijosh në asnjë park tjetër, flas për korrik e gusht që janë temperaturat si në Drilon, që nuk shkojnë më shumë se 26-27 gradë pavarësisht se në Pogradec arrin në 32 gradë.
Plus më pas pjesën historike, që është një pjesë që të godet dhe bën më shumë që njerëzit ta shohin historinë, pasi të rinjtë tani nuk e kanë idenë se si kanë funksionuar gjërat. Ne kemi krijuar një minimuze, me veprat që ka pasur diktatori, kemi bërë një kënd ku një pjesë e madhe e njerëzve që vijnë, të gjejnë informacion më tepër."
Gatimet tradicionale janë çelësi kyç i kuzhinës në "Vila Art". Një ndërthurrje mjaft e veçantë e shijes së ushqimeve tradicionale të Pogradecit me recetat moderne, që e bëjnë drekën ose darkën të larmishme e shumë të shijshme për klientët. Korani është mbreti i tavolinës, i preferuar aq shumë nga të gjithë, i gatuar në receta të ndryshme duke nisur nga tavat e deri te recetat me lloje të ndryshme salcash. Krahas peshkut, në "Vila Art" klientët mund të shijojnë recetat e prodhimeve të mishit, të cilat shoqërohen me shishet e verës të prodhuara në Shqipëri, me një cilësi shumë të lartë. Administratori tregon se klientët kanë mbetur mjaft të kënaqur nga shërbimi i stafit dhe gatimet tradicionale të zonës, ndërsa më kryesorja mbetet mikpritja që ofron Pogradeci.
"Gatimi në vilë mund të gjejmë pjesën e peshkut që është unikale dhe ne e kemi tradicionalen tonë. Jemi bazuar në kuzhinën tradicionale duke kaluar fazën për pjesën e gatimeve të huaja, sot është mëse e nevojshme që të shpalosim kuzhinën vendase. Ja kemi dalë shumë mirë edhe pse kemi bërë një ndërthurje me gjërat pikante, po baza janë ato shqiptare. Në gatimet e peshkut kemi tavë me qepë, me salcë shtëpie, fileto me salcë limoni, koranin krudo.
Kemi edhe lloje që varen nga dëshira e klientëve. Më pas është pjesa e mishit, që përdorim mishin e vendit, duke bërë dhe një kënd të veçantë me prodhimet e verës, duke u dhënë mundësi prodhuesve që t'i sjellin të gjitha. Klientët që vijnë duan të provojnë verën e vendit, dhe ne kemi marrë vera shumë cilësore dhe jemi krenarë për këtë pjesë.
Të gjithë njerëzit, edhe të huajt që e kuptojnë verën, kanë mbetur shumë të kënaqur. Kjo është një nga arsyet që mundohemi t'i mbledhim të gjitha këto, që njerëzit të ndihen mirë. Plus, kryesorja është mikpritja që jo vetëm ne, por gjithë Pogradeci e ka, dhe bëjnë që nëse vjen njëherë në Pogradec, të kthehesh sërish."
Në dy vitet e fundit, Driloni u bë një nga pikat ku qeveria investoi në transformimin e tij. Një investim që sipas Entonit ishte mjaft pozitiv pasi fluksi i turistëve është jashtëzakonisht i lartë. Tendenca vitet e fundit në zhvillimin e turizmit duket se ka ndryshuar së tepërmi, krahasuar me vitet e shkuara kur vizitorët ndaleshin në Drilon për të konsumuar një kafe, ndërsa sot ata zgjedhin të qëndrojnë më gjatë.
"Driloni këtë vit prezantohet tjetër Drilon, jo ai që e mbajmë mend, për shkak të investimit që bëri qeveria dhe ishte diçka pozitive sepse dhe fluksi i njerëzve ishte jashtëzakonisht i madh. Njerëzit e kanë dëshirën jo vetëm për kuriozet, por për arsye se duan të rikthehen. Këtë vit pamë rikthimin e tyre dhe filloi ai stabiliteti ekonomik duke u rritur edhe numri i klientëve, kjo na vendos edhe ne në pozita pune të tjera që lokali duhet të funksionojë në një tjetër lloj mënyre pasi fluksi i njerëzve do të jetë jashtëzakonisht i madh."
Duket se bashkëpunimi mes qyteteve që përfshin qarku juglindor po ecën më së miri në krijimin e guidave turistike që ndihmojnë në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e atraksioneve që ka juglindja. Turistët vendas zënë pjesën më të madhe të vizitorëve, ndërsa vihet re një rritje e lartë edhe e numrit të turistëve të huaj. Fokusi kryesor i këtij bashkëpunimi mes qyteteve, është vetëm për t'i bërë vizitorët të ndihen si në shtëpitë e tyre, mes rehatisë dhe qetësisë.
"Pjesa më e madhe janë turistë vendas që edhe ne u kushtojmë rëndësinë e duhur, por kanë filluar të vijnë edhe turistë të huaj. Nëse më parë një pjesë e tyre e kishin thjesht një kalim Drilonin ku pinin një kafe dhe iknin, qëndrimi tani është më i gjatë. Turizmi tani po lidhet në qark, ku ne kemi bashkëpunuar edhe me guida në Pogradec e Korçë, ku kemi bërë një akordim ku në rast se duan të flejnë në Korçë, drekën e kalojnë tek ne në Pogradec dhe anasjelltas. Turizmi po hyn në një fushë ku ne si qark duhet të kombinohemi me njëri tjetrin, që nëse njerëzit vijnë këtu, duhet t'i bëjmë të ndihen mirë."
Me nota humori, Entoni vendos Pogradecin në vend të parë sa i përket historisë që ky qytet ka, duke e krahasuar atë me Korçën, si dy nga qytetet që kanë pësuar një zhvillim të madh turistik në vitet e fundit. Duket se këto dy qytete janë në "luftë" për turistët, por Pogradeci ka një tjetër aspekt më të fortë, faktin që ka afër Ohrin.
Entoni thotë se janë në rrugë të mbarë, pasi presin e përcjellin shumë vizitorë që vijnë nga Ohri dhe vendet e rajonit për të krijuar atë që quhet "versajë".
"Për mendimin tim, nëse është shprehja e bukur që thotë "Korça është Paris i Vogël", unë them që "Pogradeci është vendi që rrinte mbreti, është si versaja". Korça mund të jetë shumë e bukur por Pogradeci ka atë versajën e vetë. Pogradeci thith turistë, është baza, aq më tepër që kemi edhe aeroportin e Ohrit, ku një pjesë e madhe e guidave kanë problemin që si mbajnë dot të gjithë turistët dhe i sjellin këtu tek ne. Themi që jemi në rrugë të mbarë."
Stina e verës është ajo që mbledh në Pogradec e në fshatrat turistikë të saj një numër të lartë vizitorësh, të cilët zgjedhin të qëndrojnë atje për pushime, duke shijuar liqenin, natyrën piktoreske të Drilonit, klimën e freskët, gjelbërimin, ajrin e pastër e çdo gjë që e bën qëndrimin komod e të rehatshëm. "Vila Art" është vendi ideal ku mund të shijosh gatimet tradicionale me koranin e llojet e ndryshme të peshkut, duke vazhduar me produktet bio, prodhimet e mishit e duke u ndalur tek vera si pija e preferuar që shoqëron tavolinat e klientëve. Tashmë që po afron stina e dimrit, tek "Vila Art" mund të qëndroni në ambjentin e këndshëm të restorantit, me oxhakun që qëndron i ndezur në çdo moment, për të krijuar atmosferën e ngrohtë dhe rehatinë që e gjejmë në shtëpitë tona./ CNA
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në sportet nënujore po ...
Situata aktuale në juglindje sa u përket të sëmurëve të sh...
Ansambli "Skënderbeu" festoi mbrëmjen e kësaj të shtune 50...
Për herë të parë në qytetin e Korçës vjen Hackathoni më i ...
Ky eveniment iu dedikua më së shumti kostumografisë dhe la...
Mbi 100 kompani nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriu...
“Shkalla Sh.” është një kompani shqiptare e krijuar në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...