Përfundon panairi “Philoxenia”/ Tri ditë promovim i Korçës dhe bukurive të saj
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete i është përkushtuar pikturës e jo vetëm. Ai ushtron profesionin e mësuesit për një periudhë prej gati 3 dekadash. Momentalisht është mësues në fshatin Grunjas të Pogradecit, por çdo ditë që kthehet në shtëpinë e tij, ai futet në studio e nis të hedhë në telajo perceptimet e tij që mund të ketë hasur gjatë ditës.
Lamja është piktor i njohur në Pogradec, ndërsa CNA TV e ka zgjedhur për ta sjellë si një personazh të veçantë për shikuesit, pasi mban vlera të mëdha që duhet të njihen e të përçohen edhe te brezat e tjerë.
Piktura është arti i ndjenjës së shpirtit, prej nga ku buron edhe talenti që në fëmijëri.
I tillë ka qenë ky talent i shfaqur nga Lamja që në moshën 5-vjeçare, një pasion i lindur që fatmirësisht u pa nga mësuesit e tij në shkollë, e sot ka dhënë frytet e tij me ekspozitat e mrekullueshmë që Lamja ka realizuar.

Me shumë kënaqësi, Islam Bakollari na ka pritur pranë studios së tij në Pogradec, atje ku kalon pasditen pasi kthehet nga shkolla ku jep mësim. Një studio e ngrohtë, mes punimeve të tij, aq e bukur në stilin që ka zgjedhur piktori ta arredojë, ndërsa nuk mungon as një kat më sipër ku pret vizitorë dhe ka krijuar një ekspozitë me shumë punë të mrekullueshme ndër vite.
Lamja këtë pasion duket se e ka trashëguar nga babai i tij, i cili ka qenë një ndërtues e lexues shumë i mirë, e për të është një dhunti që e ka pasur prej fëmijërisë.
"E kam nisur që në moshën 5-6-vjeçare, është pasion i lindur si të gjitha pasionet e tjera, jo vetëm arti, por edhe fotografia e të tjera. Fëmija në moshë minore i ka të gjitha dhuntitë, duhet dikush nga jashtë, një katalizator për t'i dhënë një shtysë nëse ka prirje në pikturë, muzikë dhe artet e tjera. Unë këtë e pata nga im atë, i cili nuk ka qenë piktor, por ka qenë një ndërtues, lexues shumë i mirë. Besoj se një lloj pasioni të fshehur e kam nga im atë."
Shumë fëmijë në moshë të vogël duhet patjetër të kenë mbështetjen e familjes apo të dikujt jashtë saj, në rast se kanë një dhunti dhe vetë s'mund ta konceptojnë dot në moshë minore. Për Lamen, ka qenë fat i madh që dy nga mësuesit e tij kanë arritur ta zbulojnë talentin për pikturën.

"E zbuluan mësuesit. Kisha fatin e madh që dy mësuesit e mi i kam patur piktorë në klasë të gjashtë dhe klasë të tetë. Fjalën e kam për Kudret Durollarin, piktor në Pogradec, dhe Luan Topçiun, skulptor i cili sot është në Rumani."
Kujtim shumë i bukur për Lamen është koha kur sapo kishte nisur të vizatonte, ku edhe detyrat e shtëpisë i bënte me vizatime dhe kishte mijëra prej tyre që i kishte mbledhur deri në kohën kur duhet të vazhdonte studimet në shkollë të mesme. Ajo çka kishte ndodhur kur kthehet në shtëpi ishte e çuditshme.
"Së pari do t'ju tregoj një motiv shumë të bukur, unë detyrat e shtëpisë i bëja me vizatim që në fillore. Kur ika në shkollë të mesme lashë mijëra vizatime në shtëpi, e kur kthehem ishin të gjitha të djegura sepse ime më ndizte zjarrin dhe nuk u kushtonte rëndësi atyre çka bëja unë. Prej atyre vizatimeve, me kanë mbetur vetëm 2 fletë nga klasa e gjashtë."
Islam Bakollari është piktor i portretit, ndonëse në fillime ka punuar edhe skulpturën në baltë e në gur, ai sërish nuk ndahet nga piktura. Kur e pyesim nëse është e vështirë të pikturosh, Lamja thotë se kjo është pyetje shumë e vështirë ndërsa thekson se piktura të fut në një dimension tjetër, ku flet ndjenja dhe ngjyra.
"Te portreti, te kompozimi. Para pikturës në fakt kam pasur skulpturën, po të shikoni këtu janë disa punime të miat të bëra në gur. E kam nisur me baltën, më pas ka qenë vizatimi.
Kjo është pyetja më e vështirë që më bën. Në qoftë se nuk ndien, nuk pikturon dot. S'kam përgjigje tjetër. Piktura të bën të hysh në një dimension tjetër, kur pikturoj unë humbas, jam jashtëtokësor sepse flet ndjenja. Flet ngjyra, ngjyra është ndjenjë."
Ndër të tjera, Lamja veçon faktin se shumë emocione ndodhen brenda një vizatimi, të cilin e konsideron naiv, ashtu si fëmija që fillon e hedh në fletë atë që ka brenda vetes.

"Më dhimbsen sot ato lloj pikturash që isha amator në fillimet e mia, prapë kam një vizatim shumë të rregullt. Atje janë emocionet, ai vizatim më duket naiv. Zakonisht arti modern nuk kthehet, mbetet naiviteti, ajo që kanë fëmijët në mendje për të vizatuar."
Ajo çka bie menjëherë në sy në momentin që futesh në studion e Islam Bakollarit është pikërisht portreti i babait të tij, i vendosur në qoshe, por që zë vendin më të veçantë nga të gjitha pikturat e realizuara. Lamja e tregon këtë histori për të gjithë shikuesit e CNA TV, me shumë emocion ndonëse babai i tij sot nuk jeton më, por mbetet gjithmonë i gjallë atje në atë portret të realizuar mjeshtërisht.
"Ka një histori mjaft të bukur. Nga viti 2002, 2005 u lidha me një galeri private. Çoja një seri pikturash, 20% e mbante galeria, kjo pikturë është shitur 250$. Pas një jave kthehet sërish. Babai më pyeti 'O djalë, më shite?', kjo më bëri që t'i kthej lekët atij që e bleu. Pas 6 muajsh, im atë vdiq dhe këtë ia kam vendosur te varri. Kjo pikturë hyn te punët e mia më të realizuara."
Islam Bakollari mund të jetë mbase ndër të paktët piktorë që kanë arritur të realizojnë disa ekspozita në Pogradec e qytete të tjera. Lamja tregon se shumë pak mund ta dinë që ai ka organizuar plot 8 ekspozita personale, në Pogradec, Korçë dhe Elbasan, duke treguar edhe bashkëpunimin e mirë mes piktorëve të tjerë kombëtarë e më gjerë.
"Jam një ndër piktorët më të kompletuar, janë 8 ekspozita personale, pak e dinë këtë. Ekspozitën e parë e kam bërë në Elbasan, me piktorët elbasanllinj në Galerinë e Arteve në Elbasan. Nuk kishte kënaqësi më të madhe që unë, një amator, të marr pjesë me profesionistët. Ekspozita e dytë është në Pogradec e më pas në Korçë, në 1989 në konferencën e talenteve të reja. Në kohën kur u arratis Kadareja unë kam qenë në Korçë, pjesë e talenteve të reja nga të rinjtë. Ekspozita ime e fundit është një ekspozitë grafike ilustrative e romanit 'Pesha e Kohës', i një autori pogradecar, Istref Haxhillari. Kjo ishte ekspozita e fundit në Pogradec. Jam ingranuar edhe me piktorë të tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë."
Islam Bakollari, piktori pogradecar me origjinë nga zona e Mokrës, nuk e ka ndalur pasionin e tij për pikturën, duke u bërë edhe një nga artistët që ka realizuar disa piktura murale në qytet dhe në shkollën e fshatit ku ai punon momentalisht. Një tjetër dhunti kjo e piktorit, i cili po përgatitet të realizojë edhe ekspozitën e tij të radhës. Arti e piktura mbeten gjallë për sa kohë që vendi ynë ka artistë me zemër të madhe si Islam Bakollari, i cili sot është një ndër artistët që bëjnë krenarë të gjithë Pogradecin./ CNA
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Bashkia e Maliqit organizon për herë të katërt "Koloninë e...
Piktura të realizuara me profesionalizëm nga 25 piktorë ng...
Pas fluksit të djeshëm, ditët e ngrohta të tetorit kanë sj...
Lashtësia, betejat, traditat, kultura, zakonet, kuvendet e...
Lini është një nga fshatrat më të bukur që ka Pogradeci, p...
"Festa e mollës" në fshatin Dvoran të Korçës është kthyer ...
Rritja e pensioneve me 4.1% ka sjellë reagimin e ashpër të...
Arben Golemi, artisti beratas i cili ruan vendlindjen e ti...
Vizitorë nga Amerika zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë, ndë...
Gjatë këtij viti, shumë turistë të huaj kanë zgjedhur të v...
Lagjja “muze” e Pogradecit, e njohur ndryshe si Topleci, m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...