Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipërisë, vazhdon të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Ky park është një nga pikat kyçe të turizmit shqiptar, ku mali dhe deti bashkohen në një peizazh magjepsës, duke ofruar një atmosferë të pazëvendësueshme.
Llogaraja, me klimën e saj të freskët dhe pamjen e mrekullueshme, është një vend ku mund të kaloni momente relaksuese dhe të bukura me miqtë dhe familjen.
Një nga lokacionet që e bën këtë zonë edhe më të veçantë është Vila Dervishaliu, një vilë e cila ofron një përvojë unike për të gjithë ata që vizitojnë këtë rajon. E hapur në vitin 2014, vila është një ndër objektet më të vjetra dhe me vlera historike të zonës, ku tradita dhe moderniteti janë të përziera në një harmoni të përsosur. Vila ofron shërbime të klasit të lartë, përfshirë restorant, bar dhe akomodim hotelier, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.
Në një intervistë për CNA TV, pronari i Vilës Dervishaliu, Bexhet Dervishaliu, ndau disa prej veçorive dhe vlerave që bëjnë këtë vilë një destinacion të veçantë.

"Kam emigruar prej shumë vitesh dhe vendosa të kthehem në Shqipërinë time aty ku prej vitit 2014 fillova biznesin tim në zonën e Llogarasë, duke e hapur si restorant dhe më pas hoteleri.
Emrin e biznesit e vendosa të tillë, pasi kjo është pronë e shumë trashëgimtarëve tani dhe dëshiroja të mbante mbiemrin tonë, kjo zonë ndryshe quhet Qafa e Llogarasë, një zonë e cila është prej shekujsh një zonë turistike”, u shpreh ai.
Biznesmeni theksoi se ushqimi tradicional është një nga pikat kyçe të biznesit të tyre, duke u angazhuar për të ofruar një përvojë kulinarie autentike që reflekton traditat dhe shijet e zonës.
"Ushqimet në lokalin tonë pothuajse të gjitha janë natyrale që nga llojshmëria e mishit. Më të tërhequrat nga turistët janë ushqimet si keci i zonës, arapashi të cilat na kanë ngelur si traditë, djathrat e pjekur, pispilia e më gjerë. Turistët tanë kanë preferencën për t’i provuar pothuajse të gjitha gjërat e menusë tradicionale”, tha Dervishaliu.

Ai u shpreh se për të është një privilegj i madh, pasi edhe pas shumë vitesh klientët e tij të parë në këtë vilë vazhdojnë ende dhe sot ta frekuentojnë biznesin e tij.
Një tjetër karakteristikë e veçantë e kësaj vile janë dhomat e hotelit, të cilat janë restauruar kohët e fundit me shumë përkushtim. Restaurimi ka pasur për qëllim të krijojë një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm për vizitorët, ndërkohë që janë ruajtur elementët e natyrës dhe traditës lokale.
"Dhomat janë restauruar për t’u përshtatur me peizazhin përreth, duke i ofruar mysafirëve një atmosferë sa më të ngrohtë dhe të këndshme,", deklaroi biznesmeni.
Kjo përpjekje për të integruar elementet natyrore si mali dhe deti e bën këtë vilë një oaz për ata që kërkojnë një largim të qetë nga rutina e përditshme.

"Dhomat e hotelit janë me një sistem të mirë, duke ju përshtatur dhe zonës, pasi luksi në këtë zonë është diçka e tepërt dhe e papërshtatshme me sistem ngrohje dhe me të gjitha kushtet e nevojshme", theksoi ai.
"Nëse dëshironi që pushimet tuaja të jenë sa më relaksuese dhe të bukura, pranë natyrës së paprekur të malit dhe detit, Vila Dervishaliu është vendi perfekt që do t’ju ofrojë një përvojë të paharrueshme", përfundon Dervishaliu.
Për ata që kërkojnë një destinacion turistik që ofron harmoni të plotë me natyrën, traditën dhe komoditetin e një shërbimi të klasit të parë, Vila Dervishaliu në Llogara është pa dyshim një zgjedhje ideale./ CNA
View this post on Instagram
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...