Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, së bashku me një bashki të Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit, si bashkitë mes të cilave ndahet baseni i liqeneve të Prespës.
Qëllimi i këtij memorandumi është rritja e nivelit të mbrojtjes të kësaj pasurie natyrore. Pavarësisht ekzistencës së marrëveshjeve ndërqeveritare, prej vitesh liqenet dhe mjedisi përreth tyre janë dëmtuar nga faktorë të ndryshëm, ndërsa tani 4 kryebashkiakët kanë marrë angazhimin për të hedhur hapa konkretë drejt përmirësimit të situatës, të cilat konsistojnë në unifikimin e sezonit të peshkimit, uljen e ndotjes dhe ruajtjen e trashëgimisë.
Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski tregoi për CNA Tv se kjo marrëveshje i cakton kësaj bashkie dy projekte, më konkretisht në kanalizimet e ujërave të zeza dhe ujin e pijshëm në të gjitha fshatrat e kësaj bashkie.
"Pjesa kryesore që përfshin kjo marrëveshje është ruajtja e gjithë natyrës dhe liqeneve të Prespës. Kryesorja ishte kjo, bashkë me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe materiale të kufirit mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Mendoj se interesi kryesor që përfitojmë ne, me këtë marrëveshje bashkëpunimi, jemi shpallur fitues në dy projekte. Në njërin, Bashkia Pustec do të ketë menaxhimin e gjithë projektit, ndërsa në të dytin do implementohet nga drejtoria e ujësjellës kanalizimeve, shpresojmë që të jemi të suksesshëm edhe këtu", tha Kolefski.

Ai deklaroi se të treja shtetet i bashkon liqeni i Prespës, ndërsa ky memorandum do të ndihmojë në sinkronizimin e ruajtjes së liqenit nga ndotja por edhe zhvillimin e peshkimit.
"Aspektet janë të shumta, përmendim peshkimin në liqenin e Prespës nga të treja shtetet dhe kjo do ndihmojë në sinkronizimin për ruajtjen e liqenit nga ndotja por edhe peshkimin në vetvete. Për shembull, ndalimi i peshkimit në Maqedoni të jetë nga 1 Maji deri në fund Maji, dhe e njëjta gjë të jetë në të gjitha bashkitë."
Pjesa shqiptare është më e pastra sa i përket nivelit të ndotjeve për shkak se nuk ka ndotje nga pesticide apo nga materiale industriale. Sipas Kolefskit, Bashkia është përqëndruar në kanalizimet e ujërave të zeza në të gjitha fshatrat, pasi mund të konsiderohen si ndotje potenciale për liqenin.
"Angazhimi më i madh është ulja e ndotjeve, pjesa shqiptare është më e pastra sepse ne si bashki nuk kemi ndotje të tipit bujqësor, pesticide ose nga industria. Këtu jemi përqëndruar në kanalizimet e ujërave të zeza, përjashto fshatrat Pustec e Zaroshkë që është projekti, ne kemi aplikuar edhe për kanalizimet e zeza për të gjitha fshatrat e tjera. Mund të them që vetëm kjo është ndotje potenciale për liqenin e Prespës. Është liqen me ujë të pijshëm që duhet ta ruajmë të gjithë e të jemi të përgjegjshëm", theksoi ai.
Të gjitha bashkitë synojnë që përmes projekteve të përbashkëta të arrijnë një zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Liqeneve të Prespës, i cili është një pasuri natyrore dhe kulturore e veçantë./ CNA
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme në habitatin në...
"Vila Art" në Drilon është vila e parë e ndërtuar në pikën...
Përfundon pas 3 ditëve të mbushura me emocione, rrugëtimi ...
Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...