Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryesor të turistëve që e zgjedhin këtë qytet për të kaluar festat e fundvitit.
Korça ofron gjithçka! Duke nisur nga atmosfera e mrekullueshme në bulevardet e qytetit, zonat më të veçanta si pedonalja dhe pazari i vjetër, të cilat janë ndriçuar dhe dekoruar aq bukur, për t'i dhënë qytetit një pamje festive. Më tej, Korça ofron mikpritjen, ngrohtësinë, edhe pse në temperatura të ulëta në këtë muaj dhjetor, gatimet tradicionale, si edhe muzikën e preferuar të vizitorëve që janë serenatat.
Edhe këtë vit, rezervimet për festat e fundvitit janë mbyllur dhe Korça është gati të presë turistët e t'i kënaqë ata me një sërë organizimesh të veçanta.
Bujtinat, hotelet dhe shtëpitë pritëse kanë mbyllur rezervimet për Krishtlindjen e Vitin e Ri që një muaj para. Kanë qenë turistët që kanë zgjedhur edhe këtë vit Korçën për të festuar, duke u siguruar që të prenotonin në strukturat akomoduese, por edhe në restorante.
Menaxheri i njërit prej hoteleve më të pëlqyera e më të vizituara në Korçë, ka treguar për CNA TV se kërkesat për rezervim kanë qenë shumë të larta këtë vit, si nga vizitorët shqiptarë, por edhe ata të huaj. Ai thotë se turistët zgjedhin Korçën për mikpritjen, kulturën e tradicionalitetin që ajo ofron, çka i bën këta të fundit të ndihen si në shtëpitë e tyre.
"Festat e fundvitit janë rezervuar gati një muaj para, i gjithë dhjetori dhe datat e para të janarit po ashtu të rezervuara. Ka pasur shumë kërkesa, përgjithësisht rezervimet janë nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Ka pasur kërkesa edhe nga të huaj, por s'kemi disponuar dhoma të lira dhe të paktë janë të huajt në rezervime. Ne disponojmë 10 dhoma dhe Korça është ajo që ofron mikpritjen, kulturën, tradicionalen e saj, e kjo është çfarë kërkojnë njerëzit që preferojnë Korçën për festa."
Në darkën e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, në "Vilën Ekrem" do të ketë muzikë "live" në restorantin e hotelit, ku klientët do të gjejnë gatimet tradicionale të ndërthurura me ato moderne. Përshtypjet e klientëve kanë qenë ndër më të mirat, duke u kthyer në klientë besnikë e duke u kthyer gjithmonë në Korçë për festa.
"Ne për këto ditë festash organizojmë muzikë 'live' te pjesa e restorantit, me gatimet tona tradicionale duke i ndërthurur edhe me ato moderne. Kërkesat janë të shumta, pjesa më e madhe vijnë festojnë me familjet e tyre, por edhe me miqtë e shoqërinë. Të gjithë klientët që kanë ardhur, ikin shumë të kënaqur, kanë ndier atë mikpritjen tonë, kulturën. Janë rikthyer sërish te ne, shumica e klientëve janë të përhershëm dhe kthehen gjithmonë. Kjo është ajo që ofron Korça."
Darka e këtyre festave është më e rëndësishmja për të kënaqur klientët e për t'u ofruar atyre shijen e mrekullueshme të recetave korçare, por edhe ndërthurjen e tyre me receta të huaja, çka e bën menunë të plotësuar. Shefi i kuzhinës pranë "Vilës Ekrem", Laridi Goskova, ka treguar për CNA TV ushqimet më të preferuara të klientëve, duke na zbuluar edhe menunë e përgatitur për darkën e Krishtlindjes dhe atë të ndërrimit të viteve.
"Ushqimet më të preferuara që futen te tradicionalet e Korçës dhe që i duan klientët janë brinjët e qengjit, mish qengji furre, fasule pllaqi me pastërma, petulla të fshira dhe byreku. Edhe vizitorët preferojnë të njëjtat gjëra, janë më tepër në tradicionalet. Ne në restorantin tonë kemi edhe kuzhinën moderne që e kemi krijuar së fundmi, ndërthurrur me tradicionalen. Është një miks shumë i lezetshëm. Në Krishtlindje ne kemi futur në menu kuzhinën moderne të ndërthurur me tradicionale, por më tepër është moderne. Kemi një sallatë burata me pomodorini dhe rukola, djathë dhie me kadaif dhe mjaltë, brinjë qengji në furrë dhe një muskul qengji, i cili do të bëhet me dromka të zonës së Korçës dhe me gjalpë.
Nata e Vitit të Ri ka një larmishmëri, me një sallatë miks gjethesh, me spinaq, djathë e panxhar të kuq. Kemi miksin e mirëseardhjes, me turshi, kemi po ashtu lakror. Te modernet kemi tartar viçi, i cili shoqërohet me patate, kemi lakër të pjekur me gjalpë dhe me krem gorgonzola dhe krem hudhre të zezë. Për tradicionalet, klientët janë tej mase të kënaqur, por dhe modernet që kemi futur janë të befasuar që i gjejnë në Korçë."
Korça është qyteti më i bukur e më i preferuar për festat e dhjetorit! Atmosfera festive ndihet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga korçarët, por edhe nga vizitorët që kanë nisur të mbushin qytetin që në javët e para të këtij muaji, e pritet që në vazhdim të ketë një fluks të shtuar. Nga ana e operatorëve turistikë dhe strukturave akomoduese janë marrë masat e duhura që festat e fundvitit të kalohen sa më bukur në juglindje./ CNA
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...