Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", Këshilli i Qarkut organizoi një sërë aktivitetesh kushtuar ngjarjes më të rëndësishme që shënoi historinë e vendit.
Në 10 dhjetor të vitit 1916 u themelua Republika Autonome Shqiptare e Korçës, pas rënies së qytetit nën kontrollin e francezëve gjatë Luftës së Parë Botërore që zgjati deri në vitin 1920.
Në këtë ditë të shënuar u zhvillua ceremonia solemne pranë bustit të Themistokli Gërmenjit ku u nderua figura e tij patriotike nga drejtues të institucioneve të Korçës, partive politike, drejtues të bashkive të qarkut dhe familjarë të dëshmorëve.
Kryetari i Këshillit të Qarkut, Erjon Nexhipi, tregon se në këtë ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ku përfshihen konferencat historike për këtë ngjarje, ekspozitat, festivali folklorik e më tej.

"Shpallja e Krahinës Autonome të Korçës ishte një nga ngjarjet që shënoi historinë e vendit. Këtë vit kemi parashikuar një sërë aktivitetesh, ku përfshihen konferenca historike për këtë ngjarje, ceremoninë solemne te busti i Themistokli Gërmenjit, me ekspozitën e koleksionistëve të kësaj periudhe. Më pas do të vijojmë me aktivitetet me grupet folklorike të Rajonit, për ta finalizuar me Festivalin Rajonal Folklorik, të cilin synojmë ta kthejmë në traditë të përvitshme."
Për koleksionistin Mirgen Shamblli, ekspozita e sotme është një nga ekspozitat ku shumë dokumente e materiale po publikohen për herë të parë. Ai tregon se tematika është e gjerë, duke nisur me krijimin e çetave patriotike, shpalljen e Krahinës Autonome, e deri tek ushtria franceze, kartëmonedhat e pullat e postës. Koleksionisti korçar do të veçonte Varrin Monumental të Themistokli Gërmenjit, të cilit i është dedikuar si piedestal nga qyteti i Korçës.

"Thuajse të gjitha dokumentet dhe fotografitë e sjella në këtë ekspozitë publikohen për herë të parë. Materialet fillojnë nga krijimi i çetave patriotike, vazhdon me shpalljen e Krahinës Autonome. Tematika zgjerohet me ushtrinë franceze, shqiptare, kartëmonedha, pulla të postës, të taksave. Mund të themi që Krahina Autonome e Korçës funksiononte si një shtet i vogël gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Nga ekspozita, materialet e së cilës i kam mbledhur gjatë 20 viteve, do të veçoja varrin monumental të Themistokli Gërmenjit, dedikuar nga qyteti i Korçës."
Për Ardi Karanxhën, koordinatorin e COD, ekspozita përmban dokumente që i përkasin një periudhe katërvjeçare që nis prej vitit 1916 e deri në 1920 ku përfshin edhe përfundimin e Luftës së Parë. Ndër të tjera, në këtë ekspozitë janë shfaqur edhe artefakte personale të Themistokli Gërmenjit dhe bashkautorëve të tjerë të kësaj Republike.

"Dokumentet i përkasin një periudhe 4-vjeçare që nga themelimi i krahinës autonome të Korçës, deri në vitin 1920 që korrespondon me dy vite pas përfundimit të Luftës së Parë. Përmban dokumente shkrimore, fotografike ose artefakte të tjera të ndryshme si harta që tregojnë disa lloje dimensionesh të themelimit, fotografi ushtarake, rregullore të sjelljes, e deri tek artefakte personale të Themistokli Gërmenjit dhe bashkautorëve të kësaj Republike."
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës krahinë autonome, pas ceremonisë solemne të nderimit të Themistokli Gërmenjit dhe ekspozitës së koleksionistëve, u zhvillua edhe parada e grupeve folklorike të juglindjes, të cilët shfaqën traditën me veshjet popullore të zonave përkatëse. Ekspozita u mbajt pranë ambienteve të Shtëpisë së Flamurit, ndërsa pasditen e sotme do të ketë edhe një festival rajonal folklorik, i cili do të kthehet në një traditë në Korçë./ CNA
View this post on Instagram
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Islam Bakollari, i njohur ndryshe si "Lame", prej një jete...
Ka përfunduar me sukses Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Ph...
Fshati turistik i Dardhës është zbardhur nga dëbora në kët...
Nisin reshjet e para të dëborës në fshatin turistik të Dar...
Temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit janë shoqëruar...
Ka nisur në Selanik të Greqisë, Panairi Ndërkombëtar i Tur...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...