Vila Dervishaliu në Llogara/ Bashkimi i traditës dhe modernitetit në zemër të natyrës
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...

Për herë të parë në Shqipëri vjen një fondacion komunitar me fokus filantropinë dhe korçarët.
"Korçarët ndihmojmë korçarët" është fondacioni që u prezantua ditën e sotme në një ëorkshop ku morën pjesë drejtues të institucioneve lokale, po ashtu edhe përfaqësues të fondacioneve dhe organizatave të tjera joqeveritare.
Filantropia dhe Korça konsiderohen të pandashme nga njëra-tjetra, kjo për shkak të historisë së lavdishme që mbart ky qytet. Në Korçë lindi filantropia dhe vetë korçarët kanë bërë të mundur të ndihmojnë qytetin nëpërmjet ndihmave komunitare duke treguar kështu dashurinë për qytetin dhe njerëzit.
Leonard Olli, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Komunitar "Korçarët ndihmojmë korçarët" ka treguar për CNA TV detaje lidhur me krijimin e këtij fondacioni, duke theksuar faktin se Korça nuk mund të ndahet nga filantropia, pasi ka qenë qyteti i parë që e ka përqafuar.

"Korça dhe filantropia ashtu sikundër e kemi edhe në temën e ëorkshop-it është një binom i pandarë. Nuk mund të ndahet sepse filantropia në konceptin e Shqipërisë së asaj kohe, pjesë e Perandorisë Osmane, lindi në Korçë, e ky koncept pionier vazhdon sot e kësaj dite dhe Korça vijon të ngelet pararojë. Në rastin konkret ne kemi të bëjmë me të parin fondacion komunitar në Shqipëri, një fondacion ose një organizatë jofitimprurëse që në SHBA është një nga format më të përhapura të organizimit të Shoqërisë Civile, sepse këto fondacione kanë për qëllim kryesor filantropinë dhe bamirësinë."
Ky fondacion fokusohet në elementë të donacionit personal, në këtë rast të Dr. Yvonne Naum, e cila është bijë korçare, lindur e rritur në Amerikë, por kurrë nuk harroi rrënjët e saj dhe njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Nëpërmjet këtij fondacioni, Yvonne së bashku me ekipin e përzgjedhur në drejtimin e saj, do ta kthejnë traditën e filantropisë në Korçë, traditë që ka qenë pararojë në ndihmë të shoqërisë.

"Janë të fokusuara në elementë të donacionit personal siç kemi rastin e të nderuarës Dr. Yvonne Naum, një vajzë e Korçës, lindur e rritur në Amerikë, por që adn e vetë vjen detyrimisht si korçare. Bashkë me Yvonne ne ndërtuam fondacionin e parë komunitar, të cilin Yvonne insistoi ta quante ‘Korçarët ndihmojmë korçarët’ sepse ka të bëjë me vetë veprimin, aksionin, organizimin. Ne kemi qenë komunitete të mrekullueshme dhe nuk kemi pasur sytë e kthyer asnjëherë nga shteti apo nga zoti, gjëja e parë që i kemi besuar ka qenë njëri-tjetri. Ka ardhur koha që këtë traditë të mrekullueshme të Korçës, e cila u shtri edhe në vende të tjera të Shqipërisë, ta rikthejmë fuqishëm. Korçës i takon ta rikthejë këtë traditë në respekt të filantropëve të shquar korçarë, dhe i takon sërish Korçës të jetë në ballë të kësaj iniciative të jashtëzakonshme."
Për kryetarin e bordit të drejtorëve, Ardit Konomi, kjo nismë është një hap i madh për arsye se do të ndërtohet një e ardhme duke u bazuar mbi historinë e filantropisë, në të cilën Korça mban vendin e parë. Konomi thekson për CNA TV se bashkëpunimi dhe koordinimi me faktorë të tjerë do të jenë çelësi kyç për ta vijuar këtë nismë në ndihmë të njerëzve në nevojë.

"Sot është dita e parë e prezantimit të parë të fondacionit të parë që ngrihet në Shqipëri. Është një hap i madh, gjykoj, jo thjesht sepse s'ka pasur të tjera formate të tilla më parë, por sepse e gjithë ideja qëndron te fakti se me sytë nga e ardhmja ndërtojmë në bazë të historisë që kemi. Në këtë rast, Korça ka historinë më të lavdishme të filantropisë në Shqipëri. Ne do të kemi mundësinë të aplikojmë një format të ri ndaj shtresave në nevojë, ndaj kujtdo që kërkon ndihmën nga komuniteti. Patjetër që është shumë e rëndësishme, bashkëpunimi nuk ka munguar kurrë në Korçë, është prezente dhe e fortë. Mandej synojmë të ngremë një nivel tjetër koordinimi midis gjithë faktorëve që ofrojnë këtë ndihmë, gjithashtu të kemi mundësinë që ta futim si një lloj tregu sepse do të funksionojë si i tillë, por përfituesi i vetëm është ai që e merr shërbimin, ajo ai që e ofron."
Dy janë elementët që ky fondacion është mbështetur. Sipas Ollit, elementi i parë është bazuar në frymën e komunitetit korçar, ndërsa elementi i dytë lidhet me bashkëpunimin me Diasporën, ku shumë korçarë janë të interesuar të ndihmojnë qytetin. Deri më sot ka munguar ura lidhëse mes tyre, por tashmë fondacioni "Korçarët ndihmojmë korçarët" do të shërbejë si ura e komunikimit mes tyre në vende të ndryshme të botës. Në këtë bashkëpunim të suksesshëm ka ndikuar edhe Global Foundation Albania, me një tjetër korçar të lindur e rritur në Amerikë, Mark Cosmo, i cili ka dhënë bazën teknike dhe logjistike për të avancuar këtë fondacion të ri.

"Është e bazuar në frymën e komunitetit, ai element që ka forcën më madhore është komuniteti i Korçës, qytetarët korçarë, sikundër dikur me të ardhurat e tyre kanë ndërtuar një pjesë të kopshteve, parqeve. E dyta është bashkëpunimi me Diasporën, kemi shumë qytetarë të Korçës që janë shumë të prirur dhe të interesuar të ndihmojnë qytetin, por s'është krijuar kanali i mundshëm i komunikimit, dhe shpresojmë që ky fondacion do ta realizojë këtë komunikim prej SHBA e në vende të tjera të botës. Për këtë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi shumë i ngushtë me Global Foundation Albania, e drejtuar nga Mark Cosmo, një tjetër korçar lindur e rritur në Amerikë, që është fondacioni, i cili ka dhënë të gjithë bazën teknike dhe logjistike për të avancuar ky fondacion që kemi sot. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Boston, USA, me Global Foundation Albania, me shoqata të tjera në Kosovë. Shpresoj që vënia në funksion të plotë të këtij fondacioni do të shërbejë si urë lidhëse e Korçës me të gjithë korçarët kudo ndodhen."
Gjatë takimit të sotëm u diskutua mbi historinë e filantropisë në Korçë dhe u bë e mundur njohja mes drejtuesve të institucioneve dhe organizatave të tjera joqeveritare, të cilat së bashku me fondacionin "Korçarët ndihmojmë korçarët" do të ecin në rrugën e bukur të kësaj tradite. CNA TV ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Dr. Yvonne Naum, e cila do të transmetohet së shpejti në ekranin tonë./ CNA TV
View this post on Instagram
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
"Pëshpërima" erdhi mbrëmjen e 25 nëntorit pranë Galeri...
Korça, një qytet i njohur për kulturën dhe traditat e tij,...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...