Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...

"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet gjallë vit pas viti në Pojan të Maliqit. Karnavalet e Pojanit të përfaqësuara nga ky rit zhvillohet çdo 7 Janar në këtë zonë, si një rit pagan mijëravjeçar, një ditë pas kremtimit të Ujit të Bekuar. Banorë të zonës janë mbledhur në qendrën e fshatit, të shumtë në numër, duke pritur "rrugeçërit" të cilët shkuan në çdo banesë ku sipas traditës thuhet se largojnë të keqen.
Të veçanta ngelen kostumet e frikshme që janë ruajtur brez pas brezi dhe me fanatizëm nga banorët, por ka patur edhe të rinj që kanë përgatitur kostume të tyre. Këto festime në mënyrë simbolike largojnë të keqen, frikën dhe ironizojnë aktualitetin ku jetojmë.
Disa nga personazhet e këtij riti janë plaku me plakën, nusja me dhëndrrin, ariu e shumë të tjerë që përcjellin mesazhe të ndryshme. Vetë këto personazhe kanë treguar të veçantat e personazheve që kanë sjellë në këtë rit, duke thënë se ky rit largon të keqen dhe sjell mbarësi.
"Unë jam plaku. Është udhëheqësi i të gjithëve, hap rrugën i pari. Kam edhe plakën që më ndihmon nga mbrapa. Është doktori që në momentin që sëmuret plaku me plakën i ndihmon. Largon të keqen dhe sjellin mbarësi."
"Është festë pagane e trashëguar brez pas brezi dhe ne mundohemi që të vazhdojmë traditën. Unë jam plaka, kemi ariun, Markon, doktorin. Roli i plakës është të ruaj plakun mos ma marrin."
"Ju urojmë gëzuar dhe një vit i mbarë. Ne rikthehemi vit pas viti si personazhe. Nuk është e vështirë ti bësh këto personazhe. U mblodhëm dhe më pas shkuam shtëpi më shtëpi."
Për organizatorin e kësaj feste, Xhafer Gjyshllari, nuk kanë munguar falenderimet për të rinjtë që kanë veshur kostumet e ruajtura brez pas brezi ndërsa ka thënë se vitin e ardhshëm do të jetë një organizim më i madh ku do të përfshijnë edhe fëmijë të vegjël.
"Kjo festë ka shumë vite para, e mbaj mend që në 1952 që jam lindur kjo festë është bërë dhe Pojani e ka ruajtur për bukuri të zotit dhe tani ne po e shtrijmë akoma më shumë. Ti japim prioritet më shumë kësaj feste që të mbajmë gjallë traditat e vjetra të fshatit tonë. Personazhet do ti falenderoj sepse nuk lodhen, sivjet është mirë se s'po bie as shi as borë, por kanë kaluar shqetësime edhe në borë e shi dhe kështu qofshin të bashkuar. Kanë mundësi akoma më shumë që vitin që vjen ju do ta shikoni me të tjera veshje. Duke organizuar dhe grupe të tjera për të qenë 4-5 grupe, ku edhe të vegjëlit e të mëdhenjtë të japin më shumë gjallëri."
Fshati Pojan i Bashkisë Maliq e trashëgon këtë festë prej qindra vitesh. Organizohet një ditë pas ujit të bekuar dhe siç e do zakoni, shoqërohet me veshje tradicionale si dhe me valle e këngë duke sjellë kështu një atmosferë festive në rrugët e fshatit./ CNA
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
“Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me ha...
"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organi...
Laguna e Nartës është një nga pasuritë natyrore më të mëdh...
Mesditën e sotme është mbajtur dëgjesa e parë në ambjentet...
Paraditen e sotme u zhvillua Konferenca Shkencore e qu...
Për herë të parë në Shqipëri vjen një fondacion komunitar ...
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...