web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në Korçë

20 Dhjetor 2024, 21:15, Qyteti im CNA

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në

"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organizohet në Shqipëri për sportin e mrekullueshëm të fluturimit me parashuta. Pas turit në disa qytete të Shqipërisë, superfinalja u vendos të mbahet në  fshatin Lumalas, në zonën e aeroportit.

CNA TV ka ndjekur ditën e sotme përgatitjen dhe garën e pjesëmarrësve, të cilët kanë fluturuar me parashuta, ku patën mundësinë të shohin nga lart panoramën fantastike të Korçës e rrethinave.

Xhonatan Islami, sportisti i mirënjohur, tregon për CNA TV organizimin në këtë edicion të radhës, duke theksuar se gara e parë ka qenë në vitin 2000 në Korçë dhe prej atij viti rikthehet sërish në këtë qytet. Xhonatani tregon se Korça është një nga destinacionet e preferuara nga pilotët, ndërsa interesi këtë vit ka qenë akoma më i lartë.

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në

"Jemi Korça Open Air , është viti i 13 -të që ne kemi zgjedhur Korçën për të organizuar finalen e Kampionatit Kombëtar Shqipëri - Kosovë. Ka pasur pauza mes njëra - tjetrës, pra gara e parë që është organizuar në Korçë ka qenë në vitin 2000 dhe që prej asaj kohe me disa pauza në mes kemi mberritur në vitin e 13-të që e organizojmë. Korça është një nga vendet, destinacionet më të pëlqyera edhe nga pilotët e rajonit. Vitet e fundit po shohim që ka një interes të jashtëzakonshëm nga pilotët e Europës, por edhe më gjerë. Kjo na shtyn akoma edhe me shumë që të organizojmë çdo vit ‘Korça Open Air’, duke e kthyer në një ‘brand’ të përvitshëm dhe shumë të rëndësishëm të kalendarit të fluturimeve të Federatës Shqiptare."

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në

Ndër të tjera, Xhonatani tregon arsyen se pse u zgjodh Lumalasi me pistën e rregulluar nga bashkia, duke bërë të mundur që të zhvillojnë garën me tërheqje, ndryshe nga lartësitë e malit të Moravës apo kodrave përreth.

"Në këtë edicion kemi 42 pjesëmarrës, garues, pilot, profesionistë sigurisht. Kemi zgjedhur Lumalasin sepse duke qenë se Lumalasi është një risi në pjesën e aviacionit, na jep një mundësi të jashtëzakonshme me gjithë pistën e saj të rregulluar nga bashkia, që të kemi mundësi të zhvillojmë këtu garën me një mënyrë tërheqje shumë të veçantë. Nuk nisemi nga lartësitë siç e bëjmë zakonisht nga Morava apo kodrat rreth e qark, por tërhiqemi nga fusha me anë të makinës dhe një pajisje që vendoset mbrapa, arrijmë në kuotë të kërkuar për garën dhe më pas lëshohemi për të kapur pikët. Kjo gjë është një risi jo vetëm për Korçën por në të gjithë kapionatin shqiptar. Ne këtë vit po i kthejmë garat, shumicën e tyre në këtë mënyrë duke qenë se është më afër me publikun dhe nga ana teknike. Më vjen shumë mirë që Korça po i kthen sytë nga aviacioni dhe nga sportet e ajrit, duke aktivizuar edhe këtë aerodrom dhe shpresoj të jetë një këmbë e mbarë e për të ardhmen për të pasur sa më shumë aktivitete."

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në

Edhe për presidentin e Aeronautikës Shqiptare, Alket Islamin, ky rikthim në Lumalas është plot emocione për shkak se 25 vite më parë u organizua një air shoë, ndërsa këtë vit rikthehen me një garë të mirëfilltë. Risia e këtij edicioni është pista me tërheqje me motor dhe kavo, ndërsa ka edhe të rinj nga Belgjika që marrin pjesë për herë të parë në këtë kompeticion.

"Rikthehem me emocion në Lumalas, në aeroportin e Lumalasit sepse ‘Albanian Open’ e vitit 2000 ka filluar këtu. Ajo zhvillohet në Vlorë, por ne e bëmë për herë të parë në Korçë këtë event. Para 25 vitesh ne nuk kishim kompeticion ishte thjesht një air shoë, ndërsa këtu kthehemi me një garë të mirëfilltë, ku për herë të parë nuk do të shfrytëzojmë malet, pra Moravën për fluturim por kemi direkt pistën në tëheqjen me kavo, me motor.

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në

Kjo është risia, gara është shumë e fortë sepse quhet Super Finalja e Kampionatit Kombëtar dhe është ‘Korça Open Air’, edicioni i 13-të, ku përveç të gjithë pilotave që kanë ardhur dhe janë rikthyer kemi edhe të rinj nga Blegjika që për ne është një risi, edhe është PR edhe për qytetin. Pjesëmarrësit janë të kënaqur sepse fakti që ne duam mbas 2 vitesh të paraqesim videot për Korçën. Për të marrë një kampionat botëror këtu tregon që të marrësh gaën duhet të kesh një sërë rezultatesh dhe detyrimesh. Korça i përmbush qoftë hoteleritë, qoftë largësitë nga vendi i fluturimit deri tek akomodimi, mikpritja dhe gjithë shërbimet e tjera që i kanë top".

Prej ditës së djeshme, në Lumalas ka nisur ‘Korça Open Air’, me pjesëmarrje të më shumë se 40 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës. Ditën e nesërme do të bëhet edhe ndarja e çmimeve pranë pazarit të vjetër të Korçës, ku do të nderohen e vlerësohen pjesëmarrësit dhe ata që kanë spikatur në këtë edicion./ CNA

Edicioni i 13-të i "Albania Open Air"/ Finalja mbahet në





Lajmet e fundit nga