"80 vjet arsim në gjuhën amtare maqedonase në Shqipëri"/ Dimitrievski nga Korça: Moment i rëndësishëm
Paraditen e sotme u zhvillua Konferenca Shkencore e qu...

Mesditën e sotme është mbajtur dëgjesa e parë në ambjentet e sallës së këshillit pranë bashkisë së Korçës për të prezantuar projekt idenë e ndërtimit të stadiumit të ri të qytetit.
Gjatë këtij takimi, morën pjesë këshilltarët e këshillit bashkiak, përfaqësues nga klubi i futbollit Skënderbeu, si edhe të interesuar të tjerë mbi këtë projekt, të cilët fillimisht janë njohur me të, e më pas kanë diskutuar edhe më tej duke dhënë sugjerime.
Bashkia Korçë thekson se rizhvillimi i stadiumit Skënderbeu në Korçë, nuk do të ofrojë vetëm kushte optimale për sportin, duke e ngritur atë në nivelin më të lartë në rajon të infrastrukturës sportive, por gjithashtu do të promovojë biznesin, argëtimin, kulturën artistike, kulturën arsimore dhe tregtinë në hapësira të dedikuara, me qëllim krijimin e atraksioneve për të gjithë ata që vizitojnë Korçën, duke shtuar vlerë përqytetin dhe rajonin.
Rijetëzimi i stadiumit dhe zonës përreth tij do të shndërrohet në një qendër multifunksionale për qytetin.
Hazbie Dervishi, arkitektja e studios lokale "UNO Architects" ka treguar për Cna Tv detaje lidhur me këtë projekt që do ti sjellë Korçës një aset të mrekullueshëm sportiv. Dervishi thotë se ky projekt nuk përmban vetëm stadiumin por gjithë zonën sportive që do të ketë fasilitetet e nevojshme.
"Ky projekt nuk përban vetëm stadiumin në vetvete por është për të gjithë zonën sportive, e cila do të zhvillohet duke patur të gjitha fasilitetet që ato kanë nevojë të kenë si zonë sportive. Pikëpamja e parë është stadiumi, i cili do të rritet në kategori, do të bëhet stadium i kategorisë së katërt që do të lejojë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kjo do ti sjellë zhvillim jo vetëm qytetit, por edhe anë e mbanë gjithë Shqipërisë."
Sa i përket elementëve në të cilën do të ndërhyhet në këtë kompleks, arkitektja Dervishi veçon çatitë karakteristike korçare, dritaret, stemën bardh e kuq që do të jenë në harmoni të plotë me njëra tjetrën.
"Për elementë arkitektonikë dihet që çatitë e Korçës janë gjithmonë të veçanta, edhe për materialet që ato kanë dhe format e dritareve, në këtë projekt është dhënë pak esencë moderne le të themi, siç e patë e ju në projekt janë bërë çatitë me kulme, dritaret me frizurën e bardhë anësore, normalisht është ruajtur stema e bardhë dhe e kuqe për të gjithë zonën. Mendojmë se është në harmoni totale me gjithë qytetin."
Ndër të tjera, stadiumi do të ketë rreth 8200 vende ulëse, dhomat e zhveshjes, tualetet, hapësirat për personat Vip, si edhe një hotel që do të akomodojë sportistët. Krahas këtyre elementëve, e gjithë zona përreth stadiumit do të funksionojë si një e vetme.
"Stadiumi ka rreth 8200 vende për tu ulur, do të ketë të gjitha fasilitetet që i duhen një stadiumi. Dhomat e zhveshjes, tualetet, dhoma dhe hapësira për VIP, do të ketë dhe një pjesë hoteli që do të mundësojë mbajtjen e sportistëve që do të jenë aty. E gjithë pjesa e stadiumit dhe godinave rrotull do të funksionojë si një, ku do të ketë edhe dyqane komerciale të cilat do të ofrojnë jo vetëm sportistëve por edhe turistëve që presim të na vijnë."
Ky projekt ide ka patur reagime mjaft pozitive, ndërsa pritet që në vijim të ketë edhe dëgjesa të tjera deri në finalizimin e projektit.
"Ne jemi në një projekt në zhvillim, është projekt ide, prandaj kemi patur këtë dëgjesë dhe do të kemi të tjera akoma ku do të marrim komente nga vetë qytetarët për zhvillimin e zonës. Ne kemi marrë feedback pozitiv deri tani dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në proces duke folur me bashkinë, investitorë apo edhe me vetë qytetarët për përmirësimin e projektit. Momentalisht jemi në një projekt ide që do të zhvillohet deri në finalizimin e tij pra në projekt ndërtimin."
Arkitektja Hazbie Dervishi ka shtuar se projekti është hartuar në bashkëpunim me studion daneze Cebra, e cila ka fituar të drejtën e projektimit në konkursin e zhvilluar disa muaj më parë. Korça ka traditë të hershme në sporte, e aq më tepër në futboll, duke mbajtur një histori të madhe mbi supe, e këtë histori do ta zhvillojë më shumë akoma kompleksi i ri sportiv./ CNA
View this post on Instagram
Paraditen e sotme u zhvillua Konferenca Shkencore e qu...
Për herë të parë në Shqipëri vjen një fondacion komunitar ...
Parku Kombëtar i Llogarasë, një nga destinacionet më të nj...
Vitet e fundit, Korça është kthyer në destinacionin kryeso...
Vlora është veshur me petkun e saj më të bukur festiv, duk...
Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të pref...
"Shkodra në shekuj" në ditën e dytë të konferencës vijoi m...
Në 108-vjetorin e shpalljes së Korçës "Krahinë Autonome", ...
"Korça në luftën e parë botërore, vetëqeverimi dhe zhvil...
Pas ndezjes së dritave në bashkitë e qarkut juglindor, edh...
Qyteti i Pogradecit ka ndezur dritat e pemës së fundvitit,...
Dy bashki të juglindjes, përkatësisht Prespa dhe Devolli, ...
Në Gjirokastër është çelur zyrtarisht periudha festive e f...
Korça ka ndezur pasditen e 6 dhjetorit, dritat e festave t...
Bashkia Devoll ka ndezur dritat dekorative në qytetin e Bi...
Banorët e fshatit Gështenjas të Pogradecit kanë protestuar...
Kolonja ka gjetur një mënyrë të veçantë për të ndezur drit...
Bashkia e Pogradecit do të organizojë këtë fundjavë Festën...
Korça është përfshirë nga reshjet e borës prej orëve të pa...
Për herë të parë në Korçë u finalizua ekspozita e veprave ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...