“PUKA N’FESTË”, INAUGUROHET ZIP LINE
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të preferuara të vizitorëve gjatë stinës së verës, dhe jo vetëm.
Një qytet që atraksionin më të madh ka liqenin së bashku me peizazhin fantastik që ofron në çdo stinë të vitit. Vitet e fundit, Pogradeci ka pësuar një rritje të ndjeshme të turistëve vendas e të huaj, të cilët akomodohen për më shumë se një fundjavë, duke shijuar bukuritë e qytetit liqenor.
Një lidhje shumë të fortë Pogradeci e ka me Ohrin e Maqedonisë, ku nëpërmjet guidave turistike, këto dy qytete kanë krijuar një urë lidhëse nëpërmjet liqenit për të pritur e përcjellë turistë. Ajo çka vihet re në një qytet që do të duhet të kishte varka, anije e skafe lundruese, është mungesa e një kapitenerie.
Lidhur me këtë çështje, CNA TV ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, i cili ka treguar situatën aktuale, ndërsa thekson se është gati projekti për investim në ndërtimin e një porti duke pasur edhe kapitenerinë brenda tij.
"Pogradeci është një qytet turistik dhe atraksionin më të madh ka liqenin sepse ne nga ky identifikohemi. Në fakt nuk është se e kemi shfrytëzuar kaq shumë, ju e dini që përveç se peizazhit të shkëlqyer që ka Pogradeci, edhe çdo gjë tjetër, ka edhe liqenin që është një thesar për qytetin tonë.
Nuk e kemi shfrytëzuar për shkak të mungesës së një kapitenerie. Pra, ne përpjekjet tona si bashki i kemi bërë pasi edhe në thirrjet që ka aplikuar Bashkimi Europian, bashkia ka marrë pjesë dhe ka 2-3 vite e ne kemi fituar një 500 mijë euro nga vlera bashkë me kolegët tanë nga Ohri, por nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së një moli apo një porti që i duhet Pogradecit dhe sigurisht të një kapitenerie të monitoruar me sistemin Radar.
Në fakt komshinjtë tanë në Ohër e kanë një kapiteneri dhe kjo heq ato burokracitë që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve lundruese, turistike apo skafeve nëpërmjet liqenit. Një marrëveshje është bërë midis dy qeverive, por mungesa e një moli që ne tashmë e kemi projektin gati për ta investuar, për të bërë një port me të gjitha të dhënat e një porti duke futur dhe kapitenerinë brenda."
Duke pranuar faktin se shumë burokraci janë hasur lidhur me këtë situatë, Xhakolli thekson se gjatë ditëve në vazhdim do t'i drejtohen me një kërkesë Ministrisë së Transportit për të siguruar një kapiteneri dhe ndërtimin e një sistemi Radas që të ndërveprojë me sistemin aktual të Ohrit, në mënyrë që të fillojë funksionimi i mjeteve lundruese të transportit.

"Ndërkohë do t'i bëjmë një kërkesë Ministrisë së Transportit që është ministria e linjës sepse ne kemi vënë re që qytetarët nuk janë shumë të interesuar për shkak edhe të mungesës së portit, por edhe burokracive pasi duhet të shkojnë deri në Durrës që të marrin lejet, kështu që nuk ka funksionuar. Këto ditë ne do t'i dërgojmë një shkresë Ministrisë të Transportit, patjetër të na sigurojë një kapiteneri dhe ndërtimin e një sistemi Radar që të ndërveprojë me sistemin e Ohrit, pra që të fillojë të funksionojë mjeti i transporteve lundruese nëpërmjet liqenit, por edhe brendapërbrenda tij."
Ndërtimi i një kapitenerie në qytetin e Pogradecit do të ishte një nga investimet dhe arritjet më të rëndësishme të kësaj bashkie, për shkak se ky investim do të sillte një dyfishim të vizitorëve.

Kryetari i bashkisë, Xhakolli, ka treguar gjithashtu se ka pasur interes nga qytetarët, të cilët kanë blerë edhe disa varka lundruese, por burokracia ka qenë pengesa e vetme për funksionimin e tyre. Pjesë e projektit të hartuar nga Bashkia e Pogradecit konsiston edhe në një pistë ku varkat mund të ankorohen e të shmanget qëndrimi i tyre në rërë.

"Unë besoj që siç e thamë e pak më parë, përveç turistëve që kanë ardhur për ato cilësi që ka Pogradeci, do të shtojmë padyshim edhe dyfishin e turistëve sepse mendimi ynë është të shfrytëzojmë aeroportin e Ohrit nëpërmjet liqenit e varkave lundruese.
Ka pasur interes, ju e dini që është një anije, por nuk po funksionon për shkak të ndoshta kushteve të saj apo edhe rrethanave të pronarëve të tyre. Janë blerë disa nga varkat lundruese ashtu siç janë edhe në Ohër, por gjithsesi është kjo burokracia që i pengon. Ne po mundohemi që te shtatorja buzë liqenit të bëjmë një pistë thjesht për ankorimin e këtyre varkave turistike me qëllim që qytetarët dhe ata që duan të lundrojnë me varka, e u duhet të hyjnë nëpërmjet rërës, të hipin në këto mjete lundruese. Besoj se duke i krijuar këto kushte, do të ketë blerje dhe interesim më të madh të qytetarëve."
Projekti i hartuar nga Bashkia e Pogradecit për të investuar në ndërtimin e një porti, ku do të ketë edhe një kapiteneri, do të jetë një nga arritjet më të rëndësishme, e cila do t'i hapë rrugë turizmit mes dy vendeve fqinje, si edhe do të shtojë edhe më tepër vizitorët vendas e të huaj./ CNA
View this post on Instagram
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
“Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me ha...
"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organi...
Laguna e Nartës është një nga pasuritë natyrore më të mëdh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...