Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë tregon horrorin që është bërë mbi mua, u kërcënuam me jetë
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...
Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë për çështje...

Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festimesh. Puka uli siparin e aktiviteteve “Puka n’festë”. Ende pa nisur, organizatorët premtonin 3 ditë të paharrueshme.
“Jemi në Pukën e mrekullueshme. Në Pukën time dhe Pukën tuaj. Për tri ditë me radhë në datat 17, 18, 19 janar po mbahet një festival, i cili synon të zhvillojë një turizëm të qëndrueshëm, një turizëm kurativ dhe i cili adreson të gjitha problematikat që lidhen me turizmin. Puka është një qytet me vlera dhe me bukuri të jashtëzakonshme. Ne synojmë që përmes festivalit ‘Puka N’Festë’ të sjellim një numër më të lartë akomoduesish, zhvillim në sektorin e turizmit, aktivitete të cilat lidhen me terrenin dhe që mund të zhvillohen në qytetin e Pukës. Gjithashtu festivali u zhvillua për tri ditë me shumë aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat. Falënderojmë kryetarin e Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, dhe gjithë Bashkinë Pukë që na ndihmuan në organizimin e këtij festivali”.
Në datat 17, 18, 19 qyteti verior u kthye në arenë festimesh masive. Nata e parë iu dedikua muzikës, kulinarisë dhe mikpritjes pukjane. Sheshi “Skënderbej” në Pukë u shndërrua në një arenë vallëzimi duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta të mbrëmjes.
Denisa Meçi, sekretare e Bashkisë Pukë, ftoi të pranishmit të shijojnë Pukën turistike.
“Jeni të mirëpritur gjithmonë në Bashkinë Pukë sepse Puka meriton të ketë vëmendjen e duhur, për bukuritë që ka, për njerëzillëkun dhe për qytetarët e mrekullueshëm. Gjithashtu të mirëpritur janë edhe turistët. Ky është një aktivitet i rrallë për iniciativën e së cilës duhet duartrokitur pa masë pukjania Ermira Ndoj. Deri sot ka punuar e palodhur duke pasur në mbështetje dhe në krah Bashkinë Pukë me në krye kryetarin Rrok Dodaj, i cili Pukës po i dhuron çdo ditë harenë dhe gëzimin që i mungonte prej kohësh. Ky bashkëpunim nis siparin këtë vit, por ne kemi bërë një marrëveshje me anë të së cilës sigurojmë vazhdimësinë e aktivitetit madhor ndër vite”.
Atmosfera magjike dimërore ka ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit, duke krijuar momente të paharrueshme për ta. Megjithatë, qershia mbi tortë e ditës së dytë të festës ishte inaugurimi i zip line-it më të gjatë në Ballkan, i cili tashmë është një atraksion i ri dhe krenari për qytetin e Pukës. E vendosur në periferi të qytetit, Ky zip line ka një gjatësi prej 1,200 metrash, me një lartësi prej mbi 200 metrash dhe shpejtësi që arrin nga 80 deri në 100 km/orë. Për më tepër, siguria e tij është e garantuar nga specialistë të trajnuar, të cilët kanë marrë masat më të larta për të garantuar një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe të sigurt për të gjithë aventurierët. Në ceremoninë e inaugurimit, nënkryetari i Bashkisë së Pukës, Ferit Ringaj, mbajti një fjalë përshëndetëse. Ai u shpreh se ky projekt do të sjellë jo vetëm adrenalinë dhe kënaqësi për vizitorët, por edhe një shtysë të madhe për zhvillimin turistik të rajonit.
“Nisim sot Zip Line Puka. Ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur dhe jeni të pranishëm. Në kuadër edhe të festivalit dimëror ‘Puka N’Festë’ që zhvillohet për herë të parë në qytetin e bukur të Pukës, i shtohet një risi e veçantë këtij festivali edhe promovimi i këtij Zip Line që është ndër më të gjatit në gjithë Ballkanin. Të gjithë mysafirët që janë këtu sot do ta shijojnë bukurinë e kësaj vepre të shkëlqyer, por është edhe një ftesë për të gjithë ata që janë të apasionuar pas sporteve dimërore që të vizitojnë Pukën, të vizitojnë zip line, por edhe atraksione të tjera të shumta që Puka i mundëson. E gëzofshim dhe suksese të gjithëve që do ta provojnë këtë ndjesi të bukur”.
Menjëherë të apasionuarit e emocioneve të mëdha dhe adrenalinës provuan zip line për të cilin dhanë edhe përshtypjet e tyre duke e cilësuar si eksperiencë unike dhe një arsye më shumë për të vizituar Pukën tashmë.
“Ishte shumë bukur, një kënaqësi e madhe. U bëj thirrje të gjithëve që të vijnë dhe ta provojnë këtë aventurë kaq të bukur”.
“Është një përvojë shumë e mirë. Një adrenalinë e madhe dhe duhet që të gjithë të rinjtë, por jo vetëm, kush të mundet të vijë dhe ta provojë”.
“Adrenalina në këtë zip line ishte shumë e lartë dhe ua sugjeroj të gjithëve pa përjashtim. Shumë bukur”.
Teksa dita u ishte rezervuar aktiviteteve me zip line, motorë, xhiro në këmbë përmes shtigjeve të ndryshme apo shijimit të kulinarisë, mbrëmja bashkonte të pranishmit nën tingujt e muzikës ku për 3 net këngëtarët më të mirë si Ervin Bushati, Fifi, Xhesika Ndoj, DJ Ildi etj., sollën hite në sheshin e mbushur me vendas e vizitorë.
Për organizatorët e gjitha festa ishte magji duke tejkaluar pritshmëritë. Kjo tashmë do t’i lërë vendin Pukës turistike edhe në muajit vijues.
“Kjo është atmosfera festive e natës së tretë e festivalit ‘Puka n’Festë’. Kanë qenë 3 ditë me aktivitete të mrekullueshme dhe dua të falënderoj organizatorët. Bashkia Pukë do jetë përherë promotore e aktiviteteve dhe vlerave kulturore. Për ata që hezitojnë të vijnë në Pukë. Puka është një qytet fantastik me një natyrë fantastike, mirë se të vini përherë me shumë dashuri nga Puka”.
“Unë jam mjaft e lumtur dhe falënderuese qytetarëve të Pukës, të cilët kanë qëndruar për 3 net në të ftohtë duke pritur të gjithë vizitorët. Këto 3 net kanë qenë të ftohta, por atmosfera ka qenë e mrekullueshme. Ishte një risk për ne të bënim një aktivitet të tillë në të ftohtë. Bashkia Pukë i ka bërë një promovim festivalit duke promovuar edhe zip line dhe të gjithë vizitorët që e kanë provuar i janë falënderues bashkisë që ka arritur të bëjë një zip line të tillë. Jemi falënderuese dhe uroj që viti që vjen ky festival të shkojë në përmasa edhe më të mëdha. Dhe biznesmenët që operojnë në Pukë apo që janë me origjinë nga Puka uroj ta shohin mundësinë për të investuar në këtë qytet sepse është privilegj të jesh vërtet nga Puka. Faleminderit”.
Puka, një perlë e veriut që kombinon natyrën e paprekur, ajrin më të pastër në vend dhe traditën e pasur shqiptare tashmë ka hapur dyert e mikpritjes për t’u kthyer në një kryeqendër të turizmit në vend./ CNA
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
“Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me ha...
"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organi...
Laguna e Nartës është një nga pasuritë natyrore më të mëdh...
Mesditën e sotme është mbajtur dëgjesa e parë në ambjentet...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...