Teza serbe e “Mercenarëve të UÇK-së” dhe marrëzitë e zëdhënësve të saj në Tiranë
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...

Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra. Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Berlini, Milanua, Budapesti.
Korça ka dhe plot kushërinj e kushërira, kunata, nipa, mbesa; Tiranën, Ersekën, Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin.
Mpleksja e Mesdheut me kontinentin e bën Korçën një qytet absolutisht magjik, dhe udhëtimin drejt saj definitivisht magjepsës, të tillë që nuk të mërzitet kurrë sado shpesh të shkosh e të vish.
Si xhevahirët që ngado t'i shohësh janë ndryshe të bukur, edhe hijeshia e Korçës varet nga cili drejtim i afrohesh.
Që udhëtimin drejt Korçës ta shijosh të tërin, në Korçë duhet vajtur i pakushtëzuar nga kthesat e asnjë rruge, ngushticat e asnjë shtegu, vështirësitë e asnjë pengese. Pra e mira është në Korçë të shkosh si zog.
Në pamundësi për të vajtur në Korçë si zog, variantet e tjera janë:
T’i afrohesh nga perëndimi. Kur ndodhesh mbi majë të Qafës së Thanës, ndërkohë që ndien se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtë po jep shpirt, përpara po lind një fllad i ri, një magji e re, kontinenti.
Po t’i afrohesh Korçës nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinë e kundërt. Nga pas lë freskinë kontinentale, ndërsa përpara të pret ngrohtësia mesdhetare, Korça e butë dhe e ngrohtë.
Ardhja në Korçë nga jugu është me zarar.
Nga Gryka e Këlcyrës, Lugina e Vjosës, Laskoviku, Kolonja, ke bërë mbi 200 kilometra mes bukurive më tronditëse të planetit gjatë të cilave je prekur nga “Sindroma Stendal”, nga bukuria që lodh, dhe sëmur. Pra po erdhe në Korçë nga jugu mund të çmendesh ose të vdesësh.
Udhëtarët me pretendime estetike më të larta mund t’i aviten Korçës edhe nga drejtime të tjera.
Nga Gramshi nëpër rrjedhën e Devollit për të dalë në Maliq, pastaj në Korçë. Kalimi nëpër këtë kanion me humnera dhe ujëvara frymëndalëse përgjatë kësaj rruge të cilën pak janë ata që e dinë se ekziston, është udhëtim që mbetet përgjithmonë në kujtesë.
Nga Skrapari, përmes maleve. Ky variant, përveç sofistikimit të shijeve, kërkon edhe guxim, muskuj, si dhe përvojë, kushte këto që i plotësojnë fare pak fatlumë për t'u pasur zili.
Nga rrëzë Malit të Thatë, Podgorie, Zvezdë, Plasë, Korçë, është variant për të ngeshmit në kërkim të rrëqethjeve estetike sa më tronditëse. Ky itinerar preferohet sidomos nga lasgushianë të krisur që shkojnë me shpresë se duke udhëtuar andejpari do ua bëjë mishin kokërr; "një shqiponjë e arratisur (që) fluturon mbi Mal’ të Thatë”.
Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janë 5 xhevahirët e gjerdanit të artë që zbukuron gushën mbretërore të zonjës Korçë.
Vendet ku magjepsja korçare bëhet aq e papërballueshme sa mund të çmendesh, janë dy: Prespa dhe Voskopoja. Njëra më magjike se tjetra janë që të dyja “Vende të mira” si Jerusalemi dhe Meka, ku po të jesh’ i sëmurë, shërohesh, po të jesh i shëndetshëm, nuk sëmuresh. Voskopoja dhe Prespa janë të dyja vende të shenjta të pandotura nga kallaballëku. Kur ndodhesh në këto dy vende, tek bërtet dhe dëgjon jehonat, ke ndjesinë se po llafosesh me Zotin.
Është edhe Dardha. Por ka një problem. Nuk dihet nëse "Korça e ka Dardhën prapa" apo "Dardha e ka Korçën pas".
Po të flesh një natë në Prespë apo Voskopojë dhe nuk sheh asnjë ëndërr, testi i idiotit të ka dalë pozitiv. E sigurtë që vuan nga pamjaftueshmëria shpirtërore dhe cerebrale. Je qenie inferiore. Lëri udhëtimet dhe leximet. Ik shit rraqe mbi ndonjë tezgë.
Nëse idiot nuk je, dhe shtrihesh të flesh një natë në Voskopojë ose Prespë, kujdesu që gjatë asaj nate të mos të zërë gjumi. Lëre atë natë të bardhë. Po fjete, do shohësh ëndërr, në ëndërr do shohësh Shenjtorë, Kishë, afreske, varre të vjetra, Manastir me myshk, që do të fanepsen nat’ për natë 20 vjet rresht.
I vetmi qytet i Shqipërisë ku qytetari, fshatari, fukarai, zengjini, secili ndihet kryelartë në dinjitetin e vet, është Korça.
Po Korça njerëzore, Korça e butë, Korça e thellë, si është vallë Korça nga brenda?
Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me zonja dhe zotërinj si gjithë Europa, Korça ka një urtësi dhe butësi të brendshme të ruajtur me një vendosmëri të pashoqe që nuk kanë arritur ta prekin dot as luftërat dhe asgjë. Ta prekësh butësinë njerëzore korçare është më vështirë se të gërricësh diamantin. Korçës nuk guxoj t’i afrohem më tepër. Po të kuturisja, do dukesha si elefanti brenda dyqanit të qelqurinave. Më merren mendtë nga sofistikimi i saj. Më mirë më jep penel dhe ngjyra të bëj një Monaliza më mahnitëse se të Leonardos, sesa të më shtiesh në mëkat të “vizatoj” Korçën. Do ishte njësoj sikur t’i thuash kovaçit të Sovjanit; Daltat dhe çekiçat i ke, mermerin merre në Strelcë, gdhëndmë Davidin.
Periferia e Korçës në mbrëmje;
Shkëlqar Voskopoja. Rrezar Shën Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal' i Thatë. Vrenjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Rrjedhin kruajt e Mokrës. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki' heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Festë Pirgu. Dasmë Lubonja, Krisëm Korita. S'pipëtin Dvorani. Ulëret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrenjtet Helmësi. Urtë Nizhaveci. Gjurulldi Kapështica. Prush nën kazana Boboshtica. Llaç e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci. Afër, fusha. Larg, fshatra. Më tutje, zjarre çobenjsh. Edhe më larg, horizonti, qielli.
Thonë se, si çdo gjëje, edhe Korçës do i vijë dikur fundi. Kjo do ndodhë kur Liqeni i Prespës të bëhet sa një filxhan kafeje dhe Mali i Thatë sa një kokërr arrë./ CNA
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Shkodra e përmbylli vitin 2024 me koncertin tradicional që...
Shkodra është shndërruar në një kryefjalë të festimeve në ...
Fustanella 500-fletëshe e Jugut, veshja e grave të Lunxhër...
Në këtë ditë të shënuar për besimtarët ortodoksë, ata kanë...
“Përshnetje si jeni, ca doni me hanger apo me pi. Me ha...
"Albania Open Air" është eventi më i rëndësishëm që organi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...