Të huaj dhe shqiptarë në Shkodër/ Atmosfera e karnavaleve
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...

Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë projekteve madhore që po realizohen nga bashkia në bashkëpunim me qeverinë.
Kryetari i Bashkisë, Ilir Xhakolli, në një intervistë për CNA TV, ka theksuar rëndësinë e tre projekteve kryesore për qytetin dhe zonat përreth.
Një nga investimet më të rëndësishme është projekti i kanalizimit të ujërave të ndotura në njësinë administrative Hudënisht, e cila shtrihet përgjatë bregut të liqenit të Ohrit. Ky investim, sipas Xhakollit, është një domosdoshmëri për të përmbushur kërkesat e UNESCO-s dhe për të mbrojtur mjedisin, sidomos në fshatin Lin, që është pjesë e programit kombëtar të “100 fshatrave”. “Projekti është drejt përfundimit dhe ka një vlerë të konsiderueshme, duke i dhënë një zhvillim të ri kësaj zone,” u shpreh Xhakolli.

"Tre janë më të rëndësishmet, përvecc detyrave që ka bashkia në shërbim të qytetarëve, për ne janë tre të rëndësishme sicc është projekti i kanalizimit të ujërave të ndotura në njësinë Hudënisht, pra është e gjithë njësia e shtrirë buzë liqenit të Ohrit, ku bregu i liqenit është i mbrojtur nga Unesco dhe ka qenë një nga kushtet e kritikat e tyre sidomos për zonën e Linit që është një nga fshatrat më të mirë në Shqipëri dhe pjesë e projektit të "100 fshatrave". Ishte domosdoshmëri për tu aplikuar. Qeveria na u përgjigj. Projekti është në fund të proccesit, është një vlerë e konsiderueshme dhe që i jep një zhvillim të paparë gjithë kësaj zone."

Një tjetër projekt me ndikim të madh është përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë viteve të fundit, janë përfunduar investimet për ujësjellësin në fshatrat Çërravë, Velçan dhe Proptisht, ndërsa tani është radha e Trebinjës.
“Ky projekt është në fazën e tenderimit dhe shumë shpejt pritet të nisë zbatimi, duke siguruar furnizim me ujë të pijshëm për pesë fshatra të kësaj njësie administrative,” tha Xhakolli, duke shtuar se edhe 11 fshatra të tjera të largëta do të përfitojnë investime të ngjashme.

"Ndërkohë, një tjetër projekt është i rëndësishëm. Ju e dini që Pogradeci gjatë këtyre 5-6 viteve është përqëndruar në furnizimin me ujë të pijshëm dhe në kanalizimin e ujërave të zeza. Është një qytet turistik që patjetër këto dy kushte duhet të jenë të plotësuara. Ne kemi mbaruar me ujë të pijshëm Ccërravën, Velccanin, Proptishtin, dhe na ka mbetur Trebinja. Edhe ky fshat është në proces tenderimi dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i projektit që do të thotë se pjesa më e rëndësishme e njësisë administrative Trebinjë, që fillon nga Dunica, Guri i Bardhë që është burim i ujit të pijshëm, kalon me vetërrjedhje në 5 fshatra. Pogradecit i mbeten rreth 11 fshatra që janë larg këtyre projekteve për shkak se s'mund të lidhen me këto, por do të bëhen nga ujësjellësi me mbështetjen e qeverisë për materiale dhe ekspertizën e punonjësve të ujësjellësit."

Gjithashtu, infrastruktura rrugore mbetet prioritet i bashkisë Pogradec. Rruga e Shën Marenës, që lidh Trebinjën me disa fshatra, si dhe rruga e Bishnicës, janë në proces realizimi. Kryebashkiaku Xhakolli ka treguar se pritet të përfundojë brenda 3 muajsh asfaltimi total i rrugës Bishnicë - Slabinjë me fokus Shën Marenën, ndërsa pritet që të fitohet edhe projekti që do të lidhë malësinë e kësaj bashkie me rrugën e re të Qafë Plloçës.

"Një projekt tjetër i rëndësishëm është rruga e Shën Marenës, nga Trebinja lidhet me disa fshatra të tjerë dhe shkon deri në Shën Marenë. Rruga tjetër e Bishnicës, shkon në të dalë të Slabinjës me projektin e bashkisë me asfalt, e vazhdon 10 km deri në Bishnicë me rrugët e bardha të mbështetura nga qeveria. Ajo mbaron gati për 2-3 muaj dhe ne na mbetet vetëm pjesa e Gorës. Unë them që edhe atë qeveria do na e japë sepse ne projektin e kemi depozituar, lidh gjithë malësinë e bashkisë së Pogradecit me rrugën Qafë Plloccë e cila përurohet besoj në Maj ose Qershor."

Përveç këtyre projekteve madhore, Bashkia Pogradec po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës lokale, si përfundimi i shkollës në Gështenjas dhe rregullimi i rrugëve në njësinë administrative Buçimas, ku pas rrugëve kryesore do të asfaltohen edhe rrugicat e brendshme të fshatrave.

"Këto janë projektet më të rëndësishme të këtij viti, sigurisht ka dhe projekte të tjera që janë në proces si shkolla në Gështenjas. Një projekt që s'mund ta quajmë shumë të madh por që është shumë i rëndësishëm për banorët, është përfundimi i rrugëve kryesore të njësisë administrative Buccimas. Tani do të bëjmë edhe rrugicat e të gjitha këtyre fshatrave pasi ne i konsiderojmë si pjesë të qytetit."

Me këto investime, Pogradeci synon të përmirësojë cilësinë e jetesës për banorët dhe të rrisë potencialin turistik të zonës, duke e bërë atë një nga destinacionet më të zhvilluara në Shqipëri./CNA
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...