web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbeti "me gisht në gojë"/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja lëvizja kundër Ramës

16 Korrik 2026, 11:19, Aktualitet CNA

Mbeti "me gisht në gojë"/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja

Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mbeti thjesht një deputete, Elisa Spiropali prej kohësh është kthyer në një kritike të qeverisë, duke sulmuar me mesazhe të koduara atë që dikur e quajti “Skënderbeu”, kryeministrin Edi Rama.

Në hyrje të Parlamentit Spiropali u shpreh se ka dërguar një mocion për debat në Asamblenë e PS-së për marrëveshjen e re për Shqipërinë.

“E mbajta premtimin sot. Dërgova në Asamblenë e PS-së mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë.

Premtimin e mbajta. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar kryetarit të PS-së dhe kryeministrit, Asamblesë Kombëtare, do të jetë e hapur edhe për publikun. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”.

Më tej Spiropali shënjestroi Ramën duke thënë se lëvizja e saj nuk është një përpjekje për fraksion, as për ndarje, as për përçarje, por për bashkim të të gjitha energjive progresiste të PS-së dhe shoqërisë.

Ajo tha se qytetarëve duhet t'u përgjigjen me përulësi dhe jo arrogancë.

“Kjo nuk është përpjekje për fraksion, as për ndarje, as për përçarje, por për bashkim të të gjitha energjive progresiste të PS-së dhe shoqërisë. Ne duhet t'u përgjigjemi qytetarëve, jo me arrogancë, por me përulësi, duke i dëgjuar dhe kanalizuar me rrugë edhe institucionale kërkesat e tyre. Edhe drejtësia adresohet se është një nga çështjet kryesore, ka qenë krenaria jonë pavarësia e drejtësisë”, tha Spiropali.

Kryeministri pak javë më parë u shpreh se ka disa shpirtra të humbur brenda PS-së që duan Shqipëri të re, ndërsa theksoi se priste draftin.

“Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka edhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do të vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do të kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehtë, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga