web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjegjshmëria gjyqësore dhe standardet e inspektimit/ Metani pret në ILD Prokurorin e Holandës

15 Korrik 2026, 22:28, Aktualitet CNA

Përgjegjshmëria gjyqësore dhe standardet e inspektimit/ Metani

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka mirëpritur ditën e sotme në takim Prokurorin e Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë të Holandës, Edwin Bleichrodt.

Përgjegjshmëria gjyqësore dhe standardet e inspektimit/ MetaniPërgjegjshmëria gjyqësore dhe standardet e inspektimit/ Metani

Ky i fundit shoqërohej nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout Vos, Anne Tahapary nga Qendra e Trajnimit dhe Studimeve për Gjyqësorin e Holandës (SSR), si dhe Edlira Osmani, Këshilltare e Lartë e Politikave për Sundimin e Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri.

Pjesë e vizitës ishte zhvillimi i Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Lartë të Holandës, Edwin Bleichrodt, dhe Njësisë së Inspektorëve dhe Ndihmësinspektorëve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), me temë “Përgjegjshmëria Gjyqësore dhe Standardet e Inspektimit”.

Përgjegjshmëria gjyqësore dhe standardet e inspektimit/ Metani

Gjatë këtij dialogu u diskutuan gjerësisht përvoja holandeze dhe ajo shqiptare në fushën e inspektimit të sistemit të drejtësisë, si dhe u shkëmbyen praktika dhe qasje mbi standardet profesionale dhe mekanizmat e përgjegjshmërisë gjyqësore. /CNA





Lajmet e fundit nga