web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta kundër qeverisë/ Klosi: Është kanalizuar te politika

15 Korrik 2026, 21:07, Aktualitet CNA

Protesta kundër qeverisë/ Klosi: Është kanalizuar te

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur ditën e sotme lidhur me protestat që po zhvillohen prej 46 ditësh para Kryeministrisë.

I ftuar në Euronews Albania, Klosi tha se protesta është kanalizuar te kërkesat politike dhe është larguar nga çështja e investimit në Zvërnec.

Klosi shtoi më tej se kërkesa për largimin e Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste nga pushteti përfaqëson vetëm një pjesë të qytetarëve.

“Është shumë mirë që tani gjëja është kanalizuar te politika. Pra, se në fillim pati një si ndjesi që njerëzit demonstronin apo protestonin për investimin në Zvërnec. Mbase investimi në Zvërnec shërbeu që të kishte një lloj diskutimi pak më të gjerë sesa diskutimi politik.

Tani ata kanë dalë një grup qytetarësh që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kjo nuk është asgjë e re në demokraci. Në çdo vend të botës, në vende demokratike, ditën e parë që ti humbet pushtetin, të nesërmen ka një grup që humb dhe kërkon rimarrjen e pushtetit.

Pra, kërkesa për të mos qenë Edi Rama kryeministër dhe Partia Socialiste në pushtet është kërkesë mbase një pjese të qytetarëve të cilët nuk na kanë votuar”, tha Klosi. /CNA





Lajmet e fundit nga