web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë vend të BE-së

15 Korrik 2026, 20:13, Aktualitet CNA

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria hap ambasadë në këtë

Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Irlandë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit të Jashtëm.

Sipas vendimit të qeverisë shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në “Fletoren zyrtare”.

VENDIM PËR HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË DUBLIN, REPUBLIKA E IRLANDËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të  ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /CNA





Lajmet e fundit nga