web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakënaqësi për kandidatët e propozuar?/ Debat mes anëtares së Këshillit Kombëtar dhe Berishës

15 Korrik 2026, 19:38, Aktualitet CNA

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së është shoqëruar me debate.

Pas përfundimit të listës së kandidatëve për postet e nëkryetarëve dhe sekretarëve, anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana kërkoi që të prezantojë një rezolute kundërshtuese për listën e propozimeve nga kreu i PD-së. 

Berisha nga ana tjetër iu përgjigj duke thënë se paraqitja e rezolutave ka rregullin e vet dhe se statuti nuk ndërrohet.

“Paraqitja e rezolutave ka rregullin e vet. Ky është statuti nuk ndërrohet. Nuk mund të prish statutin. Të kam kthyer përgjigje të kam thënë ndiqe statutin”, tha Berisha.

Ndërkohë bëhet me dije se ka nisur procesi i votimit për përbërjen e ekipit drejtues të PD-së. /CNA





Lajmet e fundit nga