Sa kushton një shtëpi në Vlorë?
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private në Shkodër. Tri dekada më pare, familja Behri vendosi të hapë biznesin, i cili ka ditur të mbijetojë ndër vite, duke u kthyer në qendër të rëndësishme mikpritëse në veri. Ardit Behri tregon mbi nisjen e "Argentit" në vitin 1995.
"Hotel “Argenti” në Shkodër nisi në vitin 1995. Ideja e parë për hotelin tonë ishte e babait tim. Hotel “Argenti” është struktura e parë private akomoduese në zonën e veriut të Shqipërisë, sa i përket një hoteli të mirëfillitë që në vitin 1995 kur hapi dyert për herë të parë. Siç ma ka shpjeguar babai, për nisjen e hotel “Argenti” duke parë nevojën për njerëzit që në ato vite kishin nevojë për t’u akomoduar në Shkodër, duke parë këtë interes të madh që nisi, filluan hapat e parë dhe u ndërtua ky hotel që është edhe sot. Emri ka një domethënie sepse është bashkimi i disa shkronjave të emrit tim dhe emrit të vëllait, një ide e babait dhe që atëherë ka mbetur kështu. Ideja ka qenë rastësore. Babai ka qenë duke qëndruar me disa miq të tij sepse ai nuk ka qenë fare në këtë fushë dhe miqtë ia sugjeruan duke i thënë se është e nevojshme një gjë e tillë, dhe tha ‘po e bëj provë’ dhe besoj se i ka dalë për mbarë",-tregon Arditi.
Në fillim viteve ’90-të përpara se të kishte hotelin është marrë me karburant, përpara viteve ’90-të ka qenë mësues dhe drejtor shkolle, pra është përfshirë në arsim dhe më pas në vitin ’91 e mbrapa i është futur biznesit duke vijuar deri në ditët e sotme. Në tri dekada Hotel "Argenti" ka pritur klientë të shumtë vendas e të huaj. E po ashtu edhe personalitete të rëndësishme. Prej tyre Arditi veçon qendrimin e Azem Hajdarit sapo u hap biznesi, ku për stafin, hovi i tij politik ishte një inspirim. Ashtu siç ma ka shpjeguar babai, vizitorët e parë fillimisht ishin shqiptar nga qytete të tjera por menjëherë erdhën edhe shumë të huaj që donin të zbulonin Shkodrën e atyre viteve, një qytet i persekutuar dhe ashtu si e gjithë Shqipëria, i sapo dalë nga regjimi komunist. Kanë ardhur edhe shumë figura të rëndësishme asokohe, ambasadorë të huaj që ishin në Shqipëri apo diplomatë të tjerë të ndryshëm, sepse ishte e vetmja strukturë akomoduese private në gjithë veriun. Ka qenë edhe ajo frika në ato vite, por kur kanë ardhur në Shkodër kanë gjetur rehati, kanë gjetur siguri. Ishte shumë e rëndësishme në atë periudhë siguria për të huajt sepse ende nuk e njihnin Shqipërinë dhe as Shkodrën, sepse bëhej fjalë për një vend të sapo dalë nga komunizmi. Megjithatë me sa më kanë treguar, pavarësisht atyre viteve, vizitorët që erdhën në hotelin tonë asokohe janë ndjerë mirë sepse i kemi ofruar sigurinë në radhë të pare, pastaj akomodimi ka qenë i shumë mirë sepse çdo gjë ishte e re dhe një strukturë moderne për atë kohë, dhe besoj që janë ndjerë si në shtëpinë e tyre",- thotë Arditi.Që më kanë mbetur në mendje janë dy figura. I ndjeri Azem Hajdari, i cili ka qëndruar shumë ditë në Shkodër asokohe për një palë zgjedhje që ishin atëherë dhe është akomoduar në hotel “Argenti”. Ma ka shpjeguar edhe babai atë dëshirën e madhe të Azem Hajdarit për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë një vend më të mirë e të zhvilluar. Bëhet fjalë për vitin 1995 besoj, kur Azem Hajdari ishte ende në fillimet e tij dhe një djalë i ri. Rasti i dytë që mund të veçoj është ambasadori amerikan në atë kohë, i cili po ashtu është akomoduar në hotel “Argenti” dhe ka mbetur shumë i kënaqur nga çfarë i kemi ofruar. Po ashtu, ka mbetur i kënaqur edhe nga Shkodra në përgjithësi, duke parë që ne vinim pas një izolimi thuajse 50-të vjeçar komunist",-thotë Arditi.

Hotel "Argenti" ka ruajtur strukturën prej 40 dhomash që nga krijimi, por sot vjen me një gamë të gjërë shërbimesh, duke nisur me të vegjlit të cilët kanë mundësi të argëtohen me këndin e lojrave, më të mëdhenjt të çlodhen teksa shijojnë kafen apo barin e lokalit, për të tjerët që shijojnë një drekë me ushqim tradicional apo italian, e duke mos lënë jashtë vëmendjes rehatinë e dhomës apo organizimin e dasmës së ëndrrave.

"Si strukturë që në fillim kanë qenë 40 dhoma dhe vazhdojnë që të jenë po aq si numër, edhe pse normalisht gjatë këtyre viteve mjediset bashkë me dhomat janë zhvilluar. Kemi shtuar ambjente të reja duke parë edhe nevojën e tregut dhe jemi munduar që të përshtatemi me çfarë kërkon tregu, me atë çfarë kërkon turizmi dhe njësia akomoduese. Kemi sallë konferencash, kemi agjenci turistike, sallë eventesh, bar restorant, mjedise për fëmijë për t’iu përshtatur të gjithë turistëve dhe gjithsecilit që vjen në hotelin tonë",-shpjegon Arditi.
Vitet e fundit, numri i turistëve është shtuar shumë në Shkodër dhe vijnë nga e gjithë bota. Në Shkodër ka çfarë bën turisti dhe po ashtu, në hotel “Argenti” ka turistë nga e gjithë bota që vijnë dhe akomodohen në hotelin tonë. Ata pëlqejnë natyrshëm bukuritë e qytetit të Shkodrës. Pastaj, sa i përket hotelit është afërsia që ka qoftë me qendrën e qytetit, por po ashtu me pjesën tjetër që është liqeni i Shkodrës, lumi Buna dhe Drin, apo kalanë “Rozafa”, që janë disa prej pikave kryesore dhe më të frekuentuara nga ana e tyre.
Ne ofrojmë akomdim shumë të mirë, ushqim po ashtu shumë të mirë për turistët, apo vizitorët vendas. Pastaj kemi mjediset e tjera si salla e konferencave apo të tjera, pa harruar guidat turistike dhe çdo gjë që një turist ndihet i plotësuar kur vjen në Shkodër. Pra ne e lidhim ofertën e hotelit tonë me pikat turistike të qytetit, duke e bërë sa më të pëlqyeshme për turistët.
Menaxhimi i biznesit familjar nuk ishte një rastësi për Arditin, pasi ai u rrit me ndjenjën e mikpritjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të hotelerisë. Për të shërbimi cilësor është fokusi.

"Në fakt, unë jam rritur në një mjedis biznesi që shumë i vogël dhe e di farë mirë si fuksionon. Pra siç e kuptuat është një biznes familjar sepse merrem unë, vëllai, babai dhe të tjerë nga familja jonë. Me hapat që kemi nisur duke mësuar që të vegjël ka ardhur vetvetiu dhe tani është momenti që të japim kontributin tonë.
Është shumë e rëndësishme sepse ajo që ne mundohemi është që turistin ta bëjmë të rikthehet prap ose të paktën t’ia sugjerojë të tjerëve në vendet përkatëse ku ata jetojnë. Ne vlerësojmë çdo detaj që klientët tanë, vendasit dhe turistët e huaj të jenë të kënaqur për aq sa paguajnë dhe për aq sa ne ofrojmë.
Ne nuk është se kemi restorant ditor dhe funksionojmë me një kuzhinë që i ofrohet vetëm grupeve të turistëve që duan të konsumojnë drekën apo darken, sepse mëngjesi gjithmonë është i përfshirë në çmim për ata që flejnë në hotel “Argenti”.
Zakonisht ajo që ne ofrojmë, por edhe që kërkojnë, është kuzhina italiane dhe patjetër kuzhina tradicionale shqiptare. Kemi zgjedhur që të mos jemi shumë të hapur si kuzhinë, në mënyrë që ajo që ofrojmë të jetë sa më profesionale dhe e pëlqyeshme.
Patjetër që ka interes edhe për kuzhinën tradicionale shqiptare, sepse ne për atë shquhemi dhe e kërkojnë shumë ndaj edhe jemi fokosuar shumë aty. Madje përveç ushqimeve kërkojnë shpesh që edhe pijet të jenë vendi, pra birrë apo raki shqiptare. Ne mundohemi që t’i ofrojmë një komoditet sa më të mirë, akomodim, gatime cilësore në mënyrë që të mos vijnë vetëm njëherë por edhe të rikthehen.


Turizmi vitet e fundit ka ndryshuar. Arditi ka një mesazh edhe për kolegëy e tyre, që të mos mendojnë vetëm për nesër, por të zhvillojnë njësi akomoduese me perspektivë afatgjatë, ku në qender kanë mikpritjen dhe mbajtjen e turistit.
"Patjetër që është një ndryshim total. Ne tashmë jemi zgjeruar dhe kemi një strukturë akomoduese edhe në plazhin e Velipojës. Kryesisht vitet e fundit, Shqipëria është rritur shumë në turizëm dhe kemi njohje të gjerë prej shumë vendeve të ndryshme të botës. Turizmi është shtuar dhe për mua është shumë e rëndësishme që këtë bum turistik të dijmë që ta mbajmë. Unë ju bëj thirrje dhe kolegëve dhe strukturave të tjera akomoduese që të mos mendojnë sot për nesër. Është shumë e rëndësishme që këtë të mirë që ne kemi në dorë gjithë bashkë ta mbajmë dhe ta rrisim sa më shumë"
Hotel "Argenti" mbetet i hapur jo vetëm si njësia e parë akomoduese private në Shkodër, por edhe si shtëpia e cila krijon rehati e komoditet për çdokënd që dëshiron të bukurën dhe shijimin e çdo momenti në metropolin verior./CNA
View this post on Instagram
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Kompania "Mjalti Morava" është një histori suksesi që u kr...
Në një ceremoni të zhvilluar ditën e sotme Bashkia e Gjiro...
Pocesti, një nga fshatrat më të mëdhenj të Dibrës, pjesë e...
Një ndërtesë që kushtoi 180 mijë euro, e cila supozohej...
"Riti i Rrugeçërve" është tradita shumëvjeçare që mbahet g...
Në qytetin e Vlorës, një burim historish dhe kujtimesh...
Festat e fundvitit kanë mbushur plot Korçën duke e kth...
Shpërblimi i akorduar nga qeveria për invalidët dhe shoqër...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...