Tepelena shton kapacitetet akomoduese/ Rritet interesi për investime në zonat rurale
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...

Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkodër. E konceptuar si një qender rinore, që nga emri i saj ajo i ngjante “Arkës së Nojës”, një strehëz që i mungonte kryeqendrës së veriut. Themeluesi i saj, Marjan Lukani, tregon për CNA se si nisi krijimi i “Arkës”
“Është 10-vjetori i krijimit të qendrës rinore 'Arka'. Në vjeshtë kemi dëshirë që të festojmë 10-vjetorin e krijimit. Qendra 'Arka' lindi si një ide dhe si një nevojë që territori kishte për shërbimet që kjo qendër rinore ofron. Edhe sot pa 10 vitesh jam ende me idenë që territori ka nevojë, jo vetëm për një 'Arkë', por për të paktën për 5 'Arka' të shpërndara në Shkodër. Ka lindur si një koncept dhe hapësirë dedikuar të rinjve duke nisur me shërbime që nga punësimi i tyre, formimi profesional, pjesa kreative, arti apo nxitja e iniciativave të tyre për biznes. Me kalimin e kohës e pamë që 'Arka' nuk është vetëm për të rinjtë. U zgjeruam duke përfshirë që nga fëmijët deri te moshat e thyera. Kjo na jep një kënaqësi të madhe dhe tregon që kemi goditur dhe kjo nga dëshira që ne kishim për të ofruar për qytetarët e Shkodrës. Më pas në 2018-ën kemi ndihmuar Bashkinë Shkodër për të bërë qendrën rinore tjetër që është qendra rinore 'Atelie'. Të gjithë punën e kemi bërë ne dhe bashkia ka bërë vetëm aplikimin me e emrin e saj. Në fakt më vjen keq sepse bashkia e asaj kohe nuk kishte asnjë vizion, vetëm bënte kopje të gabuara të gjërave të bukura që kishte në territor. 'Arka' vazhdon, është rritur gjithnjë e më shumë dhe ka marrë një dimension që as ne nuk e prisnim kur është krijuar në fillim. Ka një njohje përveçse në Shkodër edhe mbarëkombëtare, kudo në Shqipëri dhe po ashtu kemi krijuar një respekt edhe në institucionet ndërkombëtare. 'Arka', sepse është një simbol që gjendet në të gjitha simbolet e besimeve monoteiste dhe ne donim një emër që është gjithëpërfshirës. Është 'Arka e Noes' që gjendet në të gjitha besimet dhe kishte një mision që në momentin kur Zoti e krijoi, ishte gjithëpërfshirja. Pra një gjithëpërfshirje pa asnjë lloj dallimi, gjithëpërfshirja e kafshëve që në tokë në të përditshmen e tyre ishin armiq me njëri-tjetrin, por duke hyrë në arkë ata mësuan të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Pasi ndodhi stuhia e botës, ata dolën nga ajo 'Arkë' dhe mbipopulluan botën edhe njëherë. Pra është një simbol i bukur dhe njerëzit kur e dëgjojnë emrin 'Arka' kujtojnë si lidhet me arkat e librave që kemi në bibliotekë, por në fakt nuk është ashtu”.
“Arka” nuk është thjesht një biznes, por një strukturë e cila në thelb ka hapësirat dedikuar të rinjve, që nga konsulenca, lidhja me shërbimet, kurset profesionale e deri te punësimi i tyre.

“Struktura e qendrës 'Arka' ka disa hapësira që është pjesa e barit ku të rinjtë përveçse e kanë një vend komunikimi është edhe rrjeta me të cilën ne i takojmë të rinjtë edhe i ofrojmë më pas shërbimet që kemi. Është pjesa e hostelit që shërben për të rinjtë që vijnë nga jashtë Shkodrës. Është pjesa e sallave të ndryshme që ne kemi, duke nisur që nga salla e formimit që janë dy të tilla. Është biblioteka së bashku me një sallë trajnimesh që ne realizojmë, pastaj janë edhe dy oborret e 'Arkës' që gjithashtu janë në shërbim të të rinjve. E bukura është se ne jemi duke menduar që t’i rikontaktojmë tashmë disa prej tyre sepse janë shumë të rinj që kanë frekuentuar qendrën 'Arka'. Në atë kohë ishin të rinj dhe tani janë të rritur të cilët kanë bërë ecjen e tyre në jetë dhe kanë ecur shumë përpara. Një pjesë e mirë e tyre kanë profesione shumë prestigjioze në shoqëri, por edhe detyra të mira sa i përket politikëbërjes dhe drejtimit të vendit tonë”.
Gjithëpërfshirja mbetet në fokus të administratës. E në këtë linjë, 'Arka' ka pasur disa persona me aftësi ndryshe në stafin e saj, e dhjetëra të tjerë janë asistuar. Tashmë prej vitesh kjo copëz është kthyer në të preferuarën e ambasadorëve, shkrimtarëve, gazetarëve, publicistëve si Adi Krasta, Adrian Civic, Përparim Kambo etj., të cilët e zgjedhin “Arkën” për të zhvilluar promovimet dhe takimet e tyre në Shkodër.
“Po, përveçse i kemi përfshirë në qendrën tonë kemi edhe raporte shumë të mira me bizneset që janë në territorin e Bashkisë Shkodër. Ne i çojmë dhe i punësojmë në biznese të ndryshme këta të rinj që janë me aftësi ndryshe. Kemi dy programe që kanë një rëndësi të veçantë për ne që është formimi profesional në bazë të prirjeve që një i ri ka dhe pjesa tjetër është bursa e punës. Kjo e dyta do të thotë që ne me biznesin bëjmë një marrëveshje ku bëjmë një kontratë njëvjeçare dhe ne paguajmë pagën e të riut që shkon në atë biznes për të fituar eksperiencë. Pra bëhet fjalë vetëm për të rinj të disavantazhuar, por mund të ketë edhe të rinj që vijnë nga situata shumë të vështira social-ekonomike. Marrëveshja me biznesin është që 6 muaj e paguajmë ne pagën dhe 6 muaj vetë biznesi. Janë të ndryshme, por ata që kanë pasur efikasitet janë kurset që ndihmojnë për të hyrë direkt në tregun e punës. Bëhet fjalë për kurset e kuzhinës, pjesa e bar men, elektricist, hidraulik apo për vajzat pjesa e parukerisë dhe estetikës. Kemi bërë edhe kurse të tjera për fabrika sa i përket rrobaqepësisë. Pjesa tjetër që ne vazhdojmë të bëjmë është Akademia e Lidershipit dhe Akademia e Start Up-eve. Kjo e fundit ka të bëjë me të rinjtë që kanë qejf të krijojnë një biznes. Përgjithësisht arrijmë që të gjejmë edhe disa fonde në mënyrë që këta të rinj që ndjekin Akademinë e Start Up t’i financojmë idenë e biznesit, por edhe atyre që nuk u financohet biznesi kjo akademi u vlen sepse u shërben për të pasur bazat dhe njohuritë e duhura se si mund të bëhet një biznes. Shumë herë mund të kenë ide për të bërë biznes, por kur ulesh për të bërë dy llogari e kupton se ishte ëndërr shumë e bukur, por ndoshta duhet lënë mënjanë sepse nuk është momenti i duhur dhe kjo është një ndihmë e mirë për të rinjtë sepse i ndihmon që të mos ndërmarrin aventura pa qenë të sigurtë. Edhe në Akademinë e Lidershipit të rinjtë kanë marrë pjesë në biseda përballë personaliteteve të njohura si Adrian Civici, Adi Krasta, Përparim Kabo, ambasadorë, ministra, zëvendësministra, kryebashkiakë etj., që kanë ardhur dhe kanë biseduar me të rinjtë tanë për çështje të politikave të ndryshme të komunitetit”.
“Arka” nisi misionin e saj kulturor ku të rinjtë ishin të lirë për të performuar çdo natë. Për herë të parë fituesit e festivalit të fundit në RTSH, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, performuan në qendrën "Arka" në vitin 2018, ndërkohë që ka pasur edhe disa aktivitete të tjera kulturore si "Dasma Shkodrane" apo shumë ekspozita e promovime librash, për të cilat Marjani tregon se ndihet krenar që iniciativat e stafit të tij, sot po japin frytet e tyre brenda dhe jashtë vendit.
“Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë një zbulim shumë i bukur që 'Arka' ka bërë në bashkëpunim me aktorë të tjerë në territor. Ka qenë festivali i filmit ‘Ekrani i Artit’ që organizohet nga Adrian Paci dhe ka qenë ai që i zbuloi të jem i sinqertë dhe ishte Adriani që tha a mund të këndojnë tek oborri i 'Arkës'. Ashtu ndodhi dhe ishte diçka shumë e bukur që dy të rinjë shkodranë që kishin aktivitet në Itali erdhën dhe nëse mund ta themi për herë të parë zhvilluan koncertin e tyre në Shkodër. Janë një dyshe shumë profesionale dhe shumë simpatike dhe morën atë meritën që u takonte. Uroj që komuniteti shqiptar t’u kthejë atyre atë që meritojnë. Fitimi i festivalit ishte një meritë plotësisht e tyre. Për të kaluar te muzika në përgjithësi që është diçka bazike për qendrën 'Arka'. Për herë të parë kemi filluar në 2016 dhe e kemi quajtur 'Open Mic' aktivitetin ku të rinjve u ofruam një mundësi që të vinin me instrumentet e tyre dhe të këndonin deri në dy këngë. Faktikisht ishte interesante, të rinjtë që erdhën ishin vërtetë të shumtë dhe provuan vetveten duke kënduar në publik. Mentori i tyre ishte një mjek në profesion, por edhe një këngëtar i mirë, Silvan Frangaj, i cili i orientoi gjithë këta të rinj. Jemi shumë krenarë sot sepse pjesa më e madhe e atyre të rinjve që këndojnë në lokalet e Shkodrës apo edhe në aktivitetet e tjera kulturore të Shkodrës kanë dalë nga ky aktivitet që ne kemi bërë. Më pas ka qenë ‘Dasma Shkodrane’, një aktivitet që na bën shumë krenarë. Nisi si një ide e profesor Lorenc Radovanit, një mik shumë i mirë yni, i cili donte që të sillte për publikun e Shkodrës muzikën tradicionale që ne kemi pasur dikur te ‘Dasma Shkodrane’. Profesor Radovani thirri gjithë të rinjtë që ishin edhe pjesë e qendrës sonë dhe propozoi këtë iniciativë që u përqafua menjëherë. Kanë qenë 26 të rinj që kanë performuar te ‘Dasma Shkodrane’ që nisi tek 'Arka', vijoi te muzeu ‘Oso Kuka’, në Korçë, Tiranë dhe vende të tjera. Kemi vijuar me shumë aktivitete artistike të tjera dhe koncerte të mëdha siç ishte një koncert me muzikantë nga i gjithë Ballkani.”

E së fundmi "Arka" po tërheq vemendjen e turistëve. E dizajnuar si një shtëpi e thjeshtë me një oborr të gjelbëruar, ku objektet e vjetra të punuara me mjeshtëri prej druri kanë hapësirën më të madhe në këtë bar. Të huajt gjejnë mikpritje, shërbim, hostel, por mbi të gjitha edhe një copë shtëpie.
“Turistët gjejnë një shtëpi këtu tek 'Arka'. Vetë struktura e qendrës sonë nuk është për një turizëm luksoz, por është një vend turistik që atyre u duket si shtëpia e tyre. Struktura e 'Arkës', një shtëpi e vjetër shkodrane, oborri i shtëpisë së vjetër shkodrane, stafi që shërben, u japin këtë rehati turistëve që atyre u duket si të jenë në shtëpinë e tyre. Edhe personat në përditshmëri që frekuentojnë 'Arkën' janë si një familje. Kjo bën që edhe të huajt që vijnë këtu ndihen shumë mirë sepse gjejnë një mjedis që të gjithë janë të qetë dhe të kënaqur me njëri-tjetrin në mënyrën se si qëndrojnë dhe e shijojnë atë qëndrimin e tyre këtu. Kjo normalisht u jep turistëve një qetësi dhe rehati të madhe, gjë që ata e vlerësojnë shumë”.
Tek "Arka", sot, pas 10 vitesh, mund të gjesh gjithçka, duke nisur nga pamja e mrekullueshme, shërbimi cilësor, të rinj të sjellshëm, kënd leximi, hostel për t'u akomoduar, por mbi të gjitha gjen një copëz shtëpie ku rehatia është e pakrahasueshme…/ CNA
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...