“Ejani vizitoni Gjirokastrën!”/ Mesazhi i sipërmarrëses për turistët
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...

Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të Korçës, e cila ka ndjekur pasionin e saj që në fëmijëri. CNA sjell një reportazh mjaft interesant për volejbollisten korçare, e cila ka treguar detaje nga jeta e saj dhe karriera sportive.

Kontaktin e parë me topin e volejbollit Elena e pati qysh fëmijë, kur luante me bashkëmoshataret e saj në oborrin e pallatit ku banonte. Edhe pse kishte mundësi të tjera për të ndjekur një rrugë ndryshe në jetën e saj, ajo zgjodhi sportin, sepse aty ndiente emocionin dhe pasionin më të madh. Për Elenën, volejbolli nuk është thjesht një profesion, por një mënyrë jetese që i ka dhënë përvoja të paharrueshme.
"Pasioni, si çdo fëmijë që luanim në lagje me atë topin, më pas pak nga pak duke luajtur me moshat. Investova goxha vite të them të drejtën edhe pse kisha mundësi të tjera për të ndjekur në jetë, fushë modelingu apo profesione të tjera, zgjodha dhe u fokusova te volejbolli. Atje ishte dëshira ime më e madhe, emocioni, pasioni, ato që të jep volejbolli janë gjëja më e bukur që mund të përjetojë një sportist ose një volejbollist më saktë. Çdo sportist e zgjedh një sport të caktuar për pasion e më pas për anën financiare. E njëjta gjë ndodhi dhe me mua", u shpreh volejbollistja.
Për Elenën, fillimet nuk ishin të lehta, ashtu si për çdo sportist. Kur u federua për herë të parë me Skënderbeun, ajo ishte ndër më të rejat në ekip, përballë volejbollisteve me shumë vite eksperiencë.

Megjithatë, me përkushtim dhe mbështetje nga ekipi, ajo arriti të tregonte veten. Ishte vetëm 12-13 vjeçe kur nisi të luante përkrah vajzave që ishin në fund të karrierës, por kjo nuk e ndaloi të zhvillohej dhe të bëhej një lojtare e rëndësishme për ekipin.
"Çdo fillim është shumë i vështirë, jo për mua por për çdo sportist. Kur unë u federova në ekipin e parë në Skënderbeu, kisha vajza që ishin me shumë vite eksperiencë dhe unë isha më e vogla. Kisha mbështetje, m'u dha mundësia për të luajtur sepse shikohet edhe kjo pjesë në një ekip dhe patjetër që unë i gjeta të gjitha këto në vitin e parë që erdha te Skënderbeu. U ndjeva shumë komode, edhe pse ishte shumë e vështirë se isha shumë e vogël. Mund të kem qenë 12-13 vjeçe, ndërsa vajzat e tjera ishin 30-32 vjeçe, disa prej tyre edhe në fund të karrierës. Luajtëm bashkë vitin e fundit në Skënderbeu dhe ka qenë diçka shumë e bukur për mua", tha Bego.
Një nga sfidat më të mëdha në karrierën e saj ishte largimi nga Skënderbeu për të luajtur me Tiranën. Ishte një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kërkuar suksese më të mëdha dhe për të fituar titullin kampion. Më pas, kur u rikthye te Skënderbeu, investoi shumë që të rikthente ekipin në nivelet më të larta. Së bashku me ekipin, pas 36 vitesh, ajo arriti të fitonte titullin kampion, një arritje që e konsideron ndër më të rëndësishmet e karrierës së saj.
"Shumë sfida! Sfida e parë ishte kur unë u largova nga Skënderbeu për të luajtur në Tiranë. Ishte një dhimbje shumë e madhe për mua ta lija Skënderbeun e të luaja diku tjetër, por për të kërkuar te vetja dhe tek ekipi ku shkova, titullin kampion. Të përjetoja ato emocione pasi Skënderbeu nuk ishte në ato nivelet që unë kërkoja për veten time në karrierën time. E vështirë ka qenë prapë kur u ktheva dhe u investuam shumë që të kthenim në Korçë pas 36 vitesh titullin kampion, apo edhe Kupën e Shqipërisë. Të gjitha janë sfida, çdo vit ka sfidat e tij", deklaroi Elena Bego.
Medaljet dhe titujt janë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të saj, të cilat i ruan me krenari. Megjithatë, fitorja që i dha emocionet më të mëdha ishte ajo me Skënderbeun, pasi për të, suksesi më i madh ishte të fitonte me qytetin e saj të lindjes.

Një tjetër moment i rëndësishëm ka qenë veshja e fanellës kuqezi, një ndjesi unike për çdo sportist.
"Duhet t’i numëroj. I kam atje të sistemuara në sirtarin tim të gjitha medaljet. Shumë medalje, duhet t'i numëroj tani meqë më kujtove. Te Skënderbeu kanë qenë momentet më të bukura në jetën time. Kur dola kampione në 'Marlin Barleti' nuk isha 100% në lumturinë time dhe e arritur si sportiste pasi doja që ta fitoja me qytetin tim të lindjes, atje ku e nisa karrierën si sportiste. Emocionet më të mëdha dhe ku unë jam ndier më e plotësuar në karrierë ka qenë titulli kampion në qytetin tim patjetër. Edhe të veshësh fanellën kuq e zi është një emocion shumë i madh dhe unë e kam përjetuar që në mosha deri në ekip të parë", tha volejbollistja.
Sot, si kapitenia e Skënderbeut dhe lojtarja më me përvojë e ekipit, Elena përpiqet të ruajë balancën dhe harmoninë brenda skuadrës. Ajo punon fort për të krijuar një mjedis pozitiv, duke ndihmuar të rejat dhe duke motivuar ekipin për të dhënë më të mirën në çdo ndeshje.

Beson se marrëdhëniet e mira brenda grupit janë thelbësore për suksesin e një skuadre.
"Duke qenë se unë jam kapitenia dhe vajza më e madhe për momentin tek ekipi i Skënderbeut, patjetër që jam munduar të mbaj gjithmonë balancat, të mbaj harmoninë e ekipit dhe shpirtin e garës gjithë kohës. Marrëdhëniet janë shumë të mira dhe shpresoj që deri në fund të vazhdojmë kështu. Kemi ndërtuar që ditën e parë një marrëdhënie shumë të mirë me të gjitha vajzat, si shqiptare edhe të huaja, i kemi bërë të ndihen shumë komode, të ndihen të vlerësuara e të respektuara, kjo është gjëja primare që mund të bësh në një ekip. Shpirti i garës e çdo gjë tjetër vjen gradualisht", u shpreh Elena Bego.
Një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit e ka edhe trajneri Orlando Koja, të cilin Elena e vlerëson për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. Sipas saj, pasioni dhe puna e tij kanë ndihmuar ekipin të arrijë rezultate të mëdha, dhe ajo beson se këtë vit do të mbrojnë titullin kampion.
"Shumë të mira. Është viti i tretë që bashkëpunojmë së bashku dhe besoj se do t'ia arrijmë që edhe këtë vit të mbrojmë titullin kampion. Profesor Orlando Koja është një profesionist në fushën e tij, shumë i përkushtuar, me dashuri shumë të madhe dhe i rritur nga një familje sportistësh. Unë e vlerësoj shumë pasionin dhe punën që ai bën me ekipin si trajner", tha volejbollistja e Korçës.
Përveç karrierës së saj si volejbolliste, Elena është e përkushtuar edhe në rritjen e brezave të rinj të sportistëve. Prej pesë vitesh ajo drejton një kurs volejbolli në “Qytezën e Fëmijëve”, ku gjithnjë e më shumë fëmijë shprehin dëshirën për t'u marrë me këtë sport.

Për të, është shumë e rëndësishme që fëmijët të largohen nga teknologjia dhe të investojnë në sport, pasi ai nuk ndihmon vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe shoqërisht.
"Kam pesë vite që zhvilloj kursin e volejbollit në 'Qytezën e Fëmijëve' dhe kërkesat për të qenë pjesë nga grupmosha të ndryshme janë shumë të larta. Mua më pëlqen kjo që fëmijët aspirojnë të merren me një sport. Do t'u bëja apel gjithmonë. Është koha që të gjithë të shkëputen nga rrjetet sociale, nga teknologjia dhe të investojnë në sport sepse sporti jo vetëm që është në të mirën fizike, por edhe në të mirën sociale, mendore. Në çdo aspekt të jetës ai ndikon pozitivisht", u shpreh Bego.
Pasioni, përkushtimi dhe puna e palodhur e kanë bërë Elenën një emër të rëndësishëm në volejbollin shqiptar. Ajo vazhdon të jetë një frymëzim për brezat e rinj, duke treguar se me dashuri për sportin dhe këmbëngulje, çdo sfidë mund të kalohet dhe çdo ëndërr mund të bëhet realitet./ CNA
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
E pozicionuar në zemër të zonës muzeale Hotel Bar Restor...
11-vjeçari Rei Pinderi nga Korça, e ka marrë lapsin në dor...
Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, Kori “Lira”, simboli i ...
Korça është një zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë. M...
Qyteti i Pogradecit është një nga destinacionet më të pref...
Qyteti verior për tri net radhazi u kthye në arenë festime...
Shkatërrimi i Urës së Hoshtevës në Gjirokastër, ka krijuar...
"Himne hiri" titullohet albumi i parë i Ana Bushgjokës. E ...
Policia e Korçës ka festuar sot 13 Janarin, 112 vjetor...
Në Gjirokastër është rikthyer eventi kinematografik i r...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...