Një rruge biçikletash përgjatë liqenit të Shkodrës/ Projekti i ri që i jep hov edhe turizmit pranë natyrës
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shqiptar, vijon të mbetet një figurë e paharrueshme për publikun korçar dhe për mbarë artdashësit në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë e të pasur, ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në teatër, duke sjellë në jetë personazhe të dashura që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesë.
Në një moment të veçantë të jetës dhe krijimtarisë së tij, Guri Koço vendosi të festojë një përvjetor simbolik me një shfaqje unike, të titulluar “50 pa 1”. Kjo vepër artistike solli një përzierje elegante të humorit, poezisë dhe kujtimeve personale, duke krijuar një mbrëmje të mbushur me emocione të sinqerta dhe të qeshura të përzemërta.

Në këtë atmosferë intime dhe të ngrohtë, ai u rrethua nga miqtë më të afërt, kolegët, familjarët dhe publiku besnik që e ka ndjekur e duartrokitur ndër vite.
"Një vit që e mendoja dhe tre muaj që punoj. Sigurisht që është një ndërmarrje e madhe, sepse puna qëndron që të gjitha gjërat që mendohen, duhet të dilnin në skenë si të rastësishme, sikur tani u kujtua ky për një gjë. Sikur tani erdhi një mendim dhe kjo duhet të ishte një vazhdimësi pa buçitje, pa mendjemadhësi, pa egoizëm. Unë kam punuar, kam rritur fëmijët me këtë punë, e dua teatrin e këtë dashuri doja të dilte në pah. Dikush më tha parë mbrëmë që kishte shumë poezi, këtë kisha menduar, gjithë recitali të kishte shumë poezi, jo vetëm të recituara po në përbërjen e saj të mbizotëronte poetika. Duhet punë shumë, kam tre muaj që nuk fle."
Erjon Nexhipi, kryetar i Këshillit të Qarkut, vlerësoi Guri Koçon si një figurë të jashtëzakonshme të artit shqiptar, jo vetëm si aktor, por edhe si regjisor. Ai theksoi rëndësinë që kanë institucionet në njohjen dhe nderimin e figurave të tilla, duke bërë të ditur se Guri Koço u vlerësua me një certifikatë përkushtimi si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar.

"Guri Koço është një artist i jashtëzakonshëm, poliedrik, jo vetëm si aktor, por edhe si regjisor. Ka një karrierë të jashtëzakonshme që sot e shpalosi në një mbrëmje mes miqsh, me shfaqjen e tij të titulluar '50 pa 1'. Një artist që i ka dhënë skenës dhe vazhdon t'i japë. Kërkon vlerësim jo thjesht nga publiku, por edhe nga institucionet, prandaj dhe ne si Këshill Qarku e vlerësuam me një certifikatë përkushtimi."
Aktori fierak Astrit Çerma ndau përjetimet e tij personale për artistin korçar, duke e përshkruar si një simbol të rrallë të skenës shqiptare. Ai u shpreh i emocionuar nga shfaqja dhe e konsideroi atë një pasqyrim të nivelit artistik që mbart Guri Koço, i cili përfaqëson më së miri trashëgiminë artistike të një brezi të artë që ka lënë gjurmë të thella.

"Jam i mrekulluar, jo vetëm për faktin që unë Gurin e dua shumë dhe e kam mik, por ishte një mrekulli. E ky qytet i mrekullueshëm mund të nxjerrë vetëm mrekulli, si puna e Gurit dhe gjithë plejadës së artistëve që nuk jetojnë më, por unë besoj se Guri është rezultati, sensi i të gjithë asaj eksperiencës që ka marrë nga më të vjetrit dhe është një lapidar këtu në Korçë. Është një aktor i mrekullueshëm. Kjo mbrëmje që kishte organizuar ishte një mrekulli dhe dua ta falënderoj për ftesën që më bëri dhe erdha që nga Fieri. Për Gurin nuk mund të rrija pa ardhur."
Ndërsa aktorja korçare Zamira Kita solli kujtime nga bashkëpunimet e saj të shumta me Koçon, duke vënë në pah kiminë e veçantë që kanë ndarë në skenë. Ajo ndau një moment të paharrueshëm nga një shfaqje e regjisorit Piro Mani, ku interpretimi i tyre ishte vlerësuar si shembull i shkëlqyer bashkëpunimi dhe dëgjimi skenik mes aktorëve. Ajo e konsideroi Gurin jo vetëm një koleg të çmuar, por edhe një pasuri të teatrit shqiptar, duke e përshkruar me ngrohtësi dhe mirënjohje.

"Është kënaqësi që mblidhemi në këtë skenë sot dhe interpretojmë të gjithë së bashku për Gurin, e ai na fal shumë kënaqësi ne. '50 vjet pa 1', pra mos harroni, rreth 50 vjet në skenë. Unë kam pasur fatin ta kem koleg në shumë shfaqje, kam qenë shumë e lumtur që kam krijuar me Gurin. Jashtë zihemi e dikush thotë janë si 'Tom & Jerry', por në fakt ne e duam njëri-tjetrin. Nuk e di pse kemi një kimi në mënyrën si interpretojmë dhe sot kujtova një kompliment shumë të bukur që na ka bërë dikur Pavlina Mani, në një shfaqje të Piro Manit. Në dialog ne luanim burrë e grua, ishte shumë i ndjerë dialogu sepse burri kishte vdekur dhe gruaja fliste me të. Pavlina u shpreh : 'Ky dialog duhet të jepet në Akademinë e Arteve si një mësim për studentët se si aktorët duhet ta dëgjojnë njëri-tjetrin'. Ne kishim krijuar një marrëdhënie shumë të mirë në atë dialog, duke dëgjuar njëri-tjetrin, e duke interpretuar dhe emocionuar publikun. I uroj më të mirat Gurit, jetë të gjatë, jemi me fat që e kemi, se për fatin tonë të keq, shumë prej aktorëve të trupës sonë i kemi humbur të rinj."
Mbrëmja “50 pa 1” nuk ishte vetëm një festim personal për një artist të shquar, por një dëshmi e fortë se arti i vërtetë jeton përtej viteve dhe brezave. Guri Koço u duartrokit jo vetëm për atë që ka dhënë në skenë, por edhe për atë që përfaqëson për teatrin shqiptar, përkushtim, pasion dhe trashëgimi artistike. Korça edhe një herë tregoi se është djep i kulturës dhe se di të nderojë me dinjitet bijtë e saj më të shquar./ CNA
View this post on Instagram
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...