PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tregojnë aftësi dhe pasion të jashtëzakonshëm në drejtimet që ndjekin, përmes projekteve praktike që jo vetëm dëshmojnë njohuritë e fituara, por edhe angazhimin e tyre për t’u bërë profesionistë të së ardhmes.
Ersi Haliti, nxënës në vitin e dytë në drejtimin “Shërbimi i mjeteve të transportit”, tregon me entuziazëm për një nga projektet më të veçanta që ka realizuar me grupin e tij, një mjet i vogël me pjesë mekanike të çmontueshme dhe motor funksional.
“Kemi krijuar këtë mjetin e vogël ku kemi realizuar pjesën mekanike të çmontueshme. Kemi dhe pjesën e shërbimeve të mjeteve të transportit që është motorri. Për këtë është dashur rreth 4-5 muaj. Është një punim shumë i mirë që na ka pëlqyer shumë. Jemi shumë të gëzuar dhe krenarë që e realizuam”,-tha Haliti.

Edhe Andi Shaliu, nxënës në vitin e tretë, ka kontribuar në projekte të avancuara teknologjikisht. Ai shpjegon ndërtimin e një shtëpie model me sensorë parkimi, sensorë dere dhe sistem elektrik të instaluar nga vetë nxënësit.
“Bashkë me grupin kemi realizuar një shtëpi ku kemi bërë sensorët e parkimit dhe sensorin e derës. Kemi bërë çelës me dy pozicione për shtëpi banimi të jashtme dhe instalimet e brendshme, si kuti shpërndarëse dhe çelësat. Gjithmonë ka vështirësi rrugës, por ja kemi dalë me grupin. Na u desh gati 2 muaj, jemi të kënaqur me punën që kemi bërë”,-tha Shaliu.

Daniel Shabani, një nxënës i vitit të parë në drejtimin e hidraulikës, ndan eksperiencën e një projekti të përbashkët mes tri degëve të shkollës, ndërtimi, elektrike dhe termohidraulike. Ata ndërtuan një model të një mbikalimi me konstruksion të detajuar dhe ndriçim funksional. Ndër të tjera, me shumë krenari, Danieli u bën thirrje të rinjve të zgjedhin Shkollën Teknike Profesionale për tu bërë profesionistë në të ardhmen.
“Në rrethin e mbikalimit kanë punuar nxënësit e tre drejtimeve, të ndërtimit, elektrikes dhe termohidraulikes. Pjesa e konstruksionit dhe prerja tërthore siç e shikoni, është realizuar nga nxënësit e ndërtimit ndërsa pjesa e shtyllave elektrike me tuba prej balti janë realizuar nga nxënësit e termohidraulikës duke filluar nga ngjitja dhe fërkimi i tyre. Më pas ndriçimi është realizuar nga nxënësit e elektrikes. Që nga fillimi i këtij punimi që ka qenë vizatimi deri tek faza e fundit, janë dashur gati 5 muaj. Kur shohim këtë punim gjatë pushimit në hollin e shkollës, ndjehemi shumë të lumtur që përpjekjet tona ja kanë vlejtur për atë që të fal ky punim. Ju them gjithë të rinjve që të vijnë në shkollën profesionale teknike nëse duan të bëhen profesionistë të së ardhmes”,-tha Shabani.

Ndërkohë, drejtoresha e shkollës, Anxhela Taho, ndalet te rëndësia e “Ditëve të Hapura”, një traditë tashmë në këtë institucion. Taho shton se bashkëpunimi me institucionet arsimore të qarkut ka qenë shumë i frytshëm dhe se më shumë se 60% e shkollave të qarkut kanë vizituar tashmë Shkollën Teknike Profesionale.
“Prej vitesh tashmë organizojmë në Shkollën Teknike Profesionale "Ditët e Hapura", tre ditë të plota në dispozicion të gjitha shkollave 9-vjeçare të qarkut të Korçës, me qëllim organizimin e vizitave dhe prezantimin e ofertës të shkollës teknike profesionale për të gjithë të interesuarit. Janë ditë në të cilat ne ekspozojmë të gjitha punimet e nxënësve gjatë vitit mësimor, prezantojmë ofertën me mundësitë që ofron kjo shkollë. Gjatë këtyre takimeve u japim mundësi prindërve të këtyre nxënësve për tu njohur me këto drejtime të kërkuara në tregun e rajonit të Korçës dhe jo vetëm. Ajo që kemi parë deri më sot, është interesi i lartë i shkollave, ku për fat të mirë kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha drejtoritë arsimore të qarkut. Sot mund të themi që kemi më shumë se 60% të shkollave që kanë vizituar shkollën tonë. Deri në shtator kur fillon viti i ri shkollor, dyert tona do të jenë të hapura në vazhdimësi për nxënësit dhe prindërit”,-tha Taho.
Shkolla Teknike Profesionale e Korçës po dëshmon çdo ditë se investimi në arsim profesional sjell rezultate konkrete dhe frymëzon të rinjtë drejt një të ardhmeje të sigurt dhe të suksesshme./CNA
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...