Përplasje për reformën zgjedhore, PS i çon Kuvendit propozimin për shtyrjen e afatit
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, të cilët morën pjesë në Festën e Dervish Elmazit, një ngjarje me rëndësi të veçantë shpirtërore për komunitetin bektashi dhe më gjerë. Tradita e kësaj feste ruhet prej shekujsh dhe zhvillohet në vendin e shenjtë ku ka shërbyer dhe është nderuar Dervish Elmazi. Dervish Elmazi kujtohet si një figurë me ndikim të thellë shpirtëror, ndërsa vazhdon të nderohet brez pas brezi nga banorët e zonës dhe besimtarët, që e shohin si simbol të dashurisë, paqes dhe lutjes së sinqertë.
Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së kësaj tradite, duke vlerësuar vendin e shenjtë të Gjonçit si një pikë referimi shpirtëror për të gjithë ata që kërkojnë paqe dhe lutje. Ai theksoi se ky është një vend ku njerëzit shkarkohen nga energjia negative dhe mbushen me pozitivitet.

“Ky është një pelegrinazh që ka ngelur nga të parët tanë të cilët vinin dhe merrnin urata, bekime nga ky vend i shenjtë. Siç thotë profeti Muhamet : "Kur ta ndjeni veten ngushtë, drejtohuni vendeve të mira, ata e dinë hallin tuaj". Njerëzit vijnë, bëjnë kurban, i luten zotit për mirësi, dashuri, paqe, për gjithçka të mirë që t'iu ecë mbarë. Për këtë arsye vijnë, shkarkohen nga energjia negative për të marrë energji pozitive, për të përballuar vështirësitë e kësaj bote provizore. Edhe ne vijmë i nderojmë, u japim moral e bekime. I falenderoj që ata vijnë dhe i mbajnë gjallë këto vende të shenjta të cilat kanë qenë roje për ne",-tha Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai, e cilësoi këtë si një nga festat më të rëndësishme të zonës, jo vetëm për vlerat shpirtërore, por edhe për rolin që luan në rikthimin e njerëzve në vendlindjet e tyre dhe në forcimin e lidhjeve njerëzore. Ai vlerësoi gjithashtu pjesëmarrjen e jashtëzakonshme që kjo festë tërheq çdo vit.

“Është një nga festat më të rëndësishme të Kolonjës, që ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Këtu jemi në një nga vendet më të shenjta të Kolonjës, ku Dervish Elmazi ka këtë ndjekje nga njerëzit si një besim shprese për një jetë më të mirë e për gjithë ato që njerëzit kanë nevojë, si një moment qetësie dhe lutjesh. Përpos kësaj, e gjejnë dhe si një hapësirë për rikthim në vendin e tyre, kështu që unë jam shumë i lumtur që kjo festë ka këtë impakt dhe ka kaq shumë njerëz”,-tha Isai.
Kryeplaku i fshatit Gjonç, Ali Xhaferi, theksoi se kjo është një festë që bashkon jo vetëm bektashinjtë, por edhe të krishterët, duke dëshmuar për një bashkëjetesë shembullore ndërfetare që karakterizon këtë zonë. Ai e cilësoi festën si një traditë 400-vjeçare që përfshin gjithë popullin, përtej besimeve fetare.
“Jemi në festën e Dervish Elmazit. Kjo festë është 400-vjeçare që bëhet për gjithë popullin. Në këtë festë vijnë nga e gjithë Shqipëria, jo vetëm besimtarët bektashinj, por edhe të krishterë. Dervish Elmazi është bektashi dhe kjo festë është për ta, por bektashinjtë afrohen edhe me të krishterët nga zakonet e traditat. Na bëhet qejfi që në këtë festë bashkohen të gjithë”,-tha Xhaferi.

Edhe vetë pjesëmarrësit ndanë emocionet e tyre, duke vlerësuar organizimin dhe atmosferën. Për shumë prej tyre, ky vend është i shenjtë dhe i lidhur me mrekulli dhe përjetime të veçanta. Disa vijnë për herë të pestë, të tjerë për herë të parë, por të gjithë largohen me ndjenja pozitive dhe me shpresën për t’u kthyer sërish:
"Është një traditë e vjetër kjo dhe ka shumë njerëz që e kanë mirëpritur. E besojnë shumë këtë vend të shenjtë në Gjonç. Ka bërë shumë mrekulli. Kanë ardhur nga ana e anës, kanë therrur kurban dhe ka bërë shumë të mira."
"Vij nga Durrësi. Për herë të pestë vij këtu. Atmosfera shumë e mirë. Përveç se gjëra të bukura, asgjë tjetër s'kam dëgjuar. Lutemi sot për të gjithë familjen e për të gjithë shqiptarët."

Festa e Dervish Elmazit në Gjonç nuk është vetëm një ngjarje fetare, por një dëshmi e trashëgimisë shpirtërore që vazhdon të jetojë në zemrat e njerëzve. Ajo mbledh bashkë breza, bashkon besime dhe forcon lidhjen me rrënjët. Në një kohë sfidash dhe ndryshimesh, kjo traditë mbetet një burim frymëzimi, paqeje dhe shprese për të ardhmen.
Festa u zhvillua në një atmosferë qetësie dhe reflektimi shpirtëror, ku shumë prej pjesëmarrësve e panë si një mundësi për të rigjetur veten dhe për të marrë energji pozitive për përballimin e jetës së përditshme./CNA
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Erdhi nga Polonia për dy javë si turiste në Sarandë dhe i ...
Panajot Falo tregon rrugëtimin e tij nga emigracioni në ha...
Në Vlorë pothuajse të gjitha subjektet private kanë tashmë...
Gjirokastra, një prej destinacioneve më të rëndësishme të ...
Pogradeci po përjeton një transformim të rëndësishëm falë ...
Shkodra për 7 ditë me radhë festoi Karnavalet, një traditë...
Hotel "Argenti" është struktura e parë akomoduese private ...
Të huajt dominojnë blerësit vendas në tregun imobiliar. G...
Prej 20 vitesh qëndistarja Vjollca Mezini administron në p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...