Ekspozitë në Shkodër e të rinjve nga Ulqini/ Prezantohen 35 punime artistike të gjimazistëve
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...

Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjithnjë e më shumë universitetet shqiptare për mbylljen e atyre degëve që kanë një numër të ulët studentësh prej vitesh. Ky rrezik nuk përjashton Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, një qytet ku këtë vit janë afërsisht 1200 maturantë më pak.
Rektori i këtij universiteti, Tonin Gjuraj, në mbledhjen e Senatit u kërkoi drejtuesve të departamenteve që të dalin në terren dhe t'u bëjnë thirrje maturantëve që Universiteti i Shkodrës të jetë zgjedhje e parë.

“U kërkoj drejtuesve të departamenteve, drejtuesve te fakulteteve që t’u bëjnë thirrje maturantëve që të mund të kenë Universitetin ‘Luigj Gurakuqi’ zgjedhje të parë. Duhet që të shfrytëzojnë çdo kanal komunikimi, rrjetet sociale, takimet e drejtpërdrejta dhe të jenë më aktivë edhe në media që të paktën maturantët e veriut të mund të vijnë pranë Universitetit tonë”,-Gjuraj.

Një tjetër kërkesë e rektorit Gjuraj është që të gjendet mundësia që studentët të kthehen në ndërmarrjen e trajtimit të studentëve, duke u kërkuar drejtuesve të konviktit që të jenë më prezentë dhe më të qartë me kushtet e përmirësuara që ofrohen atje.
“Kemi nisur një dialog intensiv me ndërmarrjen e trajtimit të studentëve. Ne duhet që të bindim maturantët që studentët të kthehen në konvikt. Kjo ndërmarrje që ka përmirësuar kushtet është avantazh nëse një maturant që ka bërë zgjedhjen e vet në universitetin tonë të mund të ketë mundësi akomodimi që janë më të arsyeshme. Kam pasur një komunikim me drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje që të mund të kenë një paketë më të qartë sa u takon kushteve, tarifave dhe shërbimeve që ata ofrojnë”,-tha Gjuraj.

Nga ana tjetër, pushtetet lokale, tha rektori Gjuraj, kanë për detyrim partneritetin me Universitetin e Shkodrës në bazë të një drafti që po finalizohet si një detyrim edhe në kuadër të antarësimit në BE, bashkëpunim i cili deri më tani nuk ka funksionuar siç duhet.
“Bashkitë e Qarkut të Shkodrës të ftojnë kolegët tanë për ekspertizë, për studime të plota, për studime pjesore apo diçka tjetër sa i takon territorit, urbanizimit, studimeve antropologjike në turizëm, në ekonomi, në albanologji e kështu me radhë. Pushtetet lokale, bashkitë kanë detyrimin të bashkëpunojnë me universitetin, kanë detyrimin të ftojnë kolegët tanë që të bëhen pjesë e këtyre studimeve”,-tha Gjuraj.
Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, po kërkon vënien në lëvizje të të gjitha hallkave si dhe gjetjen e disa metodave të reja, bashkë me ndryshimin e kurrikulave apo përmirësimin e tyre, në mënyrë që në këtë universitet të ndalet kriza e rënies së numrit të studentëve, që ka prekur arsimin e lartë kudo në Shqipëri./CNA
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...