PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”.
Ky botim i mbështetur nga Këshilli i Qarkut Shkodër dokumenton pjesëmarrjen e Ansamblit Folklorik të këtij qarku në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
“Ky botim nuk është thjesht një koleksion i çasteve të bukura artistike, por është një dëshirë e gjallë dhe e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore. Na fton të bëjmë një udhëtim emocionues përmes historisë së pasur të folklorit të Qarkut Shkodër dhe që na kujton se muzika, vallet, kostumet, zakonet tona nuk janë vetëm pasuri shpirtërore, por janë shtylla të forta të identitetit tonë kombëtar”, tha Edmond NDOU, kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër.
“Le të shërbejë edhe si një guidë turistike për të gjithë ato vende ku të rinjtë, turistët e huaj të pajisen edhe me këtë pasaportë kulturore e cila është një udhërrëfyes i një kulture shekullore që ne trashëgojmë”, deklaroi Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër.

Shkodra, e njohur për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e folklorit, ka qenë dhe mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës tradicionale shqiptare.
“Qëllimi kryesor i këtij libri album ka qenë dhe do të mbetet përherë, respekti dhe mirënjohja e thellë për të gjithë bartësit dhe artistët e mrekullueshëm që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen dhe pasurimin e traditave folklorike”, tha Ridvan Karakaçi.
“Në faqet e të këtij libri lexuesi udhëton drejt rrënjëve tona, atje ku tradita merr frymë përmes këngës, valles, kostumit popullor, element që nuk janë thjeshtë pjesë e së kaluarës, por që jetojnë edhe në përditshmëritë tona kulturore”, tha Maxhid Cungu.
“Ky album me foto është një pasaportë e kulturës sonë për të treguar kush jemi, kush ishim, por duhet që të ketë edhe një vizion se çfarë duhet që të jemi në të ardhmen, pra ku do të shkojmë”, tha Bardhyl Hysa.
“Për t’i vendosur pritë rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit të harresës, ky foto album është një mjet i përkryer”, u shpreh Zija Vukaj, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve.
“Sot jetojmë në një kohë që folklori kërcënohet nga ligjet e natyrës me zhvllimet, evoluimet, moderniteti, teknologjia, komunikimi që janë rritur shumë. Në këtë këndvështrim ky album na jep mundësi që në të ardhmen për brezat që vijnë të shërbejë si dokument me shumë vlerë”, deklaroi Zef Çoba, kompozitor.

E konceptuar si një festë, ky promovim solli edhe interpretime artistike të grupeve të 5 bashkive të Qarkut Shkodër dhe artistë të mirënjohur. Në fund u dhurua edhe botimi i këtij foto-albumi, duke e vendosur folklorin në qendër të kujtesës kolektive dhe identitetit kombëtar./ CNA
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Mes emocioneve dhe muzikës, mes shumë përmetarëve, miqve, ...
“Përforcimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore si mjet ...
Nxënësit e klasave të 5-ta në gjithë vendin duke përfshirë...
Fshati Gjonç në Kolonjë mirëpriti qindra pelegrinë nga ...
Në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit Biologjik, në ...
Në ditët e sotme, kostumet tradicionale të Gjirokastrës po...
Mjeshtri i njohur i gurit, Muhedin Makri, vite më parë i k...
Me moton “Më njih nëpërmjet veprave të mia”, artistja e nj...
Vullnet Kuçi nga qyteti i Pukës, 5 vite më parë vendosi që...
Djemtë vezullues, komedia e amerikanit Neil Simon, është n...
Edhe në Vlorë, Dita e Verës ka sjellë një atmosferë festiv...
Ishte viti 2015, kur “Arka” nisi funksionin e saj në Shkod...
Tepelena është një prej tri bashkive në Qarkun e Gjirokast...
Elena Bego është një nga volejbollistet më të spikatura të...
Në Gjirokastër një pjesë e konsiderueshme e shtëpive karak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...