Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëta...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspozita imersive “Arti i Barabartë”, një shfaqje multimediale, e cila sjell një përvojë unike për fëmijët dhe jo vetëm. E frymëzuar nga libri me të njëjtin titull, i zhvilluar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, ekspozita promovon mesazhe të forta për gjithëpërfshirjen, tolerancën dhe barazinë.
Shkrimtarja britanike Alice Taylor, e cila bëri përshtatjen e librit në gjuhën angleze, shprehu emocionet e saj për këtë projekt të veçantë artistik. Taylor shton se mesazhi që përcillet është tejet i rëndësishëm për fëmijët, duke theksuar se të gjithë janë të barabartë, pavarësisht origjinës, gjuhës apo pamjes së jashtme.
"Kjo është hera e parë që diçka, të cilën unë kam shkruar apo kam qenë e përfshirë, po kthehet në një formë tjetër arti sepse nuk ka të bëjë vetëm me shkrimin e një faqeje të re. Tashmë është një eksperiencë artistike, një ekspozitë dhe diçka komplet e re, imersive. Unë nuk kam qenë asnjëherë në një ekspozitë të tillë më parë. Jam shumë e entuziazmuar për këtë, po ashtu edhe për fëmijët që po vijnë. Jam pak nervoze gjithashtu, por është një eksperiencë fantastike për mua. Unë punoj në televizion, ushtroj fotografinë, shkruaj libra, por ky është një dimension ndryshe. Jam krenare që jam pjesë e tij. Nuk është diçka që ndodh vetëm në Tiranë, por fëmijë të çdo qyteti të Shqipërisë mund ta përjetojnë këtë eksperiencë. Më i rëndësishëm është mesazhi, që të gjithë janë të barabartë, pavarësisht sa i gjatë je apo çfarë ngjyrë i ke flokët, prej nga je apo çfarë gjuhe flet. Kjo është diçka shumë e rëndësishme që një fëmijë duhet të kuptojë. Bullizimi është një problem në çdo vend të botës, pra mesazhi vlen shumë", u shpreh Taylor.
Autori i librit, Gentian Minga, theksoi rëndësinë e kësaj ekspozite si një mënyrë alternative për të bërë librin të aksesueshëm për më shumë fëmijë. Për Mingën, kjo ekspozitë është një mënyrë më tërheqëse për të komunikuar me fëmijët përmes grafikës, tingullit dhe elementëve imersivë.
"Kjo shfaqje multimediale në qytetin e Korçës është bazuar në një libër që e kemi zhvilluar dikur me BE, 'Arti i barabartë' i cili nuk është për shitje dhe për këtë arsye, ekspozita të tilla janë shumë të mira sepse ne kur prodhuam librin e ndamë tek sa më shumë fëmijë që mundëm, por duke qenë se nuk është i aksesueshëm për këdo, kjo shfaqje do të jetë. Përveç se do të jetë për një kohë të gjatë e aksesueshme, është një shfaqje me elementë grafikë, sound, imersive, është shumë e veçantë dhe i tërheq akoma më shumë fëmijët. Mesazhi që ne duam të japim për përfshirjen, gjithëpërfshirjen, diversitetin shkon edhe më lehtë te fëmijët që janë të vegjël. Janë edhe konceptet e tolerancës që ne duam t'i shpërndajmë si mesazhe dhe për më tepër, është gjë e mirë që vjen në një qytet si Korça dhe më vjen shumë mirë që fëmijët e një qyteti tjetër që nuk është Tirana, kanë mundësinë dhe aksesin në një gjë kaq moderne dhe bashkëkohore siç është një shfaqje imersive", u shpreh Minga.
Drejtori i GAD, Arbri Malile, vuri në dukje se “Arti i Barabartë” është ekspozita e parë në këtë galeri që vjen e frymëzuar nga një libër për fëmijë.
Ai theksoi se ekspozita synon të ndikojë jo vetëm te të vegjlit, por edhe te prindërit, duke përcjellë një mesazh të qartë mbi vlerën e diversitetit dhe rëndësinë e rritjes së brezave të rinj në një shoqëri të hapur dhe të barabartë.
"'Arti i Barabartë' është një ekspozitë shumë e veçantë në llojin e vet. Përveç faktit që i paraprin festës së 1 Qershorit dhe fëmijëve anembanë territorit shqiptar, por jo vetëm, edhe turistëve që vijnë e na vizitojën rishtazi në Galerinë e Arteve Digjitale, është një ekspozitë e veçantë për arsyen se është ekspozita e parë që vjen në këtë galeri e përshtatur dhe frymëzuar nga një libër për fëmijë. Jemi mësuar tashmë që kategoria më e madhe që ka kaluar vizitorët adultë janë fëmijët. Pikërisht kjo na vë përpara një pozite ose detyrimi që të risjellim shpesh vepra arti, eksperienca, sidomos si e sotmja, që ka një mesazh të drejtpërdrejtë, shumë të fortë, jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, se si duhet të rriten në një botë ku të gjithë janë ndryshe, diversiteti është një vlerë e çmuar dhe të gjithë duhet të jemi më të paqtë me njëri-tjetrin", tha Malile.
Ekspozita “Arti i Barabartë” në Korçë nuk është thjesht një aktivitet kulturor për fëmijët, por një thirrje e fuqishme për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Me një ndërthurje unike të artit, teknologjisë dhe edukimit, ajo i fton të vegjlit të reflektojnë mbi vlerat më thelbësore të jetës, barazinë, pranimin dhe dashurinë për ndryshimin.
Një përvojë që lë gjurmë, jo vetëm në kujtesën e fëmijëve, por edhe në mënyrën se si ata do ta shohin botën që i rrethon./ CNA
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenal...
Shkrimtarja e re shkodrane Ambra Hysa promovoi katër libra...
Qyteti i Korçës mirëpriti edhe këtë vit, edicionin e 29-të...
Në fshatin e bukur “Andon Poçi” të Gjirokastrës u mbajt me...
Në Shkodër u promovua albumi fotografik “Tinguj Folklorik ...
Guri Koço, një ikonë e artit skenik dhe kinematografik shq...
Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin...
“Higjiena kibernetike në shkolla” është konferenca që u zh...
Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit po tr...
Një ekspozitë me pikturat e nxënësve të klasave të 8-ta dh...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...