Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...

Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me hoteleri-turizëm. Për të dytin vit radhazi, Mirani administron Hotel ‘Globe’.
I vendosur në një pozicion të privilegjuar, vetëm pak minuta larg plazhit me rërën e artë të Velipojës, Hotel ‘Globi’ është më shumë se një hotel. Është një shtëpi larg shtëpisë. Ky hotel përçon ndjesinë e ngrohtësisë, që e gjen rrallë në strukturat e mëdha turistike.

“Kjo është një strukturë hotelore,e përbërë nga 23 ambjente të ndryshme. Kemi dhoma dyshe, treshe dhe apartamente për 5 persona. Klientela jonë kryesore është me shqiptarë të Kosovës. Çdo vit në fillim të sezonit mundohemi të bëjmë diçka pak më ndryshe, që të fillojmë sezonin gradualisht. Pra ne mendojmë që një pjesë e asaj që merret të kthehet mbrapsht gradualisht. Këtu ka qënë edhe ideja, që këtë vit ta nisim më ndryshe sesa vitet e tjera. Me pjesen e turizmit merremi prej 8 vitesh dhe aktualisht turizmi ka njohur një rritje graduale. Kemi filluar me pak dhoma, me 3-4 dhe tani keni arritur të keni 24 ambjente të ndryshme. Strukturat i kemi përshtatur me turizmin e zonës, duke qënë se shumica e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës vijnë disa persona bashkë, i kemi përshtatur ambjentet dhe kuzhinën që të gatuajnë”,-thotë Pali.

Megjithatë të meresh me turizëm nuk është aspak e lehtë. Velipoja ende vijon të ketë sfidat e saj, që nisin me infrastrukturën apo edhe konkurrencën e fortë, por Mirani ia ka dalë të bëhet faktor në sektorin turistik.
“Realisht është shumë e lodhshme, por ka edhe një kënaqësi të jashtëzakonshme. E kam me pasion kontaktin me njerëz dhe e bëj me kënaqësi, pavarsisht se orët janë të gjata sepse duhet të meresh thuajse non-stop prej më 1 qershor e deri më 15 shtator. Velipoja është ndër plazhet më të bukura të rivieres shqiptare, e për absurditet, është një ndër zonat më pak të zhvilluara. Prandaj them se e kemi pak më të vështirë se pjesa tjeter e bregdetit, por mendoj që deri tani ia kemi dalë. Sa i takon hotelit tonë, ne e kemi përshtatur me disa paketa ku krahas akomodimit kemi shoqëruar me mëngjes apo edhe vakte të tjera në varësi të klientit, se çfarë kërkon. Ofrojmë paketa ditore apo javore të ndryshme”,-tregon Pali.

Këtë vit sezoni nisi ndryshe. Mirani, së bashku me panarin ekzistues të kësaj njësie, vendosën që javën e parë të qershorit t’ia dedikojnë veteranëve të luftës së UÇK-së. Interesi ishte i jashtëzakonshëm menjëherë.
“Unë jam me qira në këtë strukturë, u bënë 2 vite. Tek pronari kam gjetur një bashkëpunim të mrekullueshëm, ku edhe vjet, 5 ditët e para të qershorit ia kemi kushtuar njerëzve në nevojë. Rasti i këtij viti është për një shtresë e cila ka kontribuar për shoqërinë, e kush më mirë se veteranët e luftës. Pas dëshmorëve, janë njerëzit më të rëndësishëm, që kanë derdhur gjakun për Kosovën, e Kosova pjesë e Shqiperisë është. Kjo nuk do ishte bërë vetëm falë meje, por edhe me dakordësinë e pronarit të këtij hoteli, të cilin e falenderoj për mundësine që më dha. Unë njoftimin e bëra në faqen time të facebook-ut dhe e shpërndava si njoftim që 5 ditët e para të qershorit do jenë falas me akomodim dhe mëngjes për veteranët e UÇK. Një deputete e parlamentit të Kosovës më kontaktoi dhe ai e bëri njoftimin. Ka patur një boom telefonatash, mbi 3 mijë telefonata. Që është e pa mundur t’i akomodojmë të gjithë, por ne aktualisht jemi me kapacitet maksimal duke punuar në këto ditë. Jam shumë i gëzuar që këto ditë ua kemi kushtuar veteranëve dhe invalidëve të luftës”,-tha Pali.

Pas datës 5 qershor, kur hoteli do rihapet për të pritur pushues nga çdo cep i botës, Mirani apelon për çdo kend që dëshiron të pushojë në Velipojë, që të zgjedhë Hotel ‘Globi’.
“Për mua, plazhi i Velipojës dhe ‘Globi’ shkrihen. Kjo sepse plazhi i Velipojës është më shumë familjar, pra për qetësi dhe komoditet. Nuk ka shumë hapësira për rininë, por është plazh më shumë kurativ dhe ekonomik. Edhe ne tek hotel ‘Globi' ofrojmë qetësi, çmime ekonomike, akomodim, parking, kënd lojrash, pra ambjente çlodhëse. Bari dhe restoranti janë pjesa atraktive ku mund të konsumojnë një kafe një pije dhe të shijojnë natyrën e qetë me çmime normale, ekonomike, siç janë në Shkodër”,-tha Pali.

‘Globi' nuk është një hotel. Është një përvojë që mbetet në kujtesë. Shumë vizitorë kthehen vit pas viti, jo vetëm për bukurinë e Velipojës, por sepse ndihen të lidhur me këtë hotel, me njerëzit që e bëjnë të veçantë dhe me atmosferën e ngrohtë që të bëjnë të ndjehesh si në shtëpi./CNA
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Në qytetin e Vlorës, që njihet për bukuritë natyrore dhe h...
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” ...
Një vit më parë, Leo Gjeloshi së bashku me 3 vëllezërit e ...
Në një qytet të njohur për traditën dhe ushqimin e tij kar...
Problemet e turizmit në Qarkun Shkodër, në një kohë kur se...
Në qytetin e Korçës, një vajzë ka sjellë një frymë krejt t...
Rënia e numrit të studentëve në Shqipëri po rrezikon gjith...
Shkolla e mesme e Ulqinit “Vëllazërim-Bashkim” hapi një ek...
Në qytetin e Përmetit është mbajtur për herë të parë festi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...