Fotolajm/ Protesta kundër qeverisë në Tiranë
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...
Protesta dhe thirrjet e qytetarëve për dorëheqjen e kryemi...

Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u mbush me emocione të forta dhe mesazhe të thella përmes monodramës “Engjëjt”.
Vepra, e realizuar nga autori Odise Plaku dhe me regji të Naser Shatrollit, solli në qendër të vëmendjes dramën e fëmijëve të zhdukur në vendet në konflikt, përmes rrëfimit të dhimbshëm të një nëne që nuk di asgjë për fatin e fëmijës së saj.
Aktorja e njohur Vefi Redhi interpretoi me ndjeshmëri të thellë personazhin kryesor, duke hyrë në lëkurën e një gruaje që jeton mes ankthit, shpresës dhe kujtimeve, në një realitet ku lufta ka marrë gjithçka.
"E para është që historia nuk duhet harruar sepse përsëritet, siç po përsëritet tashmë me vendet e tjera dhe fëmijë të tjerë. Është shumë reale, po bëj paralelizmin me fëmijët e Gazës, dhe njëkohësisht është një mesazh i fuqishëm që i thurr himn nënës. Si përpjekjet e rrahjës së zemrës së një nëne duhet të rrahë gjithë shoqëria kur ka të bëjë me fatin e fëmijëve që janë e ardhmja. Ndoshta është një nga dhimbjet më të mëdha kur shikon një fëmijë të përlotur të cilin nuk mund ta ndihmosh, kur të thotë "Dua të ha", kur të pyet "A mund të më ktheni pas mamin e babin?". Kemi marrë fund si shoqëri nëse prodhojmë gjendje të tilla sepse jeta nuk ka më kuptim pa të ardhmen dhe e ardhmja e jetës janë fëmijët", tha aktorja Redhi.
Autori i veprës, Odise Plaku, e cilëson dramën si një thirrje institucionale dhe humane për të ndalur gjakderdhjen që po ndodh në shumë vende të botës.
"Kjo vepër është pikërisht një thirrje institucionale, një thirrje për drejtësi, një thirrje për ti dhënë fund kësaj gjakderdhje të pafund që po ndodh në gjithë botën dhe çdo ditë e më shumë po bëhet një problem shqetësues që po merr jetët e njerëzve. Të gjithë ne si shoqëri duhet të gjejmë mënyrën sesi ne të japim mesazhet tona të qarta, që nëse s'mundet të ndalojmë luftën të paktën ta parandalojmë atë dhe të mos bëjmë jetët e fëmijëve të zeza por të jenë si lulet e Majit, edhe jetët e prindëve të jenë në krah të fëmijëve të tyre, të shijojnë jetën, të japin dashuri dhe lumturi. Duke patur parasysh faktin që luftërat janë gangrena e jetës së përditshme në mbarë botën, mendova se një vepër e tillë i qëndronte kohës. Ne duhet të jemi autorët që duhet të shkruajmë e të përcjellim jetën e përditshme në dinamikën, në problemet e saj", u shpreh autori Plaku.
Regjisori Naser Shatrolli, vetë i prekur nga përvojat e luftës, ka zgjedhur të shmangë sentimentalizmin e drejtpërdrejtë për t’i dhënë veprës një dimension artistik e abstrakt.
"Unë e kam patur përjetim të drejtpërdrejtë, kam qenë në luftë, jo si luftëtar por i kam përjetuar të gjitha lëvizjet, ikjet, fjetjet nëpër male, me borë e shi, me familje e me fëmijë. Këto vuajtje i kam patur deri në ditën e hyrjes së ndërkombëtarëve. Vuajtja s'mund të kompesohet me asnjë gjë por në këtë rast artistik, unë kam dashur ta sfumoj pjesën sentimentale e ti jap më shumë dimension artistik, estetik e të futem në konturet e abstraksionit, absurdit, paradoksit", tha regjisori.
Monodrama "Engjëjt” është më shumë se një shfaqje teatrale, është një pasqyrë e dhimbjes që lë lufta pas, një homazh për nënat dhe një thirrje për ndërgjegjësim shoqëror.
Ajo u vlerësua me çmimet "Regjia më e mirë" dhe "Aktorja me e mirë" në festivalin e Monodramës që u mbajt 3 ditë më parë në kryeqytet, ndërsa shfaqja do ta vazhdojë udhëtimin në disa teatro të Shqipërisë dhe Kosovës./ CNA
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Vlora është bërë një destinacion tërheqës për ata që kërko...
Mes ajrit të freskët malor, pyjeve të dendura me pishë dhe...
Në qytetin e Korçës, një vit pas ndarjes nga jeta të poeti...
Në fshatin piktoresk të Kolanecit në Bashkinë e Maliqit, ë...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, duke...
Sezoni turistik në Pustec ka nisur zyrtarisht, për të dyti...
Qyteti i Pogradecit ka çelur zyrtarisht ditën e sotme sezo...
Pothuajse gjysma e të rinjve në shkollat e mesme në Shkodë...
Mbrëmjen e së premtes nisi edicioni i 63-të i Festivalit M...
Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë është hapur ekspoz...
Në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Shkodër po zhvillohet n...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...